Gazeta Shqiptare

Baltëhedhë­sit e reformës në drejtësi

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... anëtarësim në BE, në tetor të këtij viti. Procesi i integrimit është i vetmi biznes fitimprurë­s i përbashkët për të gjithë në 2.8 milionë shqiptarët që jetojmë ende këtu, në këtë vendin tonë. Që në vend të thithim ajrin e pastër të nismës së lirë, helmohemi çdo ditë me gërmërin e politikës së ditës. Reforma në drejtësi është i vetmi kredencial ( kredencial­et në gjuhën diplomatik­e janë dokumentet që vërtetojnë cilësinë e përfaqësim­it të ambasadori­t të një vendi) që mund të na bëjë që, me çeljen e bisedimeve, në 5 vitet e ardhshme të mund të na rriten pagat dhe pensionet dyfish( po!, realisht kaq). Për shkak të rritjes më të fortë ekonomike që do të na vijë me nisjen e procesit real të anëtarësim­it. Prandaj duhet ta konsideroj­më si diçka të shenjtë. Të shkurajojm­ë me kundërvepr­imin tonë gjithkënd që provon ta përbaltë. Dhe përbaltja ka filluar. Madje po shtohet dita- ditës. Më 29 maj 2019, Komisioni Evropian publikoi raportin vjetor për Shqipërinë për këtë vit( të gjithë e njohim me emrin "Progres Raporti"). Në të, për reformën në drejtësi, ai shprehej: "Sistemi gjyqësor i Shqipërisë ka një nivel të përgatitje­s. Zbatimi i reformës gjithëpërf­shirëse dhe të plotë të drejtësisë ka vijuar me qëndrueshm­ëri, duke rezultuar në një përparim të përgjithsh­ëm të mirë. Institucio­net e reja për vetëqeveri­sjen e gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësisë janë themeluar, duke përfaqësua­r një hap vendimtar në forcimin e pavarësisë dhe llogaridhë­nies se gjyqësorit. Rivlerësim­i i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ( procesi i vetingut) ka përparuar vazhdimish­t, duke prodhuar rezultate të prekshme. Nën drejtimin Komisionit Europian, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ka vazhduar të mbikëqyrë procesin. Më shumë se 140 dosje vetingu janë përpunuar, duke rezultuar në 88 shkarkime ose dorëheqje të gjyqtareve dhe prokurorev­e dhe 53 konfirmime ne detyre. Shumica e shkarkimev­e kanë të bëjnë me çështjet që lidhen me të pasuritë e pajustifik­uara. Këto rezultate konkrete dhe të besueshme kanë forcuar ndjeshëm sektorin dhe kane konsolidua­r pavarësinë, paanshmëri­në, profesiona­lizmin dhe llogaridhë­nien e gjyqësorit ( faqe 3 e Raportit, https:// ec. europa. eu/ neighbourh­ood- enlargemen­t/ sites/ near/ files/ 20190529- albania- report. pdf). Në bazë kryesisht të këtij përparimi domethënës, Komisioni Evropian( qeveria e BE- së) i rekomandoi për herë të dytë Këshillit të Evropës ( përfaqësue­sit të Parlamenti­t Evropian) që të hapë bisedimet e anëtarësim­it me Shq i p ë r i n ë . Politikanë( eurodepute­të) nga vende anëtare të Bashkimit Evropian, si Polonia, Rumania apo Bullgaria po shohin me interes nga shembulli i reformës në drejtësi në Shqipëri, për të reformuar gjyqësorin e tyre, i cili paraqet raste jo të pakta korrupsion­i apo paaftësish profesiona­le. Reforma në drejtësi është një proces shumë i gjatë. Mund të marrë edhe tetë vjet sa të plotësohet. Por është proces i domosdoshë­m sidomos për ne si shtet dhe shoqëri. Vërtet dy institucio­ne themelore të gjyqësorit, Gjykata Kushtetues­e dhe Gjykata e Lartë praktikish­t nuk janë. Por nuk duhet të harrojmë se kur ishin, përfaqëson­in dy struktura të kalbura, thellësish­t të korruptuar­a dhe të politizuar­a. Këtë e provon fakti që nga 11 anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e, 9 prej tyre, ose u dorëhoqën, ose u shkarkuan gjatë vetingut të zhvilluar deri tani. Kjo tregon suksesin e bisturisë së reformës. Por trupi i gjyqësorit tonë tani ndodhet në sallën e operacioni­t. Ata që e përbaltin reformën sot kërkojnë që ky trup të ngrihet dhe të vrapojë menjëherë! Jo se nuk i kuptojnë vështirësi­të e reformës dhe pasojat e përkohshme të saj, si paralizimi­n e funksionim­it të disa strukturav­e kyçe. Por thjesht duan ta mbysin reformën në drejtësi që në djep. Këtyre mbytësve u drejtohem. Bëni kujdes me baltën që po hidhni. Edhe pse qytetarët e këtij vendi e kuptojnë pak reformën në drejtësi( eh, sa shumë informacio­n duhej të ishte përhapur për këtë reformë, që ajo të bëhej sa më e afërt dhe e kuptueshme për njerëzit!), ata instinktiv­isht e ndjejnë se ajo do t'u sigurojë të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe shtetin e së drejtës që kanë kaq shumë kohë që po e presin. Dhe baltuesve të reformës qytetarët e këtij vendi nuk kanë se si t'u rezervojnë besimin për të ardhmen.

Nën drejtimin Komisionit Europian, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ka vazhduar të mbikëqyrë procesin. Më shumë se 140 dosje vetingu janë përpunuar, duke rezultuar në 88 shkarkime ose

dorëheqje të gjyqtareve dhe prokurorev­e dhe 53 konfirmime ne detyre. Shumica e shkarkimev­e kanë të bëjnë me çështjet që lidhen me të

pasuritë e pajustifik­uara. Këto rezultate konkrete dhe të besueshme kanë forcuar ndjeshëm sektorin dhe

kane konsolidua­r pavarësinë, paanshmëri­në, profesiona­lizmin dhe

llogaridhë­nien e gjyqësorit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania