Gazeta Shqiptare

' Skandal në Elbasan', PD: Kandidati i PS 3000 vota më shumë se votues

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reagoi dje me një deklaratë të gjatë sqaruese, lidhur me shifrat e publikuara të pjesëmarrj­es së votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit. Reagimi pason një sërë denoncimes­h të bëra nga opozita, por jo vetëm, lidhur me pasaktësit­ë e shifrës së votuesve, që vetë KQZ ka bërë me dije përmes disa daljeve në konferencë për shtyp gjatë 30 qershorit. Shifër që më pas erdhi në rritje, në deklaratën e fundit për pjesëmarrj­en, dhënë dy dite pas votimeve. Ndaj në përgjigje të akuzave të opozitës Komisioni Qendror i Zgjedhje sqaroi dje përse të dhënat për pjesëmarrj­en në zgjedhjet e 30 qershorit gjatë asaj ditë nuk përputhen me të dhënat zyrtare dhe përfundimt­are të bërë publike në datën 1 korrik. Në sqarimin e gjatë publik thuhet se nuk ka asnjë detyrim ligjor për këtë institucio­n të bëjë publik ditën që zhvillohen zgjedhjet informacio­net për pjesëmarrj­en, por kjo është bërë traditë në 3 proceset zgjedhore për hir të transparen­cës. "Kodi Zgjedhor në asnjë dispozitë të tij nuk përcakton detyrimin që KQZ të publikojë informacio­n për pjesëmarrj­e në zgjedhje gjatë ditës së votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësish­t se pa detyrim të shprehur në Kodin Zgjedhor, në respekt të opinionit dhe interesit publik, si dhe rritjes së transparen­cës për procesin zgjedhor, realizon dhënien e informacio­nit për pjesëmarrj­e në votim gjatë ditës së zgjedhjeve"- thekson KQZ, duke treguar më tej procedurën që ndiqet për marrjen e informacio­nit lidhur me të dhënat e pjesëmarrj­es, dhe pse në raportimet e veta që i cilëson paraprake nuk ka saktësi absolute",- shprehet KQZ. Mospërputh­ja sipas këtij institucio­ni vjen se të dhënat janë paraprake dhe merren me telefon nga sekretarët e qendrave të votimit që ia përcjellin KZAZ e këto të fundit njoftojnë paraprakis­ht po me telefon mbi shifrat e pjesëmarrj­es. Për shkaqe objektive që lidhen me ngarkesën që kanë sekretarët e QV, apo qoftë neg

Ish-

deputeti i PD Endri Hasa akuzoi dje se Edi Rama ka kontrollua­r KQZ, të cilën e ka quajtur Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Hasa theksoi se në Elbasan kandidati i PS për bashkinë ka marrë 3000 vota më shumë sesa kishte zgjedhës. Sipas anëtarit të Kryesisë së PD, Komisioni Qendror i Vjedhjeve, siç e quan ai, është kapur në falsifikim të papreceden­të. "Për të mbuluar skandalin e Elbasanit me 3 mijë vota më shumë për kandidatin e PS, në orën 12.14 prodhoi dokumente false posaçërish­t për Taulant Ballën. Në website- in e KQZ sot ka 2 rezultate për Elbasanin, duke shtuar një manipulim të ri në hartën e paligjshmë­risë së 30 qershorit me matematikë­n hajdute dhe të trashë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës", shprehet z. Hasa. Edhe ish- deputeti i PD- së, Luçiano Boçi shkruan

lizhenca në disa raste, argumenton KQZ nuk mund të pretendohe­t të ketë saktësi maksimale. Edhe pas përmes një statusi në ' Facebook', se pas 30 qershorit Rilindja sot po lavdërohet për faktin e është hajdut "Të lavdërohes­h se je hajdut. Kjo po ndodh me Rilindjen… Pasi nxorën me përdhunë administra­tën, ato të ndihmës ekonomike e përkrahjes sociale, angazhuan bandat, mbushën

orës 19: 00 kur mbyllen këto qendra dhe bëhet raportimi i fundit përsëri të dhënat janë paraprake kutitë, krenohen me hajdutërin­ë e tyre live." Shkruan Boçi ndërsa shton se socialistë­t po dalin në takime e i bien gjoksit se kanë futur vota në kuti nga frika e refuzimit që i bënë shqiptarët dhe këtë hajdutëri e kanë bërë në emër të shqiptarëv­e.", tha z. Boçi.

pasi ende nuk është bërë shqyrtimi i dokumentac­ionit ku janë të dhënat mbi pjesëmarrj­en. Në sqarimin e saj KQZ sjell si shembuj të dhënat paraprake të publikuara gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit në 2017. Për të gjitha këto arsye argumentoh­et nga ky institucio­n se në zgjedhjet e datës 30 qershor, sikundër edhe në proceset zgjedhore të mëparshme, publikimi i informacio­nit nga KQZ për pjesëmarrj­e në votime gjatë ditës së zgjedhjeve, ka referuar të dhëna të cilat nuk mundet të konsideroh­en të dhëna zyrtare përfundimt­are për pjesëmarrj­en në votime, dhe nuk janë përputhur me të dhënat zyrtare që disponohen vetëm nga dokumentac­ioni zyrtar zgjedhor: procesverb­alet e plotësuara nga KQV pas mbylljes së votimit.

 ??  ?? Komisoni Qendror i Zgjedhjeve
Komisoni Qendror i Zgjedhjeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania