Gazeta Shqiptare

Basha: Asnjë hap pas, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit

Opozita e bashkuar mban sot protestën e saj të 10 kombëtare para Kryeminist­risë Berisha: Protesta e sotme, ' cunami' tmerrues për Edi Ramën

-

Opozita e bashkuar do të mbajë sot pro testën e saj të 10 kombëtare, ku do të kërkojë sërish largimin e Edi Ramës si kryeminist­ër dhe rikthimin e legjitimit­etit të institucio­neve qendrore dhe atyre vendore. Për këtë qëllim, drejtuesit e opozitës u kanë bërë thirrje dje mbështetës­ve të tyre që të marshojnë sot drejt Tiranës për të treguar se nuk mund të pranojnë kurrsesi një qeveri që nuk përfaqëson interesat e tyre, por ato të krimit. Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë t'i bashkohen protestës së opozitës ditën e sotme në orën 20: 00. Basha u kërkon qytetarëve të bashkohen si njerëz të lirë me dinjitet kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit. "Nesër, ( sot) më 8 korrik në orën 20: 00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarës­h kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! Rama ik", shkroi Basha.

TAKIMI

Ndërkohë që gjatë pasdites së djeshme, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, u ndal në Kamëz, ku u takua me strukturat vendore të PD, por edhe me simpatizan­të të opozitës e qytetarë. I shoqëruar nga sekretari i përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, Basha i ftoi qytetarët e Kamzës, që ashtu siç kanë bërë edhe në 9 protestat e tjera kombëtare, të jenë në krye të lëvizjes kombëtare për ndryshim, për largimin e Edi Ramës dhe krijimit të një qeverie që garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Gjatë takimeve informale që nisi në fundjavë në Kavajë dhe Elbasan dhe dje në Kamëz e Vorë, kreu i opozitës synon të përcjellë ftesën për protestë tek sa më shumë qytetarë që refuzuan në 30 qershor, sipas tij regjimin kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

BERISHA

Ndërkohë që edhe ishkryemin­istri Sali Berisha është shprehur i sigurt dje se protesta e sotme e opozitës

RAMA

Kryeminist­ri Edi Rama reagoi dje në lidhje me protestën e opozitës. Duke cituar një shprehje të Martin Luther King, Rama tha se protestat e dhunshme nuk janë revolucion­are, por reaksionar­e, sepse në vetvete ndjellin humbjen. "Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s'të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s'është revolucion­are por reaksionar­e, sepse ndjell humbjen. Martin Luther King", - shkroi Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania