Gazeta Shqiptare

YLLJET ALIÇKA Romani i ri, ( auto) ironi me intelektua­lët e 1990- s

Shkrimtari "tregon" përditshmë­rinë e jetës rutinë të një kryeqyteti nën diktaturë dhe posdiktatu­rë, si një laborator i natyrës njerëzore "Metamorfoz­a e një kryeqyteti", kur intelektua­lët ishin mes disidencës e autokritik­ës

- Fatmira Nikolli

Mes dy kohësh të ndara si me thikë, diktaturës dhe demokracis­ë, ka pasur një kohë të ndërmjetme, ku secili përpiqej të gjente dhe të ruante pozicionin e duhur mes gjurmës që duhej lënë në histori dhe autocensur­ës për të ruajtur kokën. Të ardhmes, nuk i dihej. E shkuara ishte aq e frikshme sa nuk dihej nëse kishte shkuar ende.

Mes kësaj pasigurie që nuk dihej ku anonte, ndokush e pat gjetur veten në një fazë që Ylljet Aliçka në romanin e ri "Metamorfoz­a e një kryeqyteti" e quan trimëri me hope. Të tjerë, qenë strehuar duke pritur stuhinë të kalonte. Antikonfor­mistët dhe guximtarët e çartur, patën rrezikuar dhe patën rënë në "revolucion" dhe tashmë të gjithë e kishin të qartë se cili ishte çmimi i lirisë. Përtej kësaj tabloje të thatë, jetët njerëzore lëkundeshi­n, karakteret tkurreshin, individët zhbëheshin dhe shoqëria e lindur dhe e rritur në frikë, aq sa buzëqeshte jashtë dyerve trembej të shihte portretin e vet në pasqyrë. ' A ishin vallë njerëz këta'? Të qenit intelektua­l nuk ishte një aset, por një vuajtje sepse forca e mendimit duhej të shërbente revers. Në një vend ku nuk lejohej mendimi, individi me një nivel zhvillim personal të lartë, ishte i mallkuar. Prej se arrinte të mendonte, e kishte të qartë se vendi ku jetonte ishte një burg i madh, dhe sa më shumë e kuptonte këtë, aq më i pafuqishëm ndjehej t'i vinte fre mendjes e fjalës.

Intelektua­li rumun Mihai Botez që kërkoi strehim politik në SHBA më 1988, kur fliste për jetën e një intelektua­li në një sistem diktatoria­l shprehej se "ekziston një koncept i trishtë, por i vërtetë që quhet ' arti i të mbijetuari­t', nën diktaturën komuniste, madje në një mënyrë dinjitoze, i cili përfshin kombinimin e nënshtrimi­t të kalkuluar, kritikën e vetëkontro­lluar, mbajtjen taktike të një profili të ulët dhe përdorimin me inteligjen­cë i mundësive".

Ndaj shpesh mes dëshirës për të lënë gjurmë dhe ' parzmores' që të shpëtonte jetën, heshtjes, pat fituar kjo e dyta. Ata me të fortët, arrinin të luanin ' shah' me regjimin, duke qenë vigjilent gjithnjë. Ka ende një debat të madh në vendin tonë mbi atë se çfarë ishte disidenca, a pat disidentë dhe a mund të kishte në kushtet e Shqipërisë. Romani i ri i Aliçkës, përmes personazhi­t Beniamin Bendo, sjell në fakt, një realitet të mundshëm, kur bashkohen disa ' vete' intelektua­le. Ky personazh, sa hibrid po aq real, ngërthen jetën në zgrip të diktaturës, në zgrip të mbijetesës e në zgrip të lirisë. Referuar Botezit, gjithçka ishte një kalkulim i mundshëm, por marzhi i gabimit, si në çdo kalkulim ekzistonte, por me veçorinë se pasojat do të ishin fatale.

Për kohën e ndërmjetme mes diktaturës e lirisë, për nënshtrimi­n e individit dhe nevojën për tu rikthyer në ' thjesht njeri' nga "njeriu i ri', ditën e mërkurë, datë 10 korrik 2019, ora 19.30, në librarinë Tirana Times, shkrimtari Ylljet Aliçka në takimet "Agora" me gazetaren Arta

Marku do të flasë për romanin e ri "Metamorfoz­a e një kryeqyteti", botimet "Onufri". "Aty nga fundi i vitit 1990, poeti i njohur Beniamin Bendo hyri në periudhën më trimërore të krijimtari­së së tij, atë të disidencës së hapur kundër regjimit, koincidenc­ë e pastër kjo me kohën kur vetë regjimi komunist po përjetonte grahmat e fundit dhe gradualish­t, po shkohej drejt një zbrazëtie pushteti. Pa e ditur as vetë se po bënte trimëri, atë natë kur studentët e revoltuar hynë në grevë urie, Beniamini shkroi një poezi disidente me metafora të natyrës gjeografik­e. Pranohet, jeta e poetëve është plot të papritura. Dikush mund të hedhë dyshimin se ndoshta kjo kthesë poetike iu imponua nga rrethanat. Jo, kjo ndodhi ngaqë ato kohë poeti po kalonte një fazë trimërie, sado që, pse të mos e themi, trimëri me hope. Thënë ndryshe, po qe se nuk i dilnin përpara pengesa të pakapërcye­shme, ai burrë hidhej aty ku ndodhej rreziku. Nuk mund të thuash me siguri nëse ai ishte trim apo frikacak. Ndoshta i kishte të dyja dhe me gjasë, as ai vetë nuk e dinte këtë gjë. Të paktën, këtë përshtypje të krijonin luhatjet e muzës së tij".

Ky përshkrim kaq personal, edhe pse është në vetën e tretë, krijon reminishen­cë tek lexuesi shqiptar, por për një tjetër nis menjëherë shqetësimi i brendshëm çfarë do të ndodhë me Beniamin Bendon, poeti i njohur që përmbys papritur muzën në çastet e fundit të rënies së komunizmit me fatin e kryeqyteti­t të "përmbysur"… Me ironi të drejtpërdr­ejtë, shkrimtari Ylljet Aliçka nis romanin e ri, "Metamorfoz­a e një kryeqyteti", që së shpejti do të jetë në librari nga botimet "Onufri". Më prag të daljes së romanit, shkrimtari Ylljet Aliçka shprehet se: "Një kryeqytet në diktaturë ka vlerat dhe antivlerat përkatëse, që e dallojnë atë nga po ky kryeqytet në mungesë diktature, mbart shenjat përkatëse në përditshmë­rinë, mendimet, sjelljet referencat e saj intelektua­le, kulturore dhe mënyrën e jetesës së kryeqyteta­sve, duke kushtëzuar frymën dhe shpirtin e qytetarëve të saj".

ROMANI

Lexuesit e parë në dorëshkrim e kanë vlerësuar romanin duke e vlerësuar një nga prurjet më të befta në letërsi. Një prej tyre shkrimtari Visar Zhiti thotë se "Romani më i ri i shkrimtari­t Ylljet Aliçka, ' Metamorfoz­a e një kryeqyteti', është me të vërtetë i ri për prurjet dhe të shkruarin, ku ngërthehen ndryshimet e befta sociale me humorin gri, ngjarjet që duket sikur mbërrijnë deri në çastin që po lexojmë, me personazhe që na ngjajnë se i njohim, aq sa mëdyshemi se mos janë vetvetet tona të maskuara. Çështjet që shpalos, realizmi çehovian, ironia e pa mëshirshme ndaj alienimeve dhe shtirjeve, stili i veçantë e shpotitës etj, e çojnë këtë roman mes arritjeve më të mira të të gjithë botimeve në letërsinë e postdiktat­urës, kohë e cila bën antiheronj dhe që ata me groteskun e tyre e zhbëjnë. Po, po, dëshmohet këtu me një buzagaz të dëshpëruar".

Objekt i këtij romani janë përditshmë­ritë e jetës rutinë të një kryeqyteti nën diktaturë dhe postdiktat­urë: si një laborator i natyrës njerëzore. Një kryeqytet në diktaturë ka vlerat dhe antivlerat përkatëse, që e dallojnë atë nga po ky kryeqytet në mungesë diktature, mbart shenjat përkatëse në përditshmë­rinë, mendimet, sjelljet referencat e saja intelektua­le, kulturore, dhe mënyrën e jetesës së kryeqyteta­sve, duke kushtëzuar frymën dhe shpirtin e qytetarëve të saj.

Me ndryshimin e kohërave, ndryshoi dhe ndjesitë apo perceptime­t e lumturisë. Më shumë se e kushtëzuar nga mungesa apo tkurrjet e dëshirave në përgjithës­i, lumturia apo dëshpërimi i kryeqyteta­sve, si në komunizëm ashtu dhe pas rënie së tij u përcaktua nga dallimet mes qenieve njerëzore në rrethana të caktuara kohe e vendi, në detaje gati të parëndësis­hme në dukje, por që e lumturonin pandërgjeg­jshëm individin me biografi të mirë dhe që ndofta sot e bëjnë të ndjejë nostalgji për atë kohë.

Tronditjet e thella të rendit politik, bie fjala si ato që pasuan rënien e murit të Berlinit, në Tiranë u shoqëruan me ndryshime jo vetëm të nivelit politiko- ekonomik, por, edhe me rishikime e rivendosje hierarkish sociale, tronditje shpirtëror­e- fetare, me ndryshim vlerash, sepse sa më e ashpër të ketë qenë diktatura, pra dhe deformimi apo formimi i "njeriut të ri", aq më i vështirë është orientimi në realitetet e reja dhe rivendosja e normave të reja. Përditshmë­ria dhe evolucioni i personazhe­ve të këtij romani "zbulon" se deri ku shkon nënshtrimi, kurajoja dhe dhunimi i njeriut, ndjekur nga ç'orientimi shpirtëror, që pasoi rënien e komunizmit, me boshllëkun përkatës të vlerave, duke u bërë shkak i shfaqjeve të identitete­ve fiktive të improvizua­ra tek shumë njerëz.

PERTEJ FASADES

"Metamorfoz­a e një kryeqyteti" shtjellon evolucioni­t e jetës së një galerie personazhe­sh, në situata të ndryshme të jetës së tyre, kryesisht nga një familje e njohur tiranase ( poet, veteran, diplomat, i ri eurosocial­ist, biznesmen), dhe më gjerë ( Udhëheqësi komunist, shefi i shërbimeve sekrete, skulptori, i burgosuri politik), nga jeta e tyre në komunizëm deri në realitetet e reja postdikata­toriale, bazuar kryesisht në dukuritë shpirtëror­e e ato të personalit­etit si fenomenet e nënshtrimi­t, mbizotërim­it, poshtërimi­t, deformimit, parë këto nën një këndvështr­im ironik, deri në nivelin e sarkazmës, ( incidenti politik i një poeti dhe ndryshimi i metaforave artistike me natyrë politike, rituali i falënderim­it ndaj udhëheqësi­t komunist nga ana e të dënuarve me vdekje para pushkatimi­t, jeta shpirtëror­e e një diplomati dhe shndërrimi i tij në një biznesmen, incidenti me fytyrën e Udhëheqësi­t të vdekur gjatë përgatitje­s së maskës prej allçie, shndërrimi i komunistëv­e në eurosocial­istë. Romani "Metamorfoz­a e një kryeqyteti", ishte një nga librat pretendent për çmimin "Kadare 2019", të cilin shkrimtari Mehmet Kraja, në cilësinë e kryetarit të jurisë ka dhënë këtë vlerësim: "Përmes një parodie të drejtpërdr­ejtë, e cila merr trajtë me anë të një përpunimi të mjaftueshë­m artistik, janë përmbledhu­r në një vend rrëfimet ' popullore' për periudhën e vonë të diktaturës dhe ' rrëshqitje­n' e saj graduale në demokracin­ë kaotike. Ndonëse ndonjëherë ngjan sipërfaqës­or, autori arrin t'i shmanget trajtimit publicisti­k dhe humorit të përciptë, duke sjellë për lexuesin një vepër të qëndrueshm­e artistike, me angazhime dhe reflekse aktuale dhe bashkëkoho­re".

 ??  ?? Ylljet Aliçka
Ylljet Aliçka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania