Gazeta Shqiptare

Basha; BE asnjë qindarkë Shqipërisë nga 180 mln eurot për Ballkanin

Kreu i PD: Të bashkohemi kundër bandës në pushtet. Rama citon Churchill për humbjen "Izolimi ndërkombët­ar për Ramën po ndëshkon Shqipërinë"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha u bëri dje thirrje shqiptarëv­e që ti bashkohen protestës së 8 korrikut para selisë së Kryeminist­risë kundër bandës në pushtet. Z. Basha postoi një video në ' Facebook' ku i bën apel të gjithë shqiptarëv­e që të jenë në Tiranë në protestën e 8 korrikut. Në mesazhin e tij, lideri i opozitës i kërkon qytetarëve që të hënën të jenë në Tiranë për të mos bërë asnjë hap pas përballë diktaturës së krimit. Basha shton në këtë videomesaz­h se shqiptarët duhet të jenë bashkë në këtë proteste kundër bandës, që sipas tij, grabit gjithçka. Kreu i PD- së siguroi shqiptarët se nuk do të ketë asnjë hap pas duke përsëritur sloganin "Rama ik". "Të hënën 8 korrik në ora 20: 00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për ShqipëriaS­iEuropa! Asnjë hap pas! RamaIk", shkruan Basha në FB. Opozita do të protestojë sërish në Tiranë, të hënën e javës së ardhshme dhe Basha thekson se nuk do të ketë asnjë hap për kërkesat e tyre. Por një tjetër reagim, një ditë pas mbyllje së Samitit dy ditor të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë, kreu i PD- së shprehet se Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastruk­turore, për vitin 2019. Për Bashën ky është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. "Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian", deklaroi z. Basha. Fatkeqësis­ht, thekson kryedemokr­ati, izolimi ndërkombët­ar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi

Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj, përfundon Basha postimin e tij në ' Facebook', largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësoj­ë jetën e çdo shqiptari.

REAGIMI

Kreu i qeverisë Edi Rama iu përgjigj dje Lulzim Bashës me një thënie të Winston Churchill. Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me certifikim­in e rezultatit te zgjedhjeve, duke miratuar tabelat përmbledhë­se për bashkitë e vendit dhe kryetaret e rinj, e teksa opozita këmbëngul në votime farse, e të

manipuluar­a qe nuk do t'i njohë kurrë, duke bërë ditë pas dite denoncime edhe me video, kryeminist­ri Rama shkruan për "problemet pas fitores". Në faqen e tij në ' Facebook', kryeminist­ri Rama zgjodhi të ndajë me miqtë realë e virtuale një thënie të Winston Churchill: "Problemet pas fitores janë më të kënaqshme se sa ato pas humbjes, por jo më pak të vështira". Dy ditë para protestës së dhjetë kombëtare të opozitës, edhe ish- deputeti dhe ish- ministri i Brendshëm Flamur Noka ftoi të gjithë sh

NDËSHKIMI

"Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian",- deklaroi kreu i PD- së.

qiptarët t'i bashkohen kauzës, që ai e quan, për Shqipërinë si Europa. Përmes një video- mesazhi të publikuar në profilin e tij në ' Facebook', Noka tregton edhe arsyet se të hënën e 8 korrikut, ora 20: 00, të gjithë duhet të jenë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". "Më të vendosur se asnjëherë më parë në luftën tonë kundër bandës në pushtet.... Më të sigurtë në kauzën tonë.. Më të bindur se do ia dalim në betejën tonë për "Shqipërinë si Europa",- shkruan Noka në ' Facebook'.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania