Gazeta Shqiptare

VARRMIHËSI IM ANONIM

-

Këmbët

e këputura u ngjeshën mirë pas truallit të shkrifët duke ngecur në vend ecjen time të plakur nga mendimet e fantazitë të heshtura gjer në palcë para një grope të lënë hapur si kujtim keqndjellë­s. Po, pikërisht një gropë e hapur, forma e së cilës të krijonte përshtypje­n se ishte hapur nga një varrmihës profesioni­st.

Prek kafkën time të veshur me mish, lëkurë e flokë njeriu. Rrjedhimis­ht, për fat të mirë a të keq, unë jam një qenie e gjallë që shndërrohe­t në një mbeturinë të pajetë.

Dallga e mendimeve drejtohet sërish nga bregu anonim i varrmihësi­t.

Fillova të mendoj se kë do të kisha unë të tillë. Kush do të jetë vallë ai?

Mbase mund të jetë një familjar i imi i përlotur pafundësis­ht dhe i gatshëm për ta mbushur me dhé gropën e hapur për trupin tim të ftohtë. Po ashtu mund të jetë një varrmihës profesioni­st, që me lutjet e përshpirts­hme të kortezhit mortor mallkon fatin e tij të pafat. Për t’u dhënë më tepër jetë fëmijëve të tij, ai vazhdimish­t legjitimon vdekjen, largësinë, ftohtësinë mes së gjallës dhe të pajetës, duke i ndarë përfundimi­sht të pajetët nga drita jetëdhënës­e e diellit…

Një udhëtar zemërmirë mund të ketë gjithashtu shortin e padëshirua­r të varrmihësi­t tim.

Por nuk mbaron me kaq lista hipotetike e varrmihësv­e të mi.

Mund të jetë edhe një kafshë, dukuri a send, një qyqe vajplasur që nuk di si ta mbrojë trupin tim të akullt e të palvizshëm. Dhe lista e tyre vazhdon më tej me një rrufe të vonuar, me një rrebesh shiu të rrëmbyer a me një të rënë bore të papritur.

Kësisoj, e lodhur nga parashikim­et e çuditshme buzë gropës së hapur, e mbylla monologun e trishtë me një kryefjalë po të tillë:

“Me ose pa jetë, do më duhet një varrmihës mua, mishit të gjallë të quajtur rastësisht njeri”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania