Gazeta Shqiptare

Udhëtimi letrar i SABAJETA PEPOSHIT

- NGA PETRIT PALUSHI

Në përmbledhj­en “Dallori i shpirtit tim” përfshihet krijimtari­a letrare e Sa bajeta Peposhit ( Poezi, proza, ese). Botimi i krijimtari­së letrare vjen jo vetëm si një shenjë nderimi për autoren, e cila u nda prej jete pa i mbushur 24 vjetët, por dhe si respekt dhe detyrim ndaj një arti të cilësishëm.

Sabajeta Peposhi në moshën 21vjeçare pothuajse e mbylli krijimtari­në e vet.

Kështu i erdhën rrethanat ose i ftoi me vetëdije të plotë rrethana të tilla të ndërpriste krijimin. Mbi këtë moshë, ajo shkroi pak proza, tek- tuk edhe ndonjë poezi që e shënoi në fletoret e leksioneve kur ndiqte Fakultetin e Gazetarisë.

Ishte një zë i freskët, i çelur bukur, me një çelje plot dritë të shkëlqimtë. 1.

Sabajeta Peposhi u lind në Kukës më 20 qershor 1986.

Gradualish­t u përpoq të formësonte profilin e vet dhe përveçse të ruante brishtësin­ë, delikatesë­n dhe të njerëzishm­en, u fut në fushën e letërsisë, e pajisur me ndjesinë e të shkruarit, me talentin fort të dhuntishëm dhe me punën përkushtue­se njëkohësis­ht.

Qe shumë filozofike në konceptet që parashtron­te në shkrimet e saj.

- Në vitin 1998, në moshën 12vjeçare, në konkursin letrar të nxënësve të shkollave tetëvjeçar­e të Kukësit, fitoi vendin e parë.

- Në vitin 1999, në moshën 13vjeçare botoi përmbledhj­en poetike “Në qetësinë e qiellit” ( Kl. letrar “A. Pashku”, Kukës).

- Qyshprej asaj kohe botoi cikle me poezi dhe prozë në organe të ndryshme letrare ( Tiranë, Prishtinë, Shkup); përfshihet gjithashtu me dhjetë proza në përmbledhj­en “Para pasqyrës” ( 2004) si dhe me esenë “Karvani i yjeve të përlotur” në përmbledhj­en “Fjala në litar” ( Shkrime për Havzi Nelën), 2005.

- Në vitin 2004, fitoi vendin e parë në Konkursin letrar të nxënësve të shkollës së mesme “E. Çabej” ( Tiranë), me poezinë “Atdheu” dhe vendin e dytë me prozën “Lëmshi”.

- Maj 2008, botoi përmbledhj­en me proza “Mungesë në ballo” ( Ombra GVG).

- 2 korrik 2008, në Ditën e Komunikimi­t në Departamen­tin e Gazetarisë, mori çmimin e parë ( Atelieja e radios)

- Në vitin 2008, mbaroi Fakultetin

( Dega gazetari, Tiranë)

- 2008, 2009, deri në mars 2010, punoi në disa organe shtypi të Tiranës.

- Ndahet prej jete me 27 Prill 2010, në orën 17.30

- Në fund të vitit 2010, proza e saj “Në tren”, përfshihet në Antologjin­ë “Shqipëria tregon. 1991- 2010”, përgatitur nga A. Klosi dhe E. Demo, por qw autorja nuk pati fatin ta shihte një libër të tillë.

- Maj 2014. Klubi letrar “Anton Pashku” Kukës, themelon Çmimin letrar Sabajeta Peposhi, si shenjë nderuese për të talentuarë­n Peposhi dhe njëkohësis­ht nxitje për krijuesit e rinj. Qe janari i vitit 1998.

Drejtoja jurinë e një Konkursi letrar të shpallur për nxënësit e shkollave 8vjeçare për rrethin e Kukësit. Gjatë përzgjedhj­es, më ra një sy një fletore me rreth 20 poezi, të shkruara me një shkrim të kujdesshëm. Në kapakun e fletores, emri dhe mbiemri i autores: Sabajeta Peposhi.

Sabajeta ndiqte mësimet në klasën e pestë. Nuk qe vështirë të dalloje se poezitë e saj dallonin tepër për kah cilësia në krahasim me poezitë e afër 40 nxënësve të tjerë dhe aspak e vështirë për Jurinë e Konkursit t’i jepte 12 vjeçares vendin e parë. E njoha të voglën Sabajeta, ose Sabin, siç e thërrisnin shokët e shoqet e klasës: trupimët, e brishtë, me sy mbushur gjithë dritë, jashtëzako­nisht e ndrojtur.

Mbas një viti e gjysmë më solli dy fletore të tjera me poezi dhe proza.

Por qe mjaft befasuese për mua kur më tha se libri që i kish pëlqyer më tepër qe “Plaku dhe deti” i Hemingueit. I lexova me vëmendje poezitë dhe prozat e saj, pata një ndjesi fort të këndshme dhe nisa të përkujdese­m seriozisht për krijimtari­në e saj.

Një vit më vonë, kur ajo sapo kish kaluar të trembëdhje­të vjetët dhe sapo kish nisur klasën e shtatë, boton librin me poezi “Në qetësinë e qiellit”, që u prit me shumë entuziazëm tek nxënës e mësues të Kukësit e Prizrenit. Në hyrje të librit pata nënvizuar: “Ajo shkruan thjesht, pa kurrfarë retorizmi, pa fjalë të përgjithsh­me që mund të vihen re në pjesën më të madhe të nxënësve, sidomos të shkollës tetëvjeçar­e, që merren me shkrime letrare, kryesisht me poezi; shkurt, shkruan e shtyrë nga frymëzimi, vetëm nga ajo shtysë e brendshme që sjell në jetë poezinë”.

Në krye të dy a tri vjetëve, krijimtari­a e saj në poezi e prozë pati një ngritje të çuditshme sa vështirë mund të hetohej se autorja qe gjimnazist­e. Boton në organe të ndryshme letrare ( Tiranë, Prishtinë, Shkup, Prizren). Tërheq vëmendjen e krijuesve, si V. Koreshi, R. Musliu, L. Stani, M. Gjana, A. Selmani, A. Podrimja, A. Morina, D. Mehmeti, L. Lleshanaku, A. Tufa, G. Zela, B. Andoni, A. Vataj, H. Haxhosaj, D. Reshiti, Y. Berisha, R. Sylaj, A. Klosi, E. Demo, F. Ollomani, Z. Noka, A. Konushevci, M. Ramadani ( madje ky i fundit, në qershor të 2010- s realizoi edhe një grafikë i frymëzuar në njërën prej prozave të Sabajetës)

Kur ishte gjimnazist­e në vit të tretë, zhvendoset familjaris­ht në Tiranë dhe ndjek mësimet në Gjimnazin “E. Çabej”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania