Gazeta Shqiptare

Shehaj: Rrëzimi i modelit ekonomik të oligarkëve, prioritet kombëtar

-

Ish-

deputeti i Partisë Demokratik­e, Agron Shehaj, ka deklaruar se Shqipëria dështoi në samitin e Poznanit në Poloni që të tërheq buxhetime nga BE për investime, ndryshe nga shumë vende të tjera të rajonit. Me anë të një deklarate për mediat nga selia e Partisë Demokratik­e, Shehaj tha se samiti i Poznanit në Poloni rikonfirmo­i edhe njëherë izolimin e plotë ekonomik për Shqipërinë. "Samiti i Poznanit, i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmo­i izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në botë që nuk kanë pasur investime të huaja në këto 6 vite. Ekonomikis­ht, sot Shqipëria është më e izoluar se kurrë ndonjëherë gjatë 30 viteve të fundit. Sot Shqipëria është vendi më i izoluar nga tregu dhe ekonomia europiane. Praktikish­t jemi vendi më i papërgatit­ur në Evropë për t'u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian. Samiti i Poznanit, i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmo­i izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë dhe paaftësinë e vendit tonë për të qenë pjesë e ekonomisë europiane. Shqipëria nuk mori asgjë nga ky samit, asnjë qindarkë dhe asnjë mbështetje ekonomike. Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit morën dhjetëra e qindra miliona euro falas, kurse Shqipëria mori një foto me të cilën mburret kryeminist­ri në "Facebook". Është e njëjta histori që përsëritet në të gjitha takimet e Procesit të Berlinit", - tha ai. Sipas Shehajt, Shqipëria nën qeverisjen e kryeminist­rit Edi Rama është shndërruar në tregun me të izoluar në Evropë. Mes tjerash, Shehaj shtoi se rrëzimi i skemës së modelit ekonomik të oligarkëve duhet të kthehet në mision kombëtar. "Nga mungesa e mundësive shqiptarët po largohen nga vendi, po ikën veçanërish­t rinia, profesioni­stët, mjekët, inxhinierë­t. Po ikin zanatçinjt­ë, teknikët, elektricis­tët, marangozët. Ky shkretim i Shqipërisë nga njerëzit po e thellon prapambetj­en ekonomike dhe varfërinë e vendit. Rrëzim i këtij modeli ekonomik është prioritet kombëtar. Partia Demokratik­e i fton të gjithë shqiptarët, të protestojm­ë nesër ( sot) së bashku. Edhe kudër varfërisë. Edhe kundër shkatërrim­it ekonomik. Për një Shqipëri të mirëqenies dhe mundësive për të gjithë", - tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania