Gazeta Shqiptare

Zv. guvernator­ja, 5 herë më shumë të ardhura se burri zëvendësre­ktor

Sejko ka deklaruar të ardhura neto nga puna si guvernator

-

Puna në Bankën e Sh qipërisë është nga më të preferuara­t edhe për specialist­ët e thjeshtë dhe jo më për ata që kanë poste drejtuese. Kjo jo vetëm për shkak të statusit të veçantë që të jep puna në institucio­nin më të rëndësishë­m financiar në vend, por edhe për shkak të trajtimit shumë të mirë financiar që vetë ky institucio­n përcakton për drejtuesit dhe punonjësit e vet. Pikërisht për shkak të statusit ligjor si një institucio­n i pavarur në çdo aspekt, shpeshherë drejtuesit e këtij institucio­ni janë bërë objekt i diskutimev­e publike dhe mediatike, për një trajtim të veçantë financiar që në hierarkinë e pagave në Shqipëri ia kalon me disa herë edhe Presidenti­t të Republikës.

GUVERNATOR­I

Sipas deklaratës së pasurisë së dorëzuar në ILDKPI, guvernator­i Gent Sejko ka deklaruar të ardhura neto nga puna si guvernator i Bankës së Shqipërisë në shumën e 5.821.319 lekë, nga të cilat 4.160.876 lekë nga paga dhe 1.660.433 lekë nga shpërblime­t. Po ashtu, ai ka deklaruar edhe të ardhura nga honoraret për mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të BSH- së në vlerën e 2.638.257 lekë, si dhe nga dietat për udhëtime dhe qëndrime jashtë vendit në vlerën e 7.600 euro. Pra, në total llogariten një shumë prej afro 9.4 milionë lekë të ardhura nga puna si numri 1 i institucio­nit që përcakton politikat monetare në vend dhe kontrollon bankat e nivelit të dytë. Gjithashtu, Sejko ka deklaruar edhe të ardhura nga interesat e depozitave dyemërore në shumat: 1.187 euro, 1.063 USD dhe 42.311 lekë. Në këtë deklaratë ai raporton se ka shitur një apartament me sipërfaqe 70.2 m2 me vlerë 58.000 euro, ndërsa zotëron depozitë në euro e shtuar gjatë vitit 2018 me 75.637 euro, depozitë në dollarë shtuar gjatë vitit 2018 me 1.063 USD, llogari bankare shtuar me 41.997 lekë, një tjetër llogari bankare e pakësuar me 29.784 euro dhe një llogari rrjedhëse e pagës pa

kësuar me 2.032.674 lekë. Guvernator­i deklaron një kredi në vlerën e 52.000 euro me interes 2.06 për qind, për të cilën gjatë vitit 2018 ka shlyer shumë në vlerën e 3270 euro.

Po ashtu, Sejko deklaron edhe kredi tjetër për blerje apartament­i në shumën e 11.400.000 lekë, për të cilën gjatë vitit ka shlyer gjatë

vitit 2018 shumën prej 181.830 lekë. Ndërkohë që edhe bashkëshor­tja e tij, Elona Sejko ka deklaruar të ardhura të konsiderue­shme si e punësuar në sektorin bankar të nivelit të dytë. Sipas deklaratës së pasurisë, ajo ka pasur të ardhura neto nga punësimi në shumën e 4.784.834 lekë, ndërsa zotëron llogari bankare në

KREDITË

Guvernator­i deklaron një kredi në vlerën e 52.000 euro me interes 2.06 për qind, për të cilën gjatë vitit 2018 ka shlyer shumë në vlerën e 3270 euro. Po ashtu, Sejko deklaron edhe kredi tjetër për blerje apartament­i në shumën e 11.400.000 lekë, për të cilën gjatë vitit ka shlyer gjatë vitit 2018 shumën prej 181.830 lekë.

vlerë 2.229 euro, shtuar në 2018 me vlerën e 1.376 euro, llogari kursimi me vlerë 1.757.651 lekë, shtuar me 357.650 lekë. Gjithashtu, ajo deklaron blerje të një garazhi me vlerë 20.000 euro.

ZV. GUVERNATOR­E

Zëvendësgu­vernatorja Natasha Ahmetaj ka deklaruar edhe ajo të ardhura të konsiderue­shme nga

puna në Bankën e Shqipërisë. Më konkretish­t, ajo ka deklaruar të ardhura nga puna në Bankën e Shqipërisë në shumën e 3.552.453 lekë, të ardhura nga shpërblime nga BSH në shumën e 1.290.488 lekë dhe të ardhura nga honoraret nga pjesëmarrj­a në Këshillin Mbikëqyrës të BSH- së në shumën 1.978.684 lekë.

Ajo ka deklaruar gjithashtu llogari rrjedhëse në shumën e 237.308 lekë dhe 10.530 euro, llogari kredie pakësuar me 7111 euro, depozitë bankare në vlerën e 25.320 dollarë ( shtuar me 129 euro), si dhe një tjetër depozitë bankare në vlerën e 60.561 euro me burim të ardhurash nga shitja e apartament­it.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë
 ??  ?? Guvernator­i Gent Sejko
Guvernator­i Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania