Gazeta Shqiptare

Zbardhen datat e provimit për mësuesit që kërkojnë punë në arsimin parauniver­sitar

Njoftimi i QSHA: Kujdes, duhet të paraqisni dokumentac­ionin e plotë, ose nuk kualifikoh­eni Kalendari i testimeve sipas profileve përkatëse për korrik- gusht

-

Prej datës 11 korrik të këtij viti do të fillojë testimi për mësuesit kandidatë, që dëshirojnë të fillojnë punë në një nga institucio­net e arsimit parauniver­sitar në vend. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar në faqen e saj zyrtare kalendarin "Mësues për Shqipërinë" korrik- gusht 2019, në të cilin janë shpallur të gjitha datat e oraret e provimeve sipas profileve përkatëse. "Gazeta Shqiptare" publikon sot datat e testimit për profilet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Arsim Fillor, Arsim Parashkoll­or, Arsim Special, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, Gjuhë Frënge si dhe Edukim Fizik. "Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 12, datë 27.02.2018 ' Për organizimi­n e testimit të informatiz­uar të kandidatëv­e për t'u punësuar në institucio­net arsimore publike, të arsimit parauniver­sitar' i ndryshuar, ju bëjmë me dije se gjatë muajve korrik- gusht 2019, pranë QSHA do të zhvillohet testimi i informatiz­uar për punësimin e mësuesve. Në vijim do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse për zhvillimin e testimit të informatiz­uar. Testimi i informatiz­uar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ( më poshtë QSHA) me adresë: bulevardi ' Zhan D'Ark', nr. 23, Tiranë ( ishATSH)", - bën me dije QSHA.

DOKUMENTAC­IONI

Qendra e Shërbimeve Arsimore shton se në ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoft­im ( kartë ID ose pasaportë), kopje të kartës ID ose pasaportë, si dhe duhet të ketë formularin e pranimit nga ana e DAR/ ZA për fazën e dytë të konkurrimi­t. Të gjithë ata kandidatë, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatiz­uar. "Për paraqitjen në qendrat e testimit, aplikanti duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: 1. Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimi­t gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtim­i. 2. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit. 3. Ndalohet komu

1.

2. 3. Rregullat: 1.

2.

3.

DOKUMENTAC­IONI

Letërnjoft­im ( kartë ID ose pasaportë, dokumenti origjinal).

Kopje të kartës ID ose pasaportës.

Formularin e pjesëmarrj­es në testimin e informatiz­uar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP.

* Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatiz­uar.

Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimi­t gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtim­i.

Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit.

Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit. nikimi gjatë zhvillimit të testimit", - nënvizohet në njoftim. Ministria e Arsimit u bën thirrje të gjithë kandidatëv­e që të bëjnë verifikimi­n e emrit, mbiemrit, profilit si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www. akp. gov. al.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania