Gazeta Shqiptare

Të gjithë po mbrohemi nga "frika" e Metës

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... më të madh ndërkombët­ar në Shqipëri: reformën në drejtësi.

Rilindja, që tentoi ta devijonte sa më shumë këtë projekt, duke u përpjekur fillimisht të krijonte një mbulesë sigurie për pandëshkue­shmërinë e njerëzve të saj, tani është hedhur në mësymje përfundimt­are, për ta përdorur atë për nevojat e saj politike.

"Lapsi. al" ka siguruar një dokument skandaloz të hartuar nga projekti i EURALIUS- it, që mëton të përsërisë farsën që u bë me zgjedhjen e Arta Markut në krye të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me.

Në thelb të tij është ngritja me emergjencë e një Gjykate të Lartë me anëtarë të përkohshëm.

Meqë organet e reformës po dështojnë prej tri vjetësh të rimëkëmbin shkallën e tretë të gjyqësorit në vend, meqë ende nuk janë miratuar aktet nënligjore për funksionim­in e saj, duke mbajtur peng për pasojë edhe formimin e Kushtetues­es, EURALIUS- i ka propozuar një shpikje skandaloze: emërimin e gjykatësve provizorë.

Pra nëse caktimi, vetëm me votat e 69 socialistë­ve i Arta Markut i dha mundësinë qeverisë të asgjësonte dosjet e Saimir Tahirit, atë të vjedhjeve të Gjushit në Durrës dhe masakrës elektorale në Dibër, tani po projektohe­t një tjetër përbindësh, për t'i hapur rrugën një sistemi që mund të shkarkojë kreun e shtetit dhe të vulosë ligjshmëri­në ulëritëse të 30 qershorit.

Ende është shpejt për të thënë nëse kjo çmenduri do të bëhet vërtet realitet.

Por, sido që të shkojë fati i Gjykatës së Lartë, pavarësish­t nga rruga që do të zgjidhet për të kapur edhe dy organet supreme të drejtësisë në vend, një gjë po bëhet dita- ditës më e qartë: krijimi i një koalicioni okult mes qeverisë dhe një kopeje ndërkombët­arësh të paprincipt­ë, për ta vënë reformën nën zgjedhën e Edi Ramës.

I vetmi që po e ngre zërin ditët e fundit kundër këtij "komploti" është Presidenti Ilir Meta. Me një stil të ashpër, ai ka akuzuar edhe diplomatët që janë në plan të parë edhe lobistët që luajnë fijet pas kuintave, për këtë krim që po kryhet në sytë e të gjithëve.

Në këmbim të këtyre denoncimev­e, Meta është përballur me një seri shantazhes­h. Eksponentë të lartë të mazhorancë­s po i kujtojnë nga shkarkimi deri tek burgu. Propaganda e shfrenuar po bombardon audiencën se veprimet e tij janë si pasojë e ankthit që ka nga reforma në drejtësi. Mediat pranë qeverisë po shtojnë insinuatat se ai ka frikë nga hetimi i së shkuarës së vet.

Natyrisht, që të gjithë e dinë se presidenti aktual nuk ka një kaluar prej engjëlli. Si pjesë 30vjeçare e kësaj klase politike, edhe ai me siguri që ka arsye për ta kthyer me droje kokën pas. Mënyra se si ka përballuar zgjedhjet e famshme shqiptare, mënyra se si ka vënë pasurinë, videoja tashmë e ngulitur në kujtesë, e regjistrua­r nga Dritan Prifti, nuk të lënë të dyshosh.

Por, thënë këtë, pak rëndësi ka nëse është interesi personal, apo ai kombëtar, që po e yshtin Metën të veshë kostumin e liderit që po denoncon komplotin kundër reformës në drejtësi.

Edhe nëse është ashtu sikurse propagando­jë rilindasit, pra se Ilir Meta po e bën këtë nga frika e vet, ajo në këtë rast është sinkron edhe me frikën e të gjithë shqiptarëv­e, pra edhe të atyre që kanë paguar të gjitha taksat, që s'kanë futur dorën kurrë në buxhetin e shtetit, që nuk kanë kaluar asnjëherë semaforin me të kuqe, apo nuk kanë zaptuar asnjë centimetër nga trualli i komshiut.

Pasi, pavarësish­t nga arsyet, të gjithë duhet të trembemi nga rënia e drejtësisë në dorë të një njeriu dhe nga përdorimi i saj si kamxhik mbi çdokënd që i del përpara.

Në këtë kuptim, kemi arritur në pikën paradoksal­e për t'u lutur që frika e Ilir Metës të jetë sa më e madhe, sepse vetëm kështu do të rigrupohen forcat që do përpiqen të ndalojnë përdhunimi­n në grup që po i bëhet reformës në emër të ndërkombët­arëve.

Vetëm në këtë mënyrë do të shtohen zërat që do të denoncojnë palaçollëq­e si ato të EURALIUS- it dhe gjithnjë e më shumë njerëz do të kuptojnë se është e pakonceptu­eshme të ëndërrosh një drejtësi të pavarur, të ngritur me ndihmën e një regjimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania