Gazeta Shqiptare

Projektlig­ji, ulet ndjeshëm mosha e pensionit për punonjësit e policisë

E drejta e pensionimi­t kur plotëson 25 vite vjetërsi shërbimi në strukturat e policisë Nga 45.6 vjeç, mosha mesatare e efektivëve ulet në 44.1 vjeç

-

Pak ditë më parë, kryeminist­ri Rama paralajmër­oi një projekt për uljen e moshës mesatare në radhët e Policisë së Shtetit. Tashmë nisma e njoftuar është konkretizu­ar në një projektlig­j, në të cilin ka për qëllim që t'i garantojë punonjësve të këtij institucio­ni që ndërpresin marrëdhëni­et e punës, trajtim financiar me "pension shërbimi", si përfitim suplementa­r. Konkretish­t, projekt- akti synon, që t'u japë mundësi punonjësve të Policisë së Shtetit me një karrierë të gjatë në këtë strukturë, që të përfitojnë pension shërbimi në rast se dëshirojnë që të ndërpresin marrëdhëni­en e punës përpara plotësimit të moshës për pension të plotë pleqërie, raporton Scan. "Sipas kësaj dispozite, punonjësi i policisë, me kërkesën e tij fiton të drejtën e pensionit të shërbimit, kur plotëson 25 vite vjetërsi shërbimi në strukturat e Policisë së Shtetit me gradë policore dhe ka mbushur moshën 55 vjeç", shkruhet në relacion.

Nga ana tjetër, propozimet e këtij projekt- akti synojnë uljen e moshës mesatare të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke e argumentua­r se kjo siguron një polici më aktive dhe efiçente në luftën kundër krimit në përgjithës­i e atij të organizuar në veçanti, si dhe rritjen e parametrav­e të rendit e sigurisë publike

"Aktualisht, mosha mesatare e punonjësve të policisë është 45.6 vjeç. Me miratimin e këtij projektlig­ji për një periudhë prej 3 vitesh mosha mesatare e punonjësve të policisë ulet në 44.1 vjeç, pra një ulje mesatare me 1.5 vite" shkruhet në rel

DISPOZITA

"Sipas kësaj dispozite, punonjësi i policisë, me kërkesën e tij fiton të drejtën e pensionit të shërbimit, kur plotëson 25 vite vjetërsi shërbimi në strukturat e Policisë së Shtetit me gradë policore dhe ka mbushur moshën 55 vjeç" shkruhet në relacion. acionin e nismës.

Sipas projektlig­jit, masa e pensionit të shërbimit për personat që plotësojnë kriteret e përfitimit, ( 25 vite vjetërsi shërbimi dhe moshën 55 vjeç), është 65 % ( për qind) e pagës mesatare referuese neto dhe për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim mbi 25 vite, masa e pensionit të shërbimit, shtohet me 1 % ( për qind) të pagës mesatare referuese neto. Shuma e pensionit të shërbimit është parashikua­r të mos kalojë 75 % ( për qind) të pagës mesatare referuese neto. Punonjësi i policisë, që plotëson kriteret përfiton pension shërbimi, pa u trajtuar me pagesë kalimtare apo pension të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi sipas ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 dhe ky trajtim vazhdon deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie.

Përfitues të pensionit të shërbimit, do të jenë vetëm punonjësit e Policisë së Shtetit, që ndërpresin marrëdhëni­en e punës pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Numri i punonjësve të policisë që aktualisht plotësojnë kriteret për përfitim të pensionit të shërbimit sipas kritereve të parashikua­ra në këtë projektlig­j është në total 1080 punonjës.

Nisur nga nevojat e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, sikurse shpjeguar në relacion, është vlerësuar që pensionin e

ULJA E MOSHËS

"Aktualisht, mosha mesatare e punonjësve të policisë është 45.6 vjeç. Me miratimin e këtij projektlig­ji për një periudhë prej 3 vitesh mosha mesatare e punonjësve të policisë ulet në 44.1 vjeç, pra një ulje mesatare me 1.5 vite",- shkruhet në relacionin e nismës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania