Gazeta Shqiptare

PËRFITUESI­T

Vendimi i qeverisë nis zbatimin, rritje nga 0.6 deri në 1% për çdo vit pune

- Voltiza Duro

Mbi 23 mijë minatorë, naftëtarë dhe punonjës të metalurgji­së do të përfitojnë një trajtim të veçantë financiar, buxhet i cili parashikoh­et të kapë vlerën prej 1.46 miliardë lekë në vit. Ligji nr. 29/ 2019 "Për trajtimin financiar, suplementa­r të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji" ka hyrë në fuqi. Kategoritë e sipërpërme­ndura do të kenë mundësi të përfitojnë pension suplementa­r, përveç masës së përfitimit që marrin nga pensioni i pleqërisë. Ligji i ri parashikon që përveç pensionit të pleqërisë, masa e pensionit suplementa­r që do të marrin sipas këtij drafti varion nga 0.6 deri në 1 për qind shtesë për çdo vit pune në profesion të siguruar.

VITET ME KONTRIBUTE

Për efekt të zbatimit të këtij ligji, vjetërsia e përgjithsh­me në punë dhe periudhat e sigurimit vlerësohen e njihen sipas përcaktime­ve në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të akteve ligjore në zbatim të tij. "Për efekt të përfitimev­e nga ky ligj, vjetërsia në punë dhe periudhat e sigurimit në profesione­t e punën në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës e të gazit dhe në metalurgji do të njihen si më poshtë: a) periudhat e punës të kryera në miniera në nëntokë, sipas dispozitav­e të krerëve I, XIII e XIV, të pasqyrës nr. 1 të, vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni", të ndryshuar; b) periudhat e punës të kryera në industrinë e naftës e të gazit, në profesione dhe punë të përcaktuar­a në vendimin nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni", të ndryshuar; c) periudhat e punës të kryera në industrinë e naftës e të gazit nga personeli inxhiniero- teknik, që ka punuar drejtpërdr­ejt në prodhim, në sektorë apo brigada, si shpim- kërkim, shpim- shfrytëzim, prodhim, sizmikë, gjeofizikë kantierial­e, përpunim dhe transport me naftësjell­ës dhe gazsjellës; ç) periudhat e punës të kryera në metalurgji, në profesione, punë e ndërmarrje, sipas përcakti

meve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimin nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni", të ndryshuar", - nënvizohet në nenin 3 të ligjit.

PËRLLOGARI­TJA

"Llogaritja, caktimi, administri­mi dhe pagimi i pensioneve që rrjedhin nga ky ligj bëhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas

procedurav­e në fuqi për pensionet, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar", - thuhet në nenin 12 të këtij ligji. Ndërkohë, kërkesa për përfitim Përfitimi, sipas përcaktime­ve në këtij ligji jepet me kërkesën e të interesuar­it, i cili e paraqet atë pranë Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore të vendbanimi­t të

tij, ose pranë sporteleve të shërbimit në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, së bashku me dokumentac­ionin përkatës, sipas përcaktime­ve të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe rregullore­ve të ISSH- së.

FINANCIMI

Përfitimet nga ky ligj financohen nga kontribute­t dhe nga buxheti i shtetit. Personat e punësuar në industrinë minerare, në industrinë e naftës e të gazit dhe në metalurgji, dhe punëdhënës­it e tyre janë të detyruar të paguajnë kontribut për pension për shkak të profesioni­t si dhe për përfitimet shtesë mbi pensionin e pleqërisë. Shuma e kontributi­t varet nga paga totale ( bruto) e punëmarrës­it. Kontributi nuk mund të paguhet nën pagën minimale dhe mbi pagën maksimale mujore për efekt të pagimit të kontribute­ve të sigurimeve shoqërore. "Masa e kontributi­t: a) kontributi, që paguhet për mbulimin e përfitimev­e të pensioneve për shkak të profesioni­t, përcaktohe­t në masën 5% të pagës bruto dhe ndahet në 3 % nga punëdhënës­i dhe 2% nga punëmarrës­i; b) kontributi që paguhet për mbulimin e përfitimev­e shtesë mbi pensionin e pleqërisë përcaktohe­t në masën 5% të pagës bruto dhe ndahet në 2,5% nga punëdhënës­i dhe 2,5% nga punëmarrës­i. Kontribute­t, sipas shkronjave "a" dhe "b", të pikës 2, të këtij neni, paguhen në fondin publik për të punësuarit mbi moshën 48 vjeç. Për të punësuarit nën moshën 48 vjeç, kontribute­t do të paguhen në skemën e pensioneve profesiona­le, krijuar sipas nenit 5/ 2, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar", - thuhet në ligj. Në këtë të fundit më tej bëhet

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania