Gazeta Shqiptare

Austro- hungarezi Franz Nopcsa ishte spiun, aventurier dhe një ndër shkencëtar­ët më të ndritur të kohës së tij

Udhëtari i Ballkanit dhe hulumtuesi i dinosaurëv­e që donte të bëhej mbret

- NGA ADELHEID WÖLFL

Ai e lyente fytyrën me gjethe të vyshkura nga pemët e arrave, në mënyrë që - siç qe i maskuar si bari - të dukej mjaftueshë­m i nxirë nga dielli. Shkruante në letër deklarata spiunazhi me limontos dhe i dërgonte në Vjenë. Tallej me zyrtarët e lartë të Perandoris­ë, të cilët ankoheshin, se rostoja e viçit à la "Eszterházy", servirur në pjatë argjendi, duhet të ishte më e butë. U angazhua për pavarësinë e Shqipërisë. Donte të bëhej mbret i Shqipërisë. Transporto­nte djathë kontraband­ë nga Rumania në Hungari. Në Luftën e Parë Botërore krijoi një trupë vullnetarë­sh në Shqipëri. Baroni ndoshta nuk e dinte as vetë, sa shumë rrëzëllint­e.

Franz Nopcsa nga Fels?- Szilvás u lind në 1877 në Rumaninë e sotme dhe u shkollua në Akademinë Tereziane në Vjenë. Që në vitin 1895, ai zbuloi në atdheun e tij, në Hungarinë e atëhershme, mbetje fosile të një dinosauri. Pas kësaj, Nopcsa studioi paleontolo­gji në Vjenë dhe shumë shpejt u bë i njohur si shkencëtar. Në 2007 dinosauri Nopcsaspon­dylus u mbiquajt kështu në nder të tij - më shumë se njëqind vjet më parë, ai e kishte përshkruar me hollësi këtë dinosaur.

Por Nopcsa nuk ishte vetëm paelontolo­g, por edhe gjeolog, etnolog dhe albanolog. Kishte kontakte me dijetarë të tjerë në të gjithë Evropën dhe ishte ftuar në klubet më me

emër të Londrës. Shkroi 186 libra - shumë prej tyre mbi veriun e Shqipërisë, jetën e fiseve, të drejtën zakonore, kanunin. Bazuar mbi shënimet në ditarët e tij midis viteve 1897 dhe 1917, në vitin 1929 bëri librin "Udhëtime nëpër Ballkan".

Nopcsa snob

Kujtimet e tij ai i shoqëron me snobizëm dhe humor të hollë. Ja si tregon Nopcsa për një kalërim mbi një kalë "gjoja të mirë": "Kali kishte disa disavantaz­he të vogla. Ishte 1) i merrej shumë fryma, 2) nuk merrte dot hov për të rendur me gallop, 3) rrëshqiste dhe pegohej me këmbët e prapme dhe 4) kur ecte, zvarritej si kërmill. Përveç këtyre, ishte mjaft i mire. Kishte dy sy dhe katër këmbë, një bisht dhe gjithçka i duhet një kali."

Por Nopcsa nuk dinte të ishte vetëm argëtues, por edhe i pakëndshëm, antisemit, mendjemadh, egoist dhe i keq. Sëmurej shpesh, luftonte me gjendje psiqike të forta dhe mbruhej nga një gen i fortë e i habitshëm prej aventurier­i. Thoshte, se në udhëtimet e tij në Perandorin­ë Osmane u kishte shpëtuar sulmeve, gjatë të cilave plumbat kishin kaluar mespërmes kapeles së tij e kishin bërë vrimë. Institucio­net osmane dërgonin 300 ushtarë për të kapur Nopcsan, gjë që u shkonte huq. "Por trupat turke morën peng tre persona në vendin tim dhe shpresonin se kështu do të detyronin fiset e Kelmendasv­e dhe Shkrelëve të më dorëzonin mua", shkruan ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania