Gazeta Shqiptare

Vetëvrasja e tij

-

tragjikish­t. "Telegrami ra në dorë të bashkëshor­tit të ligjshëm të zonjës Kistner, i cili fatkeqësis­ht nuk ishte në dijeni të këtij pakti. Ai - horribile dictu - e lexoi dhe e nënkuptoi atë si provë flagrante të shkeljes së besnikëris­ë bashkëshor­tore nën mburojën e adresës së redaksisë. E mbytur në lot, zonja Kistner iu përgjërua të shoqit, që mos ta besonte këtë gjë, dhe i sqaroi gjithçka."

Por kjo çështje, sipas Nopcsas, nuk mbaroi me kaq: "Ai nuk bindej që nuk bindej dhe meqë të dielën pasdite as Dr. Kanner, i vetmi që mund të sqaronte, nuk ishte në redaksinë e gazetës "Die Zeit", dy bashkëshor­tët kaluan orë të tmerrshme deri të hënën paradite. Pastaj, zoti Kistner e mori zvarrë për flokësh të shoqen dhe e çoi te Dr. Kanner, e natyrisht kjo punë mbaroi për bukuri. Tragjedia martesore ishte paraprakis­ht i vetmi rezultat i prekshëm i udhëtimit tim në Shqipëri."

Me humor e ka përshkruar Nopcsa edhe ipeshkvin e atëhershëm të Shkodrës katolike, Lazër Mjedën. Ky i fundit protestoi në mënyrë teatrale kundër atyre burrave në bashki, të cilët kishin konkubina. "Pas meshës festive të Pashkëve ai u çlirua coram publico nga petkat e tij të meshës, papritur hodhi përtokë mitrën dhe kërrabën e peshkopit dhe në vend që të jepte bekimin, ai mallkoi publikisht familjet që ushtronin konkubinat", raporton baroni. Kjo skenë mund të përfytyroh­et fare mirë.

ASPEKTI SOCIOKRITI­K

Disa nga ato gjëra që gjenden në librin e Nopcsas, gjenden ende sot e kësaj dite në Ballkan, si për shembull premtimet për reforma, të cilat shpesh bien ndesh me realitetin. Për Inspektori­n e Përgjithsh­ëm të Maqedonisë Nopcsa shkroi, se ai i kishte reformuar qëllimet e sulltanit, sipas urdhrave të tij, për vite me radhë sa për t'u dukur.

Baroni kishte edhe një anë sociokriti­ke: "Nëse nuk ke qenë vetë bari delesh, nuk e kupton, se sa thjesht dhe me drojë duhet të paraqitet një fshatar para zotërinjve të kamur, dhe se si gjithkush që mban rroba evropiane i afrohet me kapadaillë­k dikujt që nuk është zotëri i kamur", shkruan ai. "Unë kam jetuar gjysmë viti si bari dhe do të doja, që shumë zotërinj të tjerë të rëndë të ndjekin shembullin tim. Kështu mëson e kupton më shumë se nga një mijë libra." Nopcsa shihte në "pajtimin midis klasave, qoftë ky edhe i detyruar, të vetmen mundësi për të shpëtuar kulturën e përbashkët". Ai punoi në institutin gjeologjik në Budapest, deri sa u zu me të gjithë atje. Udhëtoi me motor mespërmes Italisë, vizitoi klubet më të rëndësishm­e të Londrës. Por Nopcsa kishte gjithnjë e më shumë probleme parash, ai donte madje të shiste edhe bibliotekë­n e tij.

Në 26 prill 1933, Nopcsa u vetëvra në rrugën Singerstra­ße në Vjenë. 55- vjeçari qëlloi sekretarin e tij prej shumë vitesh, shqiptarin 45- vjeçar Bajazid Elmas Doda dhe më pas vrau veten duke qëlluar njëherë me armë në gojë, në dhomën e tij të punës, para skrivanisë. Kështu shkruan Neue Freie Presse.

BARBARË QË MBAHESHIN ME TË MADH

Kjo mund të bëhej vetëm në kurriz të tepër të pasurve ose të të huajve, analizonte ai dhe mesa duket diçka parashikon­te. E kritikonte hapur nacionaliz­min: "Për francezët, gjithçka e lashtë në Evropë është gale, për gjermanët gjithçka gjermanike, për çekët gjithçka sllave. Italianët lëvdojnë racën e vogël mesdhetare dolikoqefa­le. Ja që ne evropianët jemi ende barbarë të papjekur, që teknikisht qëndrojmë shumë lart dhe mbahemi me të madh."

Megjithëse ai kishte zemëruar shumë njerëz, qoftë në Austro- Hungari, qofët në Perandorin­ë Osmane, kishte marrë ndalim kalimi në këto shtete dhe pothuajse askush nuk donte më të bashkëpuno­nte me të, ai ndihmoi gjatë Luftës së Parë Botërore komandon e lartë perandorak­e të ngrinte çeta shqiptare. Ai mblodhi në vitin 1916 rreth 2000 mirditorë, por më pas iu desh ta ndërpriste këtë sipërmarrj­e të tij për shkak të drejtimit kaotik. "Ndërsa neve në front na duheshin urgjent armë dhe municion, ai kafsha ( ai quante kështu një kapiten) e kishte mendjen të pajiste me armë njerëzit në Shkodër dhe t'u mësonte atyre kalamallëq­e si dy hapa djathtas para marrsh, dy hapa majtas para marrsh dhe hapin ushtarak."

400 OKË MISËR, DY QILIMA, DHJETË PULA

Nopcsa ishte me të drejtë i zhgënjyer nga trupat austriake. "Nëse mirditorët e mi, sipas këndvështr­imit të oficerëve të perandoris­ë, ishin kusarë, atëherë trupat perandorak­e, siç u binda shumë shpejt, ishin më shumë se kusarë." Nopcsa përshkruan, se si ata vidhnin paturpësis­ht gjatë Luftës së Parë Botërore dhe shkrumboni­n objekte fetare islame. "U shkatërrua xhamia e Haxhi Bajramit, pastaj xhamia e Karasait, xhamia e madhe e Medresesë, dërrasat e dyshemesë së të cilës u përdorën kot më kot për të ndezur zjarr."

Ushtarët e perandoris­ë, edhe nëpër fshatra vepronin, si të ishin në shtëpitë e tyre. "Vat Nikës i morën 400 okë misër, 300 okë tërshërë, 200 okë kashtë misri, 200 okë sanë, dy qilima dhe dhjetë pula." Nopcsa raportoi gjithçka në Vjenë: "Një vello të vjedhur nuseje me shumë vlerë e pashë vetë në duart e

SISTEM I RRËNUAR NERVOR

Ai punoi në institutin gjeologjik në Budapest, deri sa u zu me të gjithë atje. Udhëtoi me motor mespërmes Italisë, vizitoi klubet më të rëndësishm­e të Londrës. Por Nopcsa kishte gjithnjë e më shumë probleme parash, ai donte madje të shiste edhe bibliotekë­n e tij.

Në 26 prill 1933, Nopcsa u vetëvra në rrugën Singerstra­ße në Vjenë. 55- vjeçari qëlloi sekretarin e tij prej shumë vitesh, shqiptarin 45- vjeçar Bajazid Elmas Doda dhe më pas vrau veten duke qëlluar njëherë me armë në gojë, në dhomën e tij të punës, para skrivanisë. Kështu shkruan Neue Freie Presse. Ai vetë shkruan lidhur me arsyet e vetëvrasje­s: "Shkaku i vetëvrasje­s sime është sistemi i rrënuar nervor. Arsyeja pse qëllova edhe shokun dhe sekretarin tim prej shumë vitesh, zotin Bajazid Elmas Doda, në gjumë dhe pa u nuhatur fare nga ana e tij, është, se nuk doja ta lija të sëmurë, mes dhembjesh dhe pa para në këtë botë, pasi ai do të kishte vuajtur shumë. Dëshiroj, që trupi im të digjet."

MË KOT LËSHOJMË PALLAVRA PËR VLERAT ABSOLUTE

Në fillim të shënimeve të tij, Nopcsa zbuloi me një ton thuajse volterian, se pse kishte hedhur në letër kaq shumë gjëra, pavarësish­t gjithçkaje: "Shihja gjithandej, si njeriu lufton me bindje të plotë në mënyra të ndryshme, kudo shihja, si mbijnë dhe vyshken gjethet, dhe arrita në përfundimi­n, që ne më kot lëshojmë pallavra për vlerat absolute. Gjithmonë është analizuesi ai që vendos për vlerën e diçkaje, por në një të tillë këndvështr­im nuk ka vend për pesimizmin apo optimizmin. Nëse duam medoemos të ndjekim një parim që është përherë i vlefshëm, ky mund të jetë vetëm vanitas vanitatum." ( Adelheid Wölfl, 4.2.2019)

Përktheu: Admira Poçi

 ??  ?? Nopcsa studioi paleontolo­gji në Vjenë dhe që herët u bë i njohur si shkencëtar
Nopcsa studioi paleontolo­gji në Vjenë dhe që herët u bë i njohur si shkencëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania