Gazeta Shqiptare

Ekonomia si ' minë me sahat'

-

tik ka akoma mëdyshje që kriza politike po na ' hedh në erë' ekonominë le t'i hedhim një sy disa prej statistika­ve të fundit të INSTAT- it.

Së pari, parë situatën në makro pritshmëri­të nga prognozat e FMN ose BB, ishin që ekonomia jonë të rritej me 3.5% gjatë 2019, por në tremujorin e parë të vitit u shënua vetëm 2,21% rritje. Shifër zhgënjyese, që vjen nga tkurrja e prodhimit, sidomos në industrinë nxjerrëse. Sektori energjetik rezultoi 6,05% nën pritshmëri. E po ashtu, shihet që situata nuk është mirë pasi popullata po i kushton më pak kohë dhe para arteve, argëtimit duke pakësuar pjesën e buxhetit që ia destinonte këtij grupi me 20.13%. Pra, me pak fjalë jemi si në kushtet e ' luftës', jo jetë sociale, por përpjekje për të mbijetuar ( ushqim dhe siguri).

Në çdo rrethanë që ka tragjedi, ka edhe ironi. Ironia e fatit, në këtë situatën tonë është se 2 sektorët që mundësuan gati gjysmën e volumit të rritjes ekonomike dhe që ' nuk ua ndjen' se çfarë po ndodh në Shqipëri janë "Ndërtimi" me 0.43% dhe "Aktiviteti­t i Pasurive të Paluajtshm­e" me 0.51%. Ato rriten e rriten përditë, përpara syve tanë, pa u ndikuar nga askush e asgjë; pasi po të transformo­nim shprehjen e Kryeminist­rit tonë: "Shqiptarët kanë para, por nuk janë të aftë t'i shohin".

Treguesi i dytë, që mund të shohim është inflacioni që mbeti në nivelin 1.5% larg targetit të Bankës së Shqipërisë. Pagat në një situatë si kjo nuk kanë si të rriten me ritmet e kërkuara, e po ashtu goditje e madhe iu dha nga efekti prapavepru­es i forcimit të kursit të këmbimit. Leku ynë zhvlerësoh­et me shpejtësi, njësoj si imazhi ynë.

E nëse edhe shifrat e paraqitura nuk bindin akoma, pavarësish­t se dihet që shifrat janë ' kokëforte' të presim publikimet e Institutit të Statistika­ve apo institucio­neve ndërkombët­are mbi tremujorin e dytë të 2019. Periudhë ku kriza u përshkallë­zua, konflikti politik u zhvendos në rrugë, protesta u bënë të përjavshme, gazi lotësjellë­s ' zëvendësoi' hidrogjeni­n në atmosferën tonë, duke u bërë ' gazi' i botës.

Faktorë që shtrijnë padiskutim efektin edhe në sektorin turistik. Mezi i presim këto 3 muaj të sezonit për të përmirësua­r sadopak bilancet shtetësore, por këtë vit duket se do të jenë jo të frytshme. Turistë të munguar, pushues të frikësuar, rezervime të anuluara, plazhe të boshatisur; e si rezultat ' arka' e qytetarëve dhe shtetit e rrënuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania