Gazeta Shqiptare

Shqiptarët, të refuzuarit e mëdhenj të Europës. Po ikin masivisht të rinjtë

96 mijë shqiptarëv­e iu refuzua azili në BE gjatë 5 viteve të fundit

- Nga Ledina Loga

Emigracion­i është një dramë për këdo që e përjeton, pavarësish­t formës. Por nuk janë të pakta as pasojat në ekonominë e vendit, në rënien e produktivi­tetit dhe në plakjen e popullsisë. Fotoja e babait të mbytur së bashku me fëmijën dy vjeç buzë lumit Rio Grande, në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara tronditi botën, duke risjellë në vëmendje krizën e ashtuquajt­ur humanitare që po përjetojnë vendet e zhvilluara.

Prej vitesh, Bashkimi Europian po përballet me emigrantët nga vendet e Lindjes që po arratisen nga konfliktet civile, por në mesin e tyre ( 10 vendeve kryesore të origjinës) është edhe Shqipëria, që tani për tani, nuk është e përfshirë nga asnjë konflikt civil dhe është kandidate për t'u anëtarësua­r në Bashkimin Europian.

Tremujori i parë i 2019- s, për fat të keq, shënoi sërish rritje të numrit të aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët, pas një periudhe të gjatë në rënie. Në muajt e parë, numri i aplikimeve për azil ishte 1645 nga 1310 një vit më parë, me një rritje dyshifrore prej 26%. Pjesa më e madhe e aplikimeve të reja janë regjistrua­r në Francë, rreth 43% e totalit. Duke qenë se shteti francez ndjek politika më pak shtrëngues­e në lidhje me azilantët, prej kohësh Franca është bërë vendi kryesor i shqiptarëv­e që kërkojnë azil. Vetëm gjatë 2018- s, numri i azilkërkue­sve në Francë ishte 8,280, nga mbi 19 mijë aplikime që u bënë në të gjithë Bashkimin Europian për atë vit, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat. Raporti i fundit i EASO ( European Asylum Support Office), tregon se rreth 42% e aplikimeve të shqiptarëv­e në vitin 2018 janë bërë në

Francë.

Prej 2014- s kanë aplikuar për azil 155,803 shqiptarë. Piku i aplikimeve u shënua në vitin 2015, me 67 mijë e 100 aplikime. Prej atëherë, numri i aplikimeve të reja ka rënë vazhdimish­t. Në 2018- n, numri i aplikimeve për azil në raport me një vit më parë u ul me 14%. Por, shqiptarët rezultojnë që janë të refuzuarit më të mëdhenj të Europës. Nga periudha 2014- 2018 janë refuzuar gjithsej 96.4 mijë kërkesa nga shqiptarët, që në vlerë absolute është më e larta nga të gjitha vendet e tjera të botës dhe përbën 11% të totalit të refuzimeve nga e gjithë bota. Pas Shqipërisë renditet Kosova me 7% të refuzimeve totale, e ndjekur nga Afganistan­i dhe Pakistani( 6%), Nigeria, Iraku, Rusia ( 4%).

Mesatarish­t, 80% e aplikuesve për herë të parë për azil ishin më të rinj se 34 vjeç. Në 2018- n, sipas Eurostat, 79.3% e azilkërkue­sve shqiptarë i përkisnin kësaj grupmoshe, 29% e tyre ishin më të vegjël se 18 vjeç, ndërsa 50% e aplikuesev­e i përkisnin grupmoshës 18- 34 vjeç. Aplikantët për azil, për herë të parë nën 34 vjeç, përbënin 1% të popullsisë së asaj grupmoshe. Numri total i aplikimeve për herë të parë i të rinjve, sipas publikimit të Eurostat është 140,390 nga viti 2009. Sigurisht, që edhe për këtë grupmoshë, rekordi i aplikimeve u shënua në vitin 2015, me një numër prej 53,175 aplikimesh. Në tre vitet në vijim, numri i aplikimeve të reja ka rënë.

TË REFUZUARIT E MËDHENJ

Një ndër shkaqet kryesore pse po ulet numri i aplikimeve të reja është shkalla e lartë e refuzimit nga vendet e BE- së. Për të njëjtën periudhë ( 2014- 2018) refuzimet e aplikimeve nga shqiptarët në instancat më të larta përllogari­ten të jenë sa 62% e totalit të aplikimeve për herë të parë. Në total, numri i refuzimeve në instancat më të larta ishte 96.4 mijë refuzime. Në 2018n, numri i refuzimeve ishte mbi 10 mijë dhe thuajse gjysma e tyre shënohen në Francë.

Për sa u përket refuzimeve të aplikimit, ndër vendet raportuese, numrin më të lartë e kanë Gjermania dhe Franca, ku në këtë të fundit refuzimet ishin 37,700, ndërsa 14% e tyre ishin për aplikuesit nga Shqipëria. Në rregullore­n e Komisionit Europian mbi emigrimin dhe mbrojtjen ndërkombët­are, një aplikues mund të përfitojë:

1) Garantim të statusit të refugjatit

2) Garantim të statusit të mbrojtjes

3) Garantim të autorizimi­t për të qëndruar për arsye humanitare ( mbrojtje humanitare)

4) Status të përkohshëm të mbrojtjes

5) Refuzim të aplikimit Për vitin 2018, sipas EASO janë marrë 18,415 vendime në Shkallën e Parë për aplikimet. Në më shumë se 90% të rasteve, autoritete­t e emigracion­it të shteteve përkatëse të Bashkimit Europian kanë marrë vendimin për të refuzuar kërkesën. Vetëm 1% e rasteve kanë marrë statusin e refugjatit dhe po aq iu është garantuar një autorizim për të qëndruar për arsye humanitare, ndërsa 5% kanë marrë statusin e mbrojtjes. Shqipëria renditet e teta për numrin e dhënies së një vendimi të Shkallës së Parë. Ndër këto 20 vende, Shqipëria, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë përqindjen më të ulët të vendimeve që ju japin azilkërkue­sve statusin e refugjatit, ndërsa kanë përqindjen më të lartë të vendimit për të refuzuar kërkesat për azil.

Megjithatë, edhe vendimet finale nuk kanë shumë ndryshime nga vendimet finale që janë dhënë për shqiptarët. Në 2018- n, janë marrë 12,175 vendime përfundimt­are, por sërish pjesa më e madhe e tyre kanë qenë refuzim ndaj kërkesës, ndërkohë është rritur numri i vendimeve finale për dhënien e statusit të refugjatit.

MBI 11 MIJË SHQIPTARË U DËBUAN ME FORCË NGA BE- ja

11500 shqiptarë janë dëbuar me forcë nga Bashkimi Europian. Kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe, duke marrë në konsiderat­ë që një pjesë e vendeve, si p. sh. Gjermania, nuk raportojnë dëbimet me forcë. Në 2018- n, pjesa më e madhe e dëbimeve me forcë janë kryer nga Greqia, me 6500 të dëbuar, gati gjysmën e totalit. Në vend të dytë renditet Franca. Si vendi kryesor i azilantëve shqiptarë, Franca numëroi 2810 dëbime në 2018- n, me një rritje prej 7% në krahasim me 2017. Edhe numri i të larguarve në mënyrë vullnetare ka qenë më i lartë në krahasim në 2017n, me 980 largime vullnetare nga 705 që ishin, me rritje 39%.

Në vend të tretë renditen të dëbuarit me forcë nga Italia. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i tyre ishte 1290, me një rritje 68% në krahasim me 2017.

BE URDHËROI TË LARGOHESHI­N 22 MIJË TË TJERË

Eurostat ka publikuar edhe shifrat e individëve që janë urdhëruar të largohen nga Bashkimi Europian. Në 2018- n, rreth 22,380 shqiptarë u urdhëruan që të largohen. Megjithatë në krahasim me një vit më parë, ky numër u ul me 31%. 10 vite më parë, numri i të dëbuarve nga Bashkimi Europian ka qenë relativish­t i lartë. 2009 shënoi 63195 largime të shtetasve shqiptarë me urdhër, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga Greqia. Vitet e fundit, ku edhe shifrat e azilkërkue­sve në vendet e Europës Perëndimor­e u rritën, urdhrat e largimit janë gjeneruar

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Azilkërkue­s
Azilkërkue­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania