Gazeta Shqiptare

“MISS SHQIPËRIA 2019” Bursa studimi dhe oferta për në ekran

-

Edhe pse finalja e “Miss Shqipëria” 2019 do edhe disa ditë, për bukuroshet e këtij viti të garës së bukurisë ka pasur plot surpriza. Dhe nuk e kemi fjalën vetëm për turin – traditë për çdo edicion – që ka nisur nga Tirana për të shkuar në Ulqin e më pas deri në Sarandë, por edhe për sihariqe të tjera që e kapërcejnë një garë të zakonshme bukurie.

Kështu këtë vit, njëra prej 28 konkurrent­eve do të ketë të sigurtë ekranin. Finalja e këtij viti, e cila mbahet në Kalanë e Libohovës mbrëmjen e 6 korrikut, do të transmetoh­et në ‘ Klan Plus’. Si e tillë, emisioni investigat­iv ‘ Fiks Fare’ ka vendosur që njërën prej velinave ta përzgjedhë pikërisht nga “Miss Shqipëria”. Aktualisht ata janë në fazën e përzgjedhj­es dhe mbrëmjen e 6 korrikut do të mësojmë se cila do të jetë velina e re e ‘ Fiks Fare’.

Përveç kësaj një

tjetër fatlume do të shpallet në natën finale: sipas marrëveshj­es që Deliart ka nënshkruar tashmë, fituesja e këtij viti do të përfitojë një bursë të plotë studimi, me vlerë 30 mijë dollarë në një nga degët e Final Internatio­nal University në Qipro. Studimet janë të vlefshme për Bachelor ose Master. Gjithashtu, nga ky universite­t vlen oferta e bursës së studimit 80 % ( në vlerë 24 mijë dollar), për të gjitha vajzat që këtë vit fitojnë tituj të tjerë në finalen e madhe të 6 korrikut. Një traditë kjo që vazhdon prej vitesh në ‘ Miss Shqipëria’. Këtë vit është shtuar Final Internatio­nal University në Qipro, por bashkëpuni­mi me universite­t shqiptare është i njohur prej vitesh tashmë dhe bursa studimi janë dhënë çdo vit.

Ndërkohë përgatitje­t janë drejt fundit. Direkt nga Kalaja e Libohovës surpriza të bukura priten të ndodhin me 6 korrik!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania