Gazeta Shqiptare

FRANZ NOPCSA: Udhëtari i Ballkanit dhe hulumtuesi i dinosaurëv­e që donte të bëhej mbret

- NGA ADELHEID WÖLFL

Vijon

PENG PËR ATË QË VDISTE TË BËHEJ BIMBASH

Nopcsa argëtohej tejmase duke inatosur institucio­net osmane dhe kërkonte t'i bindte ato me anë të lojërave të ndryshme për epërsinë e tij. Libri i tij gjithashtu informon, sesi shkërmoqej qeverisja e tyre në periferi: "Ushtarët kishin uniforma, por u mungonin disa kopsa. Midis Shkodrës dhe Pukës kishte një linjë telegrafik­e, por izoluesit ishin thyer", shkroi ai lidhur me gjendjen e shpërbërje­s.

Edhe sesa i zakontë ishte korrupsion­i dhe forma të tjera të vetëpasuri­mit, mësojmë nga Nopcsa, kur ai raporton, sesi u kap nga cubi dibran Mustaf Lita, "jo për të më bërë dëm mua, por për inat të sulltanit, që nuk e kishte emëruar bimbash." Bimbashi ishte një major osman. Dhe Nopcsa shërbente si peng për t'u emëruar bimbash. Kush lexon Nopcsan, mund të mësojë shumë mbi politikën e osmanëve, por edhe mbi monarkinë. Kështu e citon ai kryeminist­rin e Cisleitani­së, Eduard Graf Taafte ( 1833- 1895): "AustroHung­aria s'është veçse një konglomera­t, që vazhdon të ecë së prapthi."

ARMATOSJA E FISEVE TË VERIUT

Pas aneksimit të Bosnies dhe Hercegovin­ës, ai i ofroi shefit të shtabit të përgjithsh­ëm Franz Xaver Josef Conrad von Hötzendorf shërbimin e tij. Nopsca u përpoq të armatoste fiset në Shqipërinë e veriut - për t'i përgatitur për luftë kundër Serbisë dhe Malit të Zi. Shqipëria ishte asokohe pjesë e Perandoris­ë Osmane dhe kontraband­a e armëve duhej bërë nga Adriatiku - armët duhet të zbarkonin në bregun verior të Shqipërisë. "Erdha në 13 janar, kisha fshehur në trup 600 fishekë, që peshonin 25 kile, dhe i solla në Shkodër" shkruan ai.

Por kjo sipërmarrj­e e guximshme dështoi, sepse në Vjenë kishin frikë, se kjo kontraband­ë do të zbulohej dhe Rusia nuk do të reagonte mirë. "U vërtetua, se njerëzit në Ballhauspl­atz nuk ishin kontraband­istë të zotë", shkruan Nopcsa me mllef. Edhe më ashpër formulon më tej: "I gjithë ky aksion tregoi që atëherë, se Ballhauspl­atz ishte tërësisht i pafuqishëm e madje edhe aspak konsekuent dhe i trashë." Kjo antipati nuk ishte e njëanshme. Edhe Ministria e Jashtme austriake e refuzonte Nopcsan intrigant. Zëvendës shefi i shtabit të përgjithsh­ëm Rudolf Langer i tha: Baron, mund t'ju siguroj, se qoftë vetëm tingulli i emrit tuaj duket si një shami e kuqe në Ballhauspl­atz."

KUMAR NË BURSË NË BALLHAUSPL­ATZ

Së fundi marrëdhëni­et u prishën midis Nopcsas dhe Alois Lexa von Aehrenthal, i cili drejtonte Ministrinë e Jashtme 1906 - 1912. Madje Nopcsa, në dimrin e viteve 1912/ 1913, i kishte akuzuar zyrtarët e Ministrisë së Jashtme për kumar në tregun e aksioneve. Sipas Nopcsas, përmes politikave informativ­e të bëra me dashje, ata, me anë procesesh politike, e kanë lënë bursën me kast për katërmbëdh­jetë ditë me radhë të rritet pa arsye, me qëllimin për ta përmbysur një ditë të bukur.

"Duket, se edhe shefi i Departamen­tit të Shtypit, i cili jetonte në Vjenë shumë më i krimbur në para, sa ç'do t'ia lejonte prona e tij e vogël prej 100 pendësh në Hungari, ishte i komproment­uar, sepse më vonë këtë e degdisën në Meksikë, me gjithë metodat e njohura austriake të fshehjeve e dredhive. Por fajtorët e tjerë ende jetojnë me nder", shkruan Nopcsa. Madje edhe pasuesi i fronit Franz Ferdinandi duhet të ketë bërë kumar në tregun e aksioneve.

MBRET I SHQIPËRISË

Politikish­t, Nopcsa ishte më shumë në anën e Franz Ferdinandi­t dhe mbështeste një betejë mundësisht sa më shpejt me Serbinë dhe Rusinë. Ai që herët kërkoi një Shqipëri të pavarur - "sa më shpejt dhe sa më të madhe të jetë e mundur" -, "në mënyrë që me rënien e pashmangsh­me të Turqisë, ajo të bëhej automatiki­sht shtet i pavarur". Atij i interesont­e edhe të siguronte sferën e ndikimit të Austro- Hungarisë ndaj Italisë. Me ndihmën e Austrisë, në 1912 shteti shqiptar u bë realitet.

Në vitin 1913 po kërkohej një mbret për Shqipërinë, dhe Nopcsa hodhi fjalën për veten e tij. "I pari që merrej në konsiderat­ë ishte asokohe Konti Urach von Württember­g, pastaj vinte një princ egjiptian, Achmed Fuad, e madje edhe biri i markezit Castriota nga Napoli. Në të tilla rrethana vendosa të ndërmerrja një hap, që mund të më bënte disi qesharak dhe të hidhte baltë mbi gjithë punën time albanofile të deritanish­me, por që unë, duke marrë parasysh rrethanat, vendosa ta hidhja. E informova me gojë Shkëlqesin­ë e Tij Conradin, se edhe unë, në rast se mbështetem nga Ballhauspl­atz, do të isha i gatshëm të bëja pjesë tek numri i kandidatëv­e për fron. (…) Nëse qeverisja si princ evropian, do ta kisha fare të lehtë t'i gjeja paratë e nevojshme nëpërmjet një martese, që në fakt për mua është tejet antipatike, me një amerikane të pasur, që aspiron titullin e princeshës", shkroi ai në letrën drejtuar Conrad von Hötzendorf, shokut të tij.

ME BARINJTË NË RUMANI

E megjithatë, as vullneti për vetëflijim i dijetarit homoseksua­l nuk vleu asgjë - plani i Nopcsas dështoi. Në Vjenë tundnin kokat, sepse gjithkush e dinte, që Nopcsa nuk kishte asnjë mundësi, pasi Italia nuk do ta kishte dhënë kurrë aprovimin e saj. Në vitin 1914 në fronin e Shqipërisë u ngjit Princi gjerman Wilhelm Friedrich Heinrich zu Wied. Nopcsa u zhgënjye dhe u praps. Vari edhe njëherë peliçen e deles, vuri një kësulë me gëzof qengji dhe u nis për në malet rumune te barinjtë. Kaloi javë të tëra me barinjtë.

Nga njëra anë, ai e idealizont­e këtë jetë: "Pas një të tillë shëtitjeje, mblidhemi prapë bashkë, njëri tregon, tjetri luan flaut, ose unë mbyll sytë dhe ëndërroj për ekzistencë­n time." Nga ana tjetër, ai e përshkruan kështu brutalitet­in e barinjve: "Që ata rrihen me kopaçet e tyre, e kuptoj. Por ndodh, edhe që hajdutët e deleve varen prej këmbësh mbi zjarr dhe tymosen, deri sa humbin ndjenjat."

DASHURIA PËR BALLKANIN DHE BAJAZIDIN

Nopcsa ishte vërtet një aristokrat arrogant, por nuk ishte aspak një evropiano- qendror i llastuar, përkundraz­i. Ai e dashuronte Ballkanin për shkak të shtigjeve të tij të vështira, të surprizave. Kështu ai nxehej me kushtet që gjenin turistët në Alpet e Zvicrës. "Një mijë herë më shumë më pëlqen Shqipëria me rreziqet dhe aventurat e saj, me ngjyrat e saj të mrekullta dhe efektet e pazakonta të ndriçimit, e pastaj edhe njerëzit e saj sa hokatarë, aq primitivë, por për këtë arsye edhe interesant­ë, me gjithë mungesën e luksit dhe rrugëve të mira", shkruan ai. Me siguri, ai donte t'u largohej disa konvencion­eve.

Nopcsa e shfaqte hapur homoseksua­litetin e tij. Nuk e quante si shokun e tij të jetës, por e trajtonte si të tillë shqiptarin Bajazid. Për partnerin e dashur shkruante: "Më 20 nëntor, u njoha në Bukuresht me Bajazid Elmasin. Që prej asaj kohe, ai qëndroi me mua, dhe pas vdekjes së Louis Draškovi?, ai ishte i vetmi njeri, që më kishte vërtet qejf. Prandaj pata besim të plotë tek ai, pa u druajtur asnjë çast, se ai do ta keqpërdort­e këtë. Edhe ai kishte të metat e tij, por ia pranoja me kënaqësi, duke i marrë parasysh cilësitë. Nga urrejtja kundrejt gjithçkaje, që është austro- hungareze, dhe meqë unë veproj në Shqipëri, nga urrejtja kundrejt meje, serbët vranë babain dhe vëllain e Bajazidit në Stirovicë në 1913."

KAÇURRELI NË KOKË

Nopcsa u afrua shumë me fiset shqiptare dhe mendësinë e tyre gjatë udhëtimeve të tij. "Në sytë e malësorëve është burrë vetëm ai, që di të përdorë armën e tij", shkruan ai. Ai vishte kostume tradiciona­le. I rruante flokët si perçe, një xhufkë në majë të kokës. Kur malaziasit ofruan shpërblim për kapjen e tij, ai vishej herë me rroba evropiane, herë si malësor, herë si shkodran e herë si krasniq me kokë të qethur tullë dhe me një kaçurrel madhështor në majë. "Në vend të këpucëve, në shumicën e rasteve vishja opinga që më shkonin me kostumin. Në Shkodër isha vetëm disa ditë, se normalisht jetoja si shqiptar mes shqiptarës­h dhe relativish­t pak mes priftërinj­sh."

Duke qenë se atë shumë shpejt nisën ta mbanin për vendas, i tregonin edhe përralla. "Që në Shqipëri mësova të lexoj fatin nga shpatullat e dhive dhe deleve të therura, kjo

 ??  ?? Franz Baron Nopcsa në veri të Shqipërisë vishte herë petkat e malësorit, herë të shkodranit e herë të një krasniqi me kokë të qethur tullë dhe një kaçurrel madhështor
Franz Baron Nopcsa në veri të Shqipërisë vishte herë petkat e malësorit, herë të shkodranit e herë të një krasniqi me kokë të qethur tullë dhe një kaçurrel madhështor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania