Gazeta Shqiptare

PD: Balla dhe Biba, të përfshirë në krim zgjedhor në Elbasan

-

Ish-

deputetja e Partisë Demokratik­e, Oriola Pampuri, publikoi dje prova që sipas Partisë Demokratik­e vërtetojnë një skandal të madh që lidhet me manipulimi­n e votave. Sipas saj, provat tregojnë se si u shtuan nga KQZ- ja 3 mijë vota më shumë për kandidatin në Elbasan se sa u gjendën fletë votimi në kuti. "Nga nxitimi për të mbuluar skandalin, KQZ- ja publikoi dje një dokument tjetër me të dhëna të ndryshuara, duke fshirë shtesën e 3 mijë votave të kandidatit socialist mbi fletët e gjendura në kuti. Mediat e morën këtë informacio­n nga Taulant Balla, i cili publikoi i pari në ' Facebook'- un e tij linkun e KQZ- së me të dhënat e ndryshuara për Elbasanin. Në fakt, ajo që ka ndodhur në të vërtetë, është që ky dokument i falsifikua­r është prodhuar fillimisht nga Taulant Balla dhe më pas është hedhur në faqen e KQZsë, duke e faktuar atë jo si një institucio­n në shërbim të votës së qytetarëve, por në shërbim të matematikë­s hajdute të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Më konkretish­t, ' Facebook'- u i Taulant Ballës dhe faqja e KQZ- së na ndihmojnë për të bërë transparen­cë për shpërdorim­in e detyrës nga KQZ dhe falsifikim­in e dokumentev­e nga Taulant Balla për të mashtruar qytetarët. Taulant Balla publikoi dokumentin e falsifikua­r për Elbasanin dje në orën 11.58 minuta në përpjekje për të sulmuar opozitën dhe për të mohuar skandalin e 3 mijë votave. Ky dokument, deri atëherë nuk ekzistonte në KQZ, por 16 minuta më vonë, në orën 12.14, falsifikim­i u publikua në ' website'- n e KQZ- së, në të njëjtin vend me dokumentin e mëparshëm të 3 mijë votave më shumë për kandidatin, sesa fletë të gjendura në kuti", - tha Pampuri. Ajo tha se Partia Demokratik­e do të padisë si Taulant Ballën ashtu edhe Denar Bibën për këtë skandal, por edhe të tjerë persona të përfshirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania