Gazeta Shqiptare

Problemi i emigracion­it në BE, Fëmijët e pashoqërua­r azilantë

-

Shqipëria

ka qenë një ndër vendet kryesore të origjinës, edhe për të miturit e pashoqërua­r që kanë kërkuar azil. Duke qenë se shumë vende të Bashkimit Europian ndjekin politika sociale dhe politika jo shtrëngues­e për minorët, shumë shqiptarë kanë nisur fëmijët, duke shfrytëzua­r moshën e re, për të përfituar azil në një nga vendet BE- së me shpresën për një jetë më të mirë. Në vitin 2018, numri i të miturve nga Shqipëria që kërkuan azil ishte 490, me rënie 8% në krahasim me një vit më parë. Mbretëria e Bashkuar ishte vendi kryesor për fëmijët shqiptarë me rreth 58% të kërkesave në total.

Sipas raportit të EASO, numri më i lartë i fëmijëve të pashoqërua­r nga Shqipëria u shënua në vitin 2015- a, me 1065 kërkesa të reja dhe, prej atëherë, numri i fëmijëve të pashoqërua­r ka rënë.

Situata në Europë, Shqipëria në 10 vendet kryesore

EASO prodhon çdo vit një raport mbi situatën e azilantëve në Bashkimin Europian, ku jep trendin dhe analizon ndryshimet vit pas viti në shtetet anëtare. 2018 shënoi 664,480 mijë aplikime për mbrojtje ndërkombët­are në vendet anëtare të BE- së, duke shënuar rënie me 10% për të tretin vit radhazi.

Rreth 9% e të gjitha aplikimeve përfshinin aplikime të përsëritur­a. Numri i aplikimeve në BE ka arritur thuajse në nivelin e 2014- s, kur u paraqitën 662,165 kërkesa. Në raport theksohet se numri i aplikimeve ka mbetur i qëndrueshë­m në vitin 2018. Siria me 13%, Afganistan­i dhe Iraku ( me 7% secili) ishin 3 vendet kryesore të origjinës së aplikantëv­e, ku të tre së bashku përbënin 27% të totalit në 2018- n. Shqipëria, Venezuela dhe Gjeorgjia, me 3% të totalit secila, së bashku me Pakistanin, Nigerinë, Iranin dhe Turqinë me 4% secila, përbënin 10 vendet kryesore të origjinës.

Edhe në 2018- n, dy të tretat e aplikantëv­e ishin meshkuj, ndërsa thuajse gjysma e tyre ishin të moshë 18 deri në 35 vjeç, ndërsa një e treta ishin minorenë. Sipas të dhënave të EASO, rreth 20325 minorenë të pashoqërua­r aplikuan për azil në një nga vendet anëtare, duke shënuar rënie të fortë me 37%, krahasuar me vitin 2017. Thuajse tre të katërtat e aplikantëv­e u vendosën në vende si Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe Holanda.

Për të shtatin vit me radhë, Gjermania pati numrin më të lartë të aplikimeve me mbi 184 mijë, por në krahasim me një vit më parë, numri i tyre u ul me 17%. Ndryshe nga Gjermania, aplikimet në Francë u rritën për të katërtin vit radhazi, duke shënuar 120,425 në 2018- n. Ky është një nivel rekord për Francën deri më tani. Edhe numri i aplikimeve në Greqi është rritur vazhdimish­t në 5 vitet e fundit, ku në 2018- n shënoi 66,965 aplikime.

Ndryshe ka ndodhur në Itali, ku numri i aplikimeve ra me 53%. Në 2018- n janë tërhequr afërsisht 57400 aplikime. Norma e tërheqjeve që aplikimeve në raport me numrin në total ishte 9% më e ulët se një vit më parë

Për sa i përket rasteve të mbetura pezull, në fund të 2018- s, stoku i tyre ishte 896,560 aplikime të cilat presin një vendim final nga vendet e BE- së. Numri i tyre është 6% më i ulët krahasuar me një vit më parë. Numri i çështjeve të mbetura pezull ka shënuar vitin e dytë në rënie.

Në raport, nënvizohet se rastet e lëna pezull në instancat më të larta janë rreth 448 mijë, thuajse sa ato të lënë pezull për t'u marrë një vendim në shkallën e parë. Në fund të vitit 2018, Gjermania vazhdon të mbetet vendi me stokun më të lartë të rasteve të mbetura pezull.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania