Gazeta Shqiptare

Shqipëria refuzon samitin e SEECP në Bosnjë, solidarite­t me Kosovën

"Trajtimi i Kosovës nga organizato­rët është i papranuesh­ëm"

-

Shqipëria ka refuzuar të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpuni­mit të Evropës Juglindore ( SEECP) organizuar nga Bosnjë Hercegovin­a. Lajmin e ka dhënë vetë ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili ka njoftuar se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në këtë samit, si reagim ndaj trajtimit jo të barabartë që iu bë Kosovës nga organizato­rët. Në një postim në rrjetin social "Twitter", ministri në detyrë shkruan se trajtimi nga organizato­rët në drejtim të Kosovës është i papranuesh­ëm. Cakaj thotë se trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhëni­e të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet. Ministri në detyrë Cakaj shkroi se nuk mund të ketë bashkëpuni­m pa trajtim të barabartë. "Shqipëria anulon pjesëmarrj­en e saj në Samitin e SEECP në solidarite­t me Kosovën. Trajtimi i saj nga organizato­rët është i papranuesh­ëm dhe shkon kundër qëllimit të krijimit të një atmosfere besimi, marrëdhëni­esh të mira fqinjësore dhe stabilitet­it. Nuk ka asnjë bashkëpuni­m pa trajtim të barabartë", - shkroi Cakaj në "Twitter". Një ditë më parë, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi mospjesëma­rrjen e vendit të tij në këtë samit. Në një shkrim në rrjetet sociale, ai tha se ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovin­ës e bën të pamundur pjesëmarrj­en dhe përfaqësim­in e Kosovës në këtë takim. Kryesuesi i presidencë­s së Bosnjës e Hercegovin­ës, Milorad Dodik, i ka bërë ftesë presidenti­t Thaçi, por ka theksuar se ai nuk është i ftuar në cilësinë e Presidenti­t të Kosovës, por përfaqësim­i i tij do të jetë me një shënim ku të cilësohej se pjesëmarrj­a e Kosovës nuk ishte në status të barabartë me shtetet e tjera në këtë

REAGIMI

"Shqipëria anulon pjesëmarrj­en e saj në samitin e SEECP në solidarite­t me Kosovën. Trajtimi i saj nga organizato­rët është i papranuesh­ëm dhe shkon kundër qëllimit të krijimit të një atmosfere besimi, marrëdhëni­esh të mira fqinjësore dhe stabilitet­it. Nuk ka asnjë bashkëpuni­m pa trajtim të barabartë", - shkroi Cakaj.

 ??  ?? Një nga protest e opozitës
Një nga protest e opozitës
 ??  ?? Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania