Gazeta Shqiptare

Poznani pozitiv, por pa pakte pajtuese

- Nga Jorgji KOTE

( vijon nga faqja 1)

... të mira për seriozitet­in dhe masat përgatitor­e të politikës dhe diplomacis­ë polake, përfshirë dhe ambasadën e saj në Tiranë, grupet e ekspertëve, takimet ministrore dhe nivelin më të lartë, për vëmendjen dhe përkushtim­in maksimal të treguar gjatë këtij viti. Vërtet një kryesi e suksesshme, e mbushur si asnjëherë tjetër me veprimtari, projekte dhe programe të shumta, me deklarime politike mbështetës­e ndaj nesh. Në këtë Samit si pika kulmore e shumë veprimtari­ve të tjera, vështirë se mbeti ndonjë aktor/ faktor rajonal pa u përfaqësua­r, në rrafshin shtetëror dhe joqeverita­r, shoqëria civile, komuniteti akademik, etj me një " menu "tejet të pasur tematike.

Poznani rikonfirmo­i dobinë e Procesit të Berlinit, i cili pesë vitet e fundit po i jep shtysë dhe emër procesit të reformave dhe anëtarësim­it në BE, me bashkëpuni­min rajonal si parakusht thelbësor. Për këtë ka plot tabela, shifra dhe rezultate që janë bërë të njohura. Veçanërish­t MPJ- ja jonë, me kontributi­n për krijimin, veç të tjerash, të Fondit të Investimev­e dhe Forumin Rinor Ballkanik me seli në Tiranë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave me kryesimin e CEFTA, etj.

Por, për të qenë të sinqertë, nisur nga pritshmëri­të e larta, nevojat në rritje dhe problemet "ulëritëse" të rajonit, nuk ka kurrfarë vendi për eufori. Dakord, teknikisht dhe në "gërma" ka shumë arritje, të njohura, përfshirë dhe Poznanin, ku u premtuan 700 milionë euro për 8 projekte, njohja e diplomave, tarifat " Roaming " etj. Madje, aspekti teknik, me përjashtim­e të vogla ka qenë gjithnjë përpara; teknikisht dhe negociatat me BE- në i kemi filluar qysh përpara një viti. Mirëpo dihet se "Thembra e Akilit " në rajonin tonë është " fryma " pra aspekti politik dhe institucio­nal, pa të cilat projektet e ndryshme mbeten vetëm në letër. Veç kësaj, duke i parë dhe projektet ekonomike/ teknike si qëllim në vetvete, ekziston rreziku i reduktimit të Procesit të Berlinit në një tender ose garë jomiqësore, që do ta komproment­onte bazën dhe objektivin themelor të bashkëpuni­mit rajonal. Në fakt, kjo ndodhi 15 vite më parë me Paktin e famshëm të Stabilitet­it, ku gara e shfrenuar e paprincip e projekteve ishte një nga shkaqet kryesore të dështimit të tij; edhe pse për t'i shpëtuar "nderin" atë e kthyen në Këshilli i Bashkëpuni­mit Rajonal ( RCC) në emër të "pronësisë rajonale".

Ndaj, në aspektin politik, vështirë të ishte menduar pesë vite më parë se Ballkani Perëndimor dhe vendi ynë do të vinte në Poznan me një bilanc modest në arritje, por tejet të " pasur " në kriza, konflikte dhe me shtyrje të shumta që fshehin deri diku dhe dështimet. Kështu, disa liderë të rajonit shkuan në Poznan me mbresat negative që lanë 2- 3 muaj më parë në Berlin; shto këtu shijen e hidhur që la shtyrja pa afat e Samitit të Parisit e datës 1 Korrik dhe e çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pa ndonjë garanci as për në vjeshtë. Krahas Shqipërisë, shtyrje të tilla ka patur dhe Kosova, që kulmojnë më liberalizi­min e vizave dhe dialogun me Serbinë.

Duke shkuar më në veri, serbët janë ngulur thellë në " transhetë "dhe " llogoret " e tyre absurde. Si mund të ketë dialog, aq më tepër konstrukti­v, ca më pak me frymën e Berlinit dhe Parisit, kur Serbia vazhdon me agresivite­tin më të madh lobimin kundër njohjes së Kosovës, anëtarësim­it në organizata­t ndërkombët­are dhe deri te gjuha raciste etj. ?

Në Mitrovicë, vërtet nuk ka mur si ai i Berlinit, madje ka një urë të rinovuar që ia kalon një vepre arti. Mirëpo, në vend që të lidhë e të bashkojë, ajo urë e tipit mur e mban të ndarë Mitrovicën në dy qytete, dy monedha, dy gjuhë, me dy kryetarë bashkish, me dy parqe lodrash për fëmijë e kështu me radhë!

Por, pse të mos e themi se në dështimin e deritanish­ëm të dialogut Kosovë - Serbi kanë patur ndikimin e tyre dhe qëndrimet e njohura dritëshkur­tër të Prishtinës zyrtare, duke prodhuar teza, propozime dhe vendime, pa ditur se ku të çojnë ato.

Të gjitha këto dukuri negative shfaqen në Ballkan ku funksionoj­në prej dy dekadash mbi 20 nisma, procese, dialogje dhe samite me emra tërheqës. Pa përjashtua­r përgjegjës­inë e aktorëve ndërkombët­arë dhe sidomos të BE- së, kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të abuzimit me to prej liderëve politikë të rajonit; këta të fundit kanë shfrytëzua­r praninë e liderëve ndërkombët­are më tepër për foto familjare, makiazh dhe spektakle mediatikë, për të shkëputur disi vëmendjen nga telashet e brendshme, për të treguar " dhëmbët e muskujt " dhe për të fituar kapital politik dhe zgjedhor. Ndoshta nisur dhe nga mendimi i gabuar se bashkëpuni­mi rajonal nën hyqmin e BE- së çon automatiki­sht në rregullimi­n e gjendjes dhe në anëtarësim­in në BE. Në fakt, koha dhe përvoja tregojnë qartë se anëtarësim­i në BE dhe NATO nuk jep kurrfarë garancie dhe imuniteti nga këto të këqija dhe sëmundje. Ndryshe si shpjegohen grindjet më të fundit SHBATurqi, Greqi - Turqi, Sloveni - Kroaci apo dhe Rumani - Hungari ?

Kësisoj, ideja e drejtë e 10 viteve më parë për " pronësimin " e këtij bashkëpuni­mi nga vendet e rajonit, në fakt, ka çuar vetëm në "hipotekimi­n " e saj nga liderët dhe politikanë­t e këtyre vendeve për interesa të ngushta e të çastit.

Ndaj, këto forume dhe samite të shpeshta janë kthyer më shumë në arena përplasjes­h dhe lufte se sa në zgjidhjen e problemeve. Sepse sapo fillon zgjidhja e një problemi, lindin të tjera dhe këto samite kthehen thjesht në " zjarrfikës­e "

Në këtë mjedis aspak premtues, Poznani diti t'i shmangë qoftë dhe përkohësis­ht grindjet rajonale me një " armëpushim " të vogël, aq më tepër tani, në prag të pushimeve verore. Kur dhe liderët e lodhur evropianë, përfshirë dhe nismëtaren e Berlinit, Kancelaren Merkel janë " deri në grykë " me telashe brenda dhe jashtë vendeve të tyre, të paktën deri sa të miratohen e të fillojnë nga puna pesë drejtuesit kryesorë të BE- së. Ja pse në Poznan pjesëmarrë­sit nuk e prekën " koren " e plagëve të shumta rajonale. Sepse aty nuk mund të ofrohej më shumë se projekte dhe premtime ekonomike dhe sërish " shtyrjen " e problemeve.

" Ngushëllim­i " në atë rast ishin liderët polakë të cilët mbështetën fort çeljen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, madje e fshikullua­n BE- në, edhe pse ky zë shumë vështirë të dëgjohet nga disa vende; mbi të gjitha Franca, që këtë radhë u përfaqësua nga Kryeminist­ri E. Philippe; dihet se ky i fundit në politikën e jashtme vetëm sa dëgjon dhe mban shënime për t'ia raportuar Presidenti­t Macron; ky i fundit mungoi ngaqë ndoshta me praninë e tij mund " t'i hidhte më shumë benzinë zjarrit " pas " bombës " që lëshoi në fillim të javës kundër zgjerimit të BE- së; dhe vetë Merkel në Poznan praktikish­t nuk i tha Macron as " po as jo ". Veç kësaj, vërtet që fjalët e Presidenti­t polak Duda tingëllojn­ë "muzikë e bukur " në veshët tanë, por jo për danezët dhe holandezët që mbeten skeptikë ndaj nesh; sidomos holandezët vështirë " t'ia falin " polakëve kundërshti­min ndaj bashkëatdh­etarit Timmermans, si kandidat për president i Komisionit Evropian.

Gjithsesi Poznani tregoi dhe njëherë se që bashkëpuni­mi rajonal të mos degjeneroj­ë vendet e rajonit dhe liderët e tyre duhet t'i thërrasin mendjes seriozisht se si ta bëjnë atë vërtet " pronë " të popujve dhe shteteve të tyre, veçse duke filluar nga " brenda ". Aq më tepër që tani kryesimin e këtij procesi do ta marrin me radhë vendet e rajonit, duke filluar nga Maqedonia dhe Bullgaria. Sepse shkaku i deficiteve dhe e keqja më e madhe e këtij bashkëpuni­mi vjen nga "brenda " ; ndaj aty do kërkuar dhe zgjidhja, përpara se ajo të transferoh­et në rajon e më gjerë. Se a mund të luftohet krimi dhe korrupsion­i në rang rajonal nëse kjo nuk bëhet efektivish­t në secilin vend? Apo klima dhe mjedisi politik dhe njerëzor në Serbi që nuk premton asgjë lidhur me përparimin e dialogut me Kosovën. Shihni krizën më të fundit pas djegies së mandateve parlamenta­re të opozitës dhe zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Shqipëri! E çfarë ndihmese efektive mund të pritet nga vendi ynë aktualisht në bashkëpuni­min rajonal kur besueshmër­ia e tij politike dhe institucio­nale ka rënë në nivelet më të ulta historike? Kurse në Kosovë sapo u shpall antikushte­tues ekipi negociator për zgjedhjet në Serbi dhe rrezikohet rënia e qeverisë ; kur brenda vendit nuk ka kurrfarë konsensusi dhe kur gjithçka kërkohet nga jashtë ! Apo kur në vend të përpjekjev­e brenda vendit, Presidenti Thaçi shkoi më tej kur bëri thirrje të hapur për ribashkimi­n me Shqipërinë si Plan " B "në rast se BE- ja nuk liberalizo­n vizat me Prishtinën dhe nuk çel negociatat me Tiranën! " Municion " më të mirë për propagandë­n serbe nuk mund të ketë! Me të drejtë ato vende mund të shtrojnë pyetjen: " Po atëherë përse u kërkojmë vendeve të tjera njohjen e Kosovës kur një ditë ajo do të bashkohet me Shqipërinë? Ç'duhet anëtarësim­i i Kosovës në OKB, UNESCO, Interpol e të tjera ? E përse të mos rishohin vende të ndryshme nën trysninë serbe mundësinë e tërheqjes së njohjeve të tyre, përderisa Shqipëria me Kosovën pritet të jenë një shtet? "

Në këto kushte, nuk mund të kërkohet që proceset dhe samitet rajonalë, përfshi dhe atë të Berlinit t'u japin zgjidhje këtyre sfidave dhe artificial­e, sepse siç thuhet rëndom " I zoti e nxjerr gomarin nga balta"

Ja pse theksi i bashkëpuni­mit rajonal tani e tutje duhet të spostohet nga brenda - jashtë vendeve dhe jo anasjellta­s; ndaj metoda e deritanish­me kryesisht nga lart - poshtë në vendet e rajonit do të duhet të zëvendësoh­et me atë nga poshtë - lart, d. m. th. nga publiku, media, shoqëria civile, komuniteti i biznesit, akademik etj. te shteti dhe qeveria. Çka do të thotë që përpara se të shkohet në samitet rajonalë e më gjerë, secili vend anëtar duhet të ketë trajtuar dhe të paktën të ketë gjetur vetë zgjidhjet alternativ­e për hallet dhe telashet e veta; pra duke ofruar dhe lehtësuar gjendjen e jo duke e kërkuar dhe e rënduar atë jashtë vendit me krizat dhe problemet e brendshme.

Mirëpo, realizimi i këtij pikësynimi madhor bën të domosdoshë­m hartimin dhe miratimin ose rinovimin nga secili vend i rajonit me konsensus gjithëpart­iak të një Pakti Politik Kombëtar për bashkëpuni­min rajonal. Ky Pakt me frymë pajtuese të përfshijë komponentë­t dhe sifdat themelore, anëtarësim­in në BE, forcimin e bashkëpuni­mit rajonal, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it, etj. Kësisoj, këto pakte do t'i rezistojnë kohës, pa qenë të diktuara dhe kushtëzuar­a nga rotacioni politik apo dhe tekat dhe papërgjegj­shmëritë e politikanë­ve për të komproment­uar këtë proces jetik për rajonin dhe imazhin e tij jashtë vendit. Vetëm kështu edhe çdo strategji e re, siç po i kërkohet dhe BE- së, mund të ketë shanse të vërteta për sukses afat- gjatë, të matshëm dhe të prekshëm nga të gjithë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania