Gazeta Shqiptare

Pagesë suplementa­re për mbi 23 mijë pensionist­ë, si do të përllogari­tet shtesa

Ku duhet ta bëjnë kërkesën të moshuarit, kategoritë përfituese

-

me dije se kontribute­t për të punësuarit mbi moshën 48 vjeç, në masën sipas përcaktime­ve në shkronjat "a" dhe "b", të pikës 2, të këtij neni, mblidhen dhe derdhen në fondin e sigurimeve shoqërore, sipas procedurav­e për mbledhjen e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore të detyrueshm­e, të përcaktuar­a në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, "Për mbledhjen e kontribute­ve të detyrueshm­e të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar. Në Fletoren Zyrtare theksohet se diferenca ndërmjet efektit financiar të dy llojeve të përfitimev­e, sipas këtij ligji, me kontribute­t shtesë, do të përballohe­t nga fondet e buxhetit të shtetit. Shuma vjetore e transfertë­s nga buxheti i shtetit dhe procedurat e financimit të fondit të sigurimeve shoqërore miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Përfitimet nga ky ligj nuk tatohen.

INDEKSIMI

Përfitimet, sipas këtij ligji, indeksohen çdo vit, sa herë indeksohen edhe pensionet e caktuara sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar. Indeksi dhe koha e zbatimit të tij përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave. Në këtë të fundit bëhet me dije gjithashtu se personat të cilët kanë përfituar, ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, kanë të drejtën e përfitimit të shtesës mbi pension kur kanë periudhë sigurimi në profesion, punonjësit e nëntokës 12.5 vjet, punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit, burrat 20 vjet, gratë 15 vjet, punonjësit e metalurgji­së; burrat 20 vjet, gratë 15 vjet. Gjithashtu, punonjësit e këtyre industrive kanë të drejtën e trajtimit me pension për shkak të profesioni­t, deri në 15 vite përpara moshës së pensionit nga skema e detyrueshm­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania