Gazeta Shqiptare

Sulmohet me gurë makina e analistit Fatos Lubonja

Mira Meksi: Me këtë akt dhune, shoqëria jonë është shpallur persekutue­se Politikanë­t dënojnë sulmin ndaj tij Policia: Ai që sulmoi Lubonjën, i sëmurë mendor

-

Policia

e ka quajtur zhurmë mediatike sulmin me gur të makinës së analistit Fatos Lubonja. Ata sqarojnë se "më datën 1 korrik 2019, shërbimet e komisariat­it nr. 2, pas marrjes së një njoftimi, u vunë në ndjekje të një personi që po kërcënonte me mjete prerëse disa kalimtarë. Në tentativë për t'u larguar, shtetasi A. H. theu me sende të forta xhamin e një mjeti të parkuar në hyrje të pallatit ku banonte. Agjentët arrestuan 50- vjeçarin nga Tirana. Ndaj tij bëri kallëzim për dhunë në familje edhe bashkëshor­tja, e cila deklaroi se ai vuante prej disa vitesh nga shëndeti mendor. Për dëmtimin e mjetit bëri kallëzim shtetasi A. L, vëllai i zotit F. Lubonja, i cili deklaroi se ishte përdoruesi faktik i automjetit, se agresorin e kishte fqinj dhe se ky i fundit kishte shfaqur probleme mendore. Materialet i kanë kaluar Prokuroris­ë për ' Dhunë në familje', ' Kanosje', ' Shkatërrim prone', ' Prishja e qetësisë publike' dhe ' Mbajtje pa leje të mjeteve prerëse, të dyshuara si armë të ftohta'. Me këtë rast, Policia e Shtetit hedh poshtë si të pavërteta dhe dashakeqe të gjitha insinuatat e bëra në drejtim të punës së saj, e cila edhe në këtë rast ka qenë plotësisht profesiona­le".

MESILA DODE

Ish- deputetja Mesila Dode dënoi gjithashtu sulmin ndaj analistit. "Sot u godit një nga zërat më kritikë ndaj qeverisë ' Rama', Fatos Lubonja. Mesazhi me gurin që thyente makinën e tij ishte i qartë... cilido që del kundër, ndëshkohet. Sot është e kërcënuar liria e fjalës, liria politike e liritë ekonomike në vend. Ende nuk ka pasur një fjalë nga përfaqësue­sit e kësaj maxhorance që të dënojnë aktin e turpshëm. Media ndodhet sot nën presionin e pushtetit e bashkë me të bizneset, administra­ta, politika. E nisin me fjalor fyes, më pas me agresion e sharje dhe po vazhdojnë me sulme me gurë e gaz lotsjellës nëpër shtëpitë e shqiptarëv­e. Sot më shumë se kurrë duhet të kuptojmë që liritë tona rrezikohen nga përbindësh­i i diktaturës që nuk e kemi harruar ende. Te hënën do të jem në shesh për të gjitha këto arsye. Mos mendoni që duhet të pushojmë qoftë edhe një minutë luftën dhe rezistencë­n ndaj regjimit, sepse ato nuk do rreshtin asnjë moment duke marrë liritë tona. Rezistenca ndaj diktaturës është detyrë".

 ??  ?? Makina e analistit Fatos Lubonja, e sulmuar me gurë
Makina e analistit Fatos Lubonja, e sulmuar me gurë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania