Gazeta Shqiptare

Kryemadhi zbardh mesazhet e Ramës: Sallat e LSI- së do të zbrazen

"Qëndresë ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë"

- Valentina Madani

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi beson se duke filluar nga protesta e 8 korrikut, është momenti për t'i dhënë Shqipërisë një shtet me institucio­ne të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin, por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. "Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t'i dhënë fund kalvarit 30- vjeçar të tranzicion­it. Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrim­in e institucio­neve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor shqiptarët refuzuan autokracin­ë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëv­e dhe votimet false të partisë- shtet. Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjës­i para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbe­t. Ky është momenti për t'i dhënë Shqipërisë një shtet me institucio­ne të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin, por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. Më 8 korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri europiane. Asnjë hap pas!", shprehet zj. Kryemadhi. Në një tjetër status Kryemadhi, njoftoi se për një pjesëmarrj­e sa më lartë në protestën e 8- të korrikut, po komunikon me të gjitha strukturat e LSI- së, në të gjithë Shqipërinë. Sipas saj më datë 8 korrik është një protestë e madhe në mbrojtje të vlerave dhe demokracis­ë, për të rrënuar sistemin e kalbur politik. "Të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI- së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzako­nshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë

së krimit të organizuar dhe korrupsion­it. ",- shprehet kryetarja e LSI- së.

MESAZHET

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar dje në emisionin "Kjo javë" në "News 24" zbardhi publikisht mesazhet që i ka dërguar Kryeminist­ri Edi Rama ku i thoshte se: ' Sallat e LSI- së do të zbrazen'. Përveç mesazhit dërguar Pres

identit Ilir Meta, Kryemadhi theksoi se Rama i ka dërguar mesazh edhe asaj duke e kërcënuar me shkrirjen e LSIsë. Ajo akuzoi Ramën se punon vetëm për pushtet, kurse tha se LSI është një strukturë morale dhe shpirtëror­e shumë e fortë dhe jo strukturë që mendon veç për pushtet. "Tani e pashë. Meta nuk ma tha. Paska bërë shumë mirë që s'ma ka

SHANTAZHI

"Më çonte mesazhe me njerëzit e vet dhe thoshte s'do mbushësh sallat më. Bleu drejtorët e LSI dhe i mbajti ca zëdhënës, i mori këta dhe kujtoi se LSI ishin këta. LSI është strukturë solide shpirtëror­e dhe jo pushteti. Për LSI janë harxhuar para pa fund, sepse LSI palcën e vet e ka bazuar te sistemi dhe jo te pushteti dhe as te punësimi",- tha Kryemadhi.

thënë. Për mua dhe LSI ka shumë vlerë ai mesazh. Tregon planin e Ramës më 2017 për të shkarkuar Bashën dhe për të emëruar kryetar tjetër. Domethënë s'paska pasur marrëveshj­e, por Rama paska pasur plane. Makthi i Ramës qenka LSI. Më çonte mesazhe me njerëzit e vet dhe thoshte s'do mbushësh sallat më. Bleu drejtorët e LSI dhe i mbajti ca

zëdhënës, i mori këta dhe kujtoi se LSI ishin këta. LSI është strukturë solide shpirtëror­e dhe jo pushteti. Për LSI janë harxhuar para pa fund, sepse LSI palcën e vet e ka bazuar te

sistemi dhe jo te pushteti dhe as te punësimi. Pas LSI nuk lidhen njerëzit për para, sepse i blinte Rama. LSI është parti solide me moral.", tha Kryemadhi.

 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania