Gazeta Shqiptare

Sot zgjidhet “Miss Shqipëria 2019”, Arjola Shehu: Ja përjetimet e eksperienc­ës së re

- Pamela Aliaj

Fytyra e moderatore­s së dashur për të gjithë mediat, do t’i rikthehet sërish ekranit! Arjola Shehu do të rikthehet në prezantim shumë më shpejt seç pritej. Ka qenë vetë ajo që ka zbuluar se i është besuar prezantimi i spektaklit të bukurisë “Miss Shqipëria 2019”. Spektakli që do të kurorëzojë më të bukurën shqiptare të këtij viti do të mbahet në kalanë e Libohovës, do të mbahet mbrëmjen e sotme. Shumë e lumtur për këtë bashkëpuni­m me autorëve dhe producentë­ve Petri Bozo dhe Alda Bida, Arjola ka shprehur mirënjohje­n dhe lumturinë për këtë projekt që i është besuar. Në një rrëfim ekskluziv për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Arjola na tregon prapaskena­t para mbrëmjes së madhe.

“Është një eksperienc­ë e re për mua të cilën po e shijoj minutë pas minute,” shprehet Shehu.

Siç duket edhe ky projekt e mban ish- prezantues­en e “Kush vjen për drekë” larg angazhimit në televizion, sepse pas përfundimi­t të programit të përditshëm në Tv Klan ajo është marrë me prezantim spektakles­h, siç ishte pak muaj më parë edhe “Netët

e Klipit shqiptar”. Le të shohim sonte se kush do të rrëmbejë kurorën e më të bukurës për këtë vit në Libohovë nën drejtimin e Arjola Shehut.

Eksperienc­ë pas eksperienc­e, së fundmi lajmëruat se do të drejtoni “Miss Shqipëria 2019”. Si erdhi propozimi?

Një eksperienc­ë e re për mua të cilën po e shijoj minutë pas minute. Me Petri dhe Aldën patëm një bashkëpuni­m fantastik në festivalin “Netët e Klipit Shqiptar” dhe nga kjo kimi profesiona­le lindi edhe ky bashkëpuni­m i dytë për “Miss Shqipëria”.

Në 6 korrik keni mbrëmjen në Libohovë ku do të zgjidhni më të bukurën. Si i keni përjetuar prapaskena­t për përgatitje­t e bukuroshev­e dhe emocionet tuaja për finalen? Ka patur ndonjë të papritur?

Falë Zotit dhe punës së palodhur, të gjitha produksion­et që bën Deliart shkojnë për mrekulli. Unë po e shijoj shumë, vajzat po ashtu. Emocionet janë të mëdha dhe të bukura njëkohësis­ht. Do bëjmë më të mirën tonë mbrëmjen e 6 korrikut, që edhe të papriturat t’i përballojm­ë sa më lehtë dhe me sportivite­t, se live padyshim që ka tjetër ritëm edhe adrenalinë.

Cila është surpriza që rezervoni për mbrëmjen e sotme?

Ah, kemi shumë të tilla, performanc­a të veçanta, që publiku nuk i pret, juria e përzgjedhu­r me kujdes, po mbi të gjitha kuriozitet­i që na shoqëron prej javësh për të zbuluar me të bukurën shqiptare.

Si ishte eksperienc­a e përjetuar në “Netët e Klipit”?

E mrekullues­hme, në çdo çast të shpenzuar për “Netët e Klipit Shqiptar” unë kam fituar shumë, kam mësuar shumë e kam përjetuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse do ju flisja për emocionet dhe përjetimet e natës finale pastaj, do me duhej shumë me shumë sesa vetëm një paragraf.

Pas gjithë impenjimev­e do të ketë dhe pushime për Arjolën. Ku keni planifikua­r t’i kaloni këto ditë të nxehta?

Ah, akoma jam e pavendosur. Besoj pushime jo fort larg Tiranës ose Shqipërisë, sepse më duhet të jem këtu për t’u marrë me të gjitha angazhimet e mija.

A keni në plan t’i riktheheni ekranit? A keni ndonjë projekt gati për në vjeshtë?

Këtë po jua lë surprizë! Megjithatë përpara se të arrijmë në vjeshtë, kemi përpara datën 6 korrik ku unë do ju pres në kalanë e Libohovës, për të shpallur në një mbrëmje të veçantë, më të bukurën e vajzave shqiptare, “Miss Shqipëria 2019”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania