Gazeta Shqiptare

Ç'po ndodh me votimet e 30 qershorit? ISP nxjerr tabelën me skandalin e radhës

-

Instituti

i Stu dimeve Politike publikoi dje një tjetër skandal që sipas saj provon manipulimi­n e numrit të pjesëmarrë­sve në votimet e 30 qershorit. Sipas publikimit në fjalë,

ISP konstaton se në një tjetër rast, në Elbasan, në kuti janë më shumë vota se votues.

Vetëm pas pak dokumenti u ' zhduk' nga KQZ.

"Çfarë po ndodh me votimet e 30 qershorit? Pas kontestime­ve të shumta për shkak të shifrave të ndryshme të pjesëmarrj­es ofruar nga KZZ dhe KQZ, gjë që çoi pjesëmarrj­en nga 18% në 20% dhe më pas në 22%, edhe në vendimet e fundit zyrtare të KQZ gjenden të dhëna paradoksal­e. Ja p. sh, KQZ ka vendosur shpalljen e rezultatev­e finale për kryetarin dhe këshillin bashkiak Elbasan. Siç shihet nga tabela, në vendimin e KQZ thuhet se në kutinë e votimit u gjenden 35,618 vota, nga të cilat 2,089 dolën të pavlefshme dhe 44 fletë të hedhura gabim, ndërkohë që fletë të vlefshme KQZ shpall 38,479 ose 2,861 vota më shumë sesa fletët e votimit të gjetura në kuti. Nga votat e gjetura kandidati i vetëm në zgjedhje ka fituar 100%, pra 38,479 vota nga 35,618 fletë- votimi të gjendura në kuti. Nga ana tjetër po KQZ ka deklaruar se në kutinë e votimit për këshillin bashkiak janë gjetur 40,601 fletë votimi, ose rreth 4,983 vota më shumë sesa tek kutia e votimit për kryetar..!?? Zyrtarisht, përderisa tabela gjendet në faqen e KQZ http:// cec. org. al/ ëp- conte…/ uploads/…/ 07/ KRYETARELB­ASAN. pdf) ajo është dokument zyrtar dhe si i tillë merr vlerë referimi për sot e mot",- thuhet në studimin e ISP.

PUBLIKIMI

ISP konstaton se në një tjetër rast, në Elbasan, në kuti janë më shumë vota se votues. Vetëm pas pak dokumenti u ' zhduk' nga KQZ.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania