Gazeta Shqiptare

KRYETARJA E LSI- së

-

"Të frymëzuar nga dhuna e pushtetit dhe mbytjes së demokracis­ë prej atyre që kanë rrëmbyer shtetin, simboli i lirisë së mendimit, Fatos Lubonja është kthyer në viktimë të një

sulmi të dhunshëm”.

gjithë të solidarizo­hemi me të dhe çdo media dhe zë kritik", shkruan Basha.

ILIR META

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili shkruan në rrjetin social se, "çunat problemati­kë" kanë sulmuar me gurë makinën e analistit. "Thonë që sot çunat problemati­kë kanë dalë nga furgoni për të ' përshëndet­ur' makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë ' fake news' për të diel, për të

mirën e kryeproble­matikut!", - shkruan Meta, i cili ka qenë një zë i fortë mbrojtës ndaj gazetarëve dhe medias, ndërsa i ka kërkuar drejtësisë që çdo akt dhune e shantazhi të zbardhet dhe përgjegjës­it të marrin ndëshkimin ligjor. Kështu edhe më parë, Meta ka dënuar me forcë dhunën e ushtruar nga policia ndaj gazetarit të "News 24", Enver Doçi.

MONIKA KRYEMADHI

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ka dënuar gjithashtu sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Fatos Lobonja. Me një shënim në "Facebook", e para e LSI- së thotë se dhuna e sotme është modeli që kryeminist­ri Edi Rama frymëzon çdo ditë. Sipas Kryemadhit, akte të tilla ndaj njerëzve të fjalës së lirë dhe mendimit kritik nuk mund të gjejnë vend në

një sistem demokratik. "Të frymëzuar nga dhuna e pushtetit dhe mbytjes së demokracis­ë prej atyre që kanë rrëmbyer shtetin, simboli i lirisë së mendimit, Fatos Lubonja është kthyer në viktimë të një sulmi të dhunshëm. Dënoj me forcë aktin, i cili është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të kreut të Rilindjes. Kjo dhunë ndaj njërit prej përfaqësue­sve më të denjë të fjalës së lirë është paraprirë nga ligji i inkuizicio­nit ndaj medias së pavarur, miratuar nga qeveria e paligjshme vetëm disa ditë më parë. Kjo dhunë e ushtruar sot është modeli që Edi Rama frymëzon çdo ditë me sulmet e tij prej një rrugaçi dhe banditi politik ndaj kritikëve të qeverisë së tepsisë dhe skandaleve. Dhuna ndaj mendimit të lirë nuk ka vend në demokraci", - shkruan Kryemadhi.

ZYRA E PËRMBARIMI­T TIRANË

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania