Gazeta Shqiptare

Dhjetëra qytetarë kundër HEC- ve: Kjo është luftë për jetën e fëmijëve

Dhjetëra qytetarë, u bashkuan në një protestë para Kryeminist­risë, për të kërkuar ndalimin e projekteve Ironia e protestës: Të gjithë lumenjtë në Adriatik derdhen

-

Disa dhjetëra qyteta rë, kryesisht prej fs hatrave e zonave që preken nga ndërtimi i HEC- ve në vend u bashkuan të shtunën në një protestë para Kryeminist­risë. Me gjithë vapën të moshuar në prag të 80- ave dhe prindër me fëmijë qëndruan për mbi një orë në bulevard duke kërkuar ndalimin e ndërtimit të hidrocentr­aleve në lumenjtë e vendit.

Qazim Daci, 77 vjeç, protestues nga Dibra tha gjatë protestës se ishte gatit të protestoni­n për çdo lum që cenohej nga Vermoshi në Konispol. Duke nënkuptuar moshën e tij Daci tha se dilte në protestë për të mos lejuar të cenohej e ardhmja.

"Kjo është një luftë për jetën e fëmijëve tonë, unë për vete bashkë me shokët e mi kemi mbaruar, por ama ( nuk do të lejoj) të më vrasësh të ardhmen e fëmijëve të mi", tha Daci.

Protesta e organizuar në Tiranë i bashkëngji­tet protestave në të gjithë Ballkanin nën emrin "Action Weeks for Balkan Rivers". Një aksion i përbashkët i disa organizata­ve joqeverita­re mjedisore. Kryeqytete­t e Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Bosnjës dhe Greqisë do të organizojn­ë protesta, duke filluar nga e shtuna në Tiranë, Shqipëri, dhe duke u mbyllur më 16 korrik në Athinë, Greqi.

Olsi Nika nga organizata Eco Albania tha se kjo ishte protesta e parë me protestues nga i gjithë vendi dhe se kjo bënte të qartë se "sa i madh ishte konflikti social" i sjellë prej koncesione­ve. Ai tha se ndërsa ishte protestuar vazhdimish­t për lumenj të ndryshëm, këtë herë protestues­it përfaqëson­in çdo lum e zonë të prekur nga Kelmendi, në Dibër, Mirditë, Librazhd dhe zonën e Vjosës.

Nika tha se tani ishte e nevojshme që protestues­it të organizohe­shin kundër HEC në një nivel kombëtar, për të ndaluar atë që e cilësoi shkatërrim të natyrës prej babëzisë. "Qytetarët e kanë kuptuar se ata nuk përfitojnë asgjë nga ndërtimi i këtyre HEC", tha aktivisti Nika.

Duke filluar nga vitit 2002 në Shqipëri janë firmosur gati 190 kontrata koncesiona­re për ndërtimin e mbi 500 hidrocentr­aleve. Nga këto leje të dhëna rreth 200 kanë përfunduar së ndërtuari, 43

janë në proces ndërtimi dhe 364 nuk kanë filluar ende të ndërtohen. Ndërkohë megjithëse shpesh është premtuar pezullim punimesh e ndryshim kontratash, leje të reja kanë vijuar të jepen çdo vit.

Një pjesë e mirë e këtyre lejeve kanë sjellë përplasje me banorët lokale dhe në rastet e lumenjve Vjosë dhe Valbonë, edhe protesta ndërkombët­are. Lejet në mjaft raste, janë dhënë pranë ose brenda zonave të mbrojtura, duke cenuar monumente të natyrës dhe kulturës. Ndërkohë dëmet në mjedis prej futjes në tuba të qindra kilometrav­e përrenj e lumenj, janë ende të paqarta.

Edhe protestues­it, të cilët akuzuan institucio­net shtetërore dhe kompanitë për babëzi, hodhën akuza se dokumentet për HEC- et ishin bërë duke falsifikua­r firmat e banorëve, devijuar koordinata­t e në disa raste fshirë të vërtetën nga harta.

Dhimitër Koleci nga Zall Gjoçaj i Matit i tha BIRN se uji i lumit të zonës do merrej me tunel për në Mirditë dhe se në dokumentet e paraqitura prej

kompanisë ai trajtohej si përrua i thatë. "Me devijim koordinata­sh dhe në letra është përrua i thatë ky, s'ka ujë ky, humbet uji", tha Koleci pa e fshehur revoltën ndërsa tregonte një video të ujit që rridhte në lum.

"Pastaj thonë se do e kthejnë sërish në basenin e vet. Të gjithë lumenjtë në Adriatik derdhen", tha ai duke ironizuar projektin që sipas tij shkatërron­te një zonë shumë të bukur.

Ali Hoxha, 79 vjeç, tregoi se ndërtimi i HEC Seta 4 në Dibër ishte një rrezik jo vetëm për natyrën e zonës, por për trashëgimi­në kulturore të saj. Hoxha tha se lugina që rrezikonte të thahej nga futja e ujit në tuba, njihej si një prej zonave ku ishin strehuar banorët për shekuj me radhë në kohë luftërash. Ai tha se HEC cenonte po ashtu mbetjet arkoelogji­ke të një kalaje të Skënderbeu­t.

Protestues­it, që ironizuan qeverinë me parulla dhe pankarta thanë se ndërtimi i një sërë HEC- esh të vogla shkatërron­te faunën në mjaft prej këtyre zonave. Sipas tyre specie si trofta apo ariu ishin seriozisht të rrezikuara nga futja e ujit në tuba.

Nika tha se tani ishte e nevojshme që protestues­it të organizohe­shin kundër HEC në një nivel kombëtar, për të ndaluar atë që e cilësoi shkatërrim të natyrës prej

babëzisë. "Qytetarët e kanë kuptuar se ata nuk përfitojnë asgjë nga ndërtimi i këtyre HEC", tha

aktivisti Nika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania