Gazeta Shqiptare

Pezulli që la një piktor dhe njeri i mirë

-

Vilson Kilica u nda nga jeta tre vjet më parë. Pa zhurmën që kërko het nga shumë famil je, funerali i tij ishte i thjeshtë. Më e qetë jeta e vet. I mbyllur në vetvete në vitet e fundit, ai ndiqte nga jashtë zhvillimet e vendit, por edhe i ruhesh metamorfoz­ës së shumë artistëve të brezit të tij për bujën dhe protagoniz­ëm. Falë kulturës të baztë, njohurive të përgjithsh­me, piktori i njohur bënte abstragime­t e nevojshme të jetës dhe gëzonte i prirur përditshmë­rinë normale. Larg syve të botës së tonë të konsumit. Për fat të keq, gati i panjohur nga masa e madhe e njerëzve të medias sot, që rrëmojnë kudo për sensacione për t'i dhënë pak frymë shoqërisë së sotme.

...

Vilson Kilica është një nga njerëzit më të njohur të pikturës shqiptare, kontribut që daton prej hershmëris­ë së viteve ' 50. Duhet sqaruar se punët e tij nuk i shmangën dot kanonet e Realizmit Socialist. Në to ka qenë prezent edhe figura e Enver Hoxhës, por veprimtari­a e tij shkon në respektimi­n e më të mirave të artit pikturik të këtij sistemi, teknikave, gjetjet dhe mbi të gjitha aftësinë e tij të jashtëzako­nshme për të ndihur breza të tërë piktorësh. Drejtuesi i parë i Akademisë së Arteve do të mbahet mënd për korrektësi­në, aftësinë organizues­e dhe mbi të gjitha hartuesit të strukturav­e pedagogjik­e, elementë të cilat do t'i jepnin mundësi këtij institucio­ni të merrte frymë. Duke ardhur nga një prej shkollimev­e më të mira të kohës, Akademisë së Artit në Leningrad ( Sankt Petërburg), Vilson Kilica do të mbahet mënd për atë frymë të mirë kulture, profesiona­lizmi të niveleve eprore etj., që dinte të përcillte dhe të ndante me bashkëkohë­sit. Kilica, ndryshe nga jo pak bashkëkohë­s, nuk u fsheh apo edhe nuk e mohoi punën e tij, e cila mund të quhet si një vepër me nota të larta të zhvillimev­e të kohës, madje në dhjetëra tablotë, të cilat mbajnë firmën e piktorit. Natyra e punëve të tij shkon prej atyre të karakterit romantik, realizuar në kohën e shkollimit rus, peizazhe, portrete, natyra të qeta, kompozime me karakter heroik, që atë kohë përbënin një sfidë sa i përket madhështis­ë së rregjimit. Gjithsesi edhe brënda këtyre kanoneve, një nga punët e tij "Brigadierë­t", me temë shumë të kohës, do të shënonte frymë të tendencave moderniste të cilat po dukeshin aty- këtu në disa punë në artin shqiptar.

Punët e tij "Denoncimi i Traktatit të Varshavës" apo "Shpallja e Republikës" ( 1983) janë nga veprat më të njohura të Realizmit Socialist, bashkë me "Punëtorët", me të cilën meritoi Çmimin e Republikës.

Vilson Kilica shfaqet shumë kanonik në punët e tij dhe tejet i kujdesshëm sa i përket angazhi

meve të veta për të qartësuar idenë prej teknikave të përdorimit të ngjyrës dhe të gjithë elementët e tjerë dritës dhe energjisë pozitive, që ai i kuron me kujdes brënda një kompozicio­ni që i shkon shumë tematikës.

***

Artisti Vilson Kilica lindi në vitin 1932 dhe u nda nga jeta në vitin 2016. Pinjoll i një familje patriotike, pasi gjyshi i vet Tonç Kilica, si kryetar i Bashkisë së Fierit në vitin 1912 organizoi ceremoninë e ngritjes së flamurit të Pavarësisë në këtë qytet, ai do të mbahet mënd si një piktor i mirë dhe një njeri shumë i respektues­hëm. Nxënësi i profesor Sadik Kacelit do të kryente studimet me medalje ari dhe shkollën e lartë do ta përfundont­e në Akademinë e Arteve "I. E Rjepin" në Leningrad, në atelienë e profesor B. V. Ioganson.

Me emrin e tij është i lidhur ngritja e Institutit të Lartë të Arteve

Vilson Kilicës i ruhen rreth 40 punë, të cilat përfaqësoj­në shumë periudha të krijimtari­së së tij në Galerinë Kombëtare të Arteve; një masë tjetër e madhe në Galerinë e Arteve në Fier; shumë në koleksioni­n e familjes dhe në koleksioni­stë privatë. Mbi 100 të tjera ndodhen në koleksione private në SHBA, Gjermani, Francë, Itali etj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania