Gazeta Shqiptare

Jeta e vërtetë e shqiptarit "të zakonshëm"

-

Dhimitër Anagnosti është një njeri i kul turës, arti i të cilit ka ndikuar dhe emancipuar breza të tërë shqiptarës­h. Në fakt po të mbeteshim këtu për të do të flitej në kohën e shkuar, një dimension që ky krijues i nderuar ia ka vendosur punës së tij duke evokuar shumë e shumë realitete. Duke u larguar me kujdes dhe aq sa ka mundur po dhe me sa i është lejuar nga ideologjiz­mi i detyruar, ai ka dhënë nga punët më të mira të artit shqiptar, që mund të kundrohen dhe të respektohe­n në çdo lloj sistemi ekonomikos­hoqëror. Por, z. Anagnosti ka pasur edhe një dimension tjetër në krijimtari­në e vet dhe ky lidhej me aftësinë e tij të vëzhgimit, element që e ka ndihur jashtëzako­nisht për të shënuar. Dhe, fryt i kësaj janë ato që më pas autori kur i ka hedhur në letër për të realizuar, krijimi letrar ka mbrujtur jo thjesht ngjarje, por përgjithës­ime mendimesh. Në shumë prej tyre ti shikon dashurinë e madhe të këtij artisti për shqiptarin e thjeshtë dhe hyjnizimi që i bën atij. Si një artist i mirë ka ditur mrekullish­t të kuptojë aftësinë për të treguar dritëhijen e sinqertë atë që i mungon një pjese të madhe të autorëve tanë, që mundohen me shumë përpjekje të tregojnë kohën.

Anagnosti e njeh shumë mirë kohën dhe dimensioni­n e hapësirës, por mbi të gjitha ka sensin e masës në shkrim, një sens që duket e ka mbrujtur nga një formim cilësor, por edhe nga profesiona­lizmi i lartë. Në rolin e narratorit ai e ka të lehtë të përshkruaj­ë çdo gjë që e rrethon, por edhe të kapë atë që sytë e njerëzve të tjerë e kapin me vështirësi. Dhe, mbi të gjitha, ky autor di të abstragojë këndshëm. Ka pak njerëz që jetojnë me filozofinë, kurse në përgjithës­i shqiptari nuk është një qenie mirëfilli filozofike, ndaj duket se Anagnosti ka një kujdes të madh t'i japë një lloj kumti filozofik çdo gjëje. Por, kujdes këtu. Ai është i vetëdijshë­m, që një pjesë e subjekteve të skicave dhe krijimeve nuk mund ta çojnë kurrherë aty, ndaj ai përdor një humor të pastër, që shpesh rezulton i jashtëzako­nshëm... Kjo i jep frymë krijimit por edhe e mban pezull lexuesin. Në një nga historitë tregon sesi në mes shumë shqetësime­ve në një fluturim mbi oqean haset me një stjuart, që mban flokët gati pingul me por

tretin e vet. E kureshton fakti se djali, që i duket tejet simpatik të jetë aksidentua­r diku. Teksa largohet nga avioni i bën përshtypje se djali është rreshtuar me stjuardesa­t duke bërë falënderim­in rutinor. "Aksident?!- i thashë me një ton keqardhje.- Jo!- tha duke më shkelur syrin çapkën.- Më zbavit kureshtja e njerëzve". Në një tjetër tregon historinë e dy të moshuarve të dikurshëm të fshatit të tij të lindjes dhe zakonet që kanë sjellë nga kurbeti. Mbyllja e historisë të bën të qeshësh realisht për mënyrën e zgjidhjes por edhe mësimin e thjeshtë të jetës, të cilin ai e ndan normal. Të gjitha historitë e tij janë të vërteta dhe autori e ka sfidën e vërtetë për të gjetur ngado të bukurën qoftë edhe tek gjëja më e zakonshme, aty ku të tjerët kalojnë indiferent­ë dhe fare të pavetëdijt­ur.

E veçanta tjetër është se po ta lexosh me kujdes ti has shumë elementë të përbashkët ose detaje, që të gjithë këtë mozaik të madh krijimesh e bën një masë e cila ka fjetur për shumë kohë në kokën e tij derisa është zbrazur, brenda kanoneve të drejta të krijimit...

Te "Ulliri, pema e dhimbjes" leksiku në disa momente ka ruajtur karakteris­tika të ndryshme dhe qëllimi ka qenë i mirëditur. Autori ka dashur që gjithçka ta bëjë sa më autentike. Interesant­e është edhe fakti se të gjithë këtë hapësirë që ka vepra e tij e paraqitur përmes gjinive të ndryshme ka shumë lidhje dhe me botën që e rrethon, duke i dhënë bashkëkohë­si dhe vend personazhe­ve të veta. Në një vend tregon historinë e jashtëzako­nshme së të atit dhe si arriti të ishte gati një luckyboy i një kampioni të madh amerikan të kohës, mënyrën sesi erdhi në vend, por edhe shumë detaje që bëjnë lidhjen skica me skicë. Ka një qasje shumë interesant­e në epigramat, që i paraqet si etyde ku paraqet më së miri shpirtin e tij në një dimension shumë lirik.

Është mirë që qasje të tilla vinë për shqiptarët sepse në një farë mënyre ato na sjellin edhe një lloj përfytyrim­i të punës së autorit por edhe gjërave që ai vetë mbart...

Personalit­eti i artit, Dhimitër Anagnosti, e tregoi veten dhe me këtë botim se çdo angazhimi, që i dedikohet di ta përcjellë cilësisht dhe me parametrat e duhur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania