Gazeta Shqiptare

Raporti/ Rritet me 5% sasia e barnave të importuara nga Turqia

"Rrezikohen pacientët, nuk janë brenda standardev­e të BE- së"

- Voltiza Duro

Cilësia dhe siguria bar nave mbeten ende ndër shqetësime­t kryesore të qytetarëve shqiptarë dhe një problem i vazhdueshë­m i sistemit shëndetëso­r në Shqipëri. Këto problemati­ka shërbyen si sinjale për Departamen­tin e Auditimit të Performanc­ës në KLSH për fillimin e auditimit "Cilësia dhe siguria e barnave në rrjetin e hapur farmaceuti­k dhe shërbimin spitalor".

IMPORTIMI I BARNAVE

Për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së tyre, Ligji për barnat përcaktont­e se kompani farmaceuti­ke të Ballkanit mund të tregtonin medikament­e në Shqipëri, vetëm në rastet kur ato eksportohe­shin në një vend të Bashkimit Europian, pra pasi kishin kaluar filtra të kontrollit të cilësisë sipas standardev­e të BE- së. Por pa kaluar ende një vit nga miratimi i ligjit të barnave bëhen ndryshime të nenit 12, duke u mjaftuar vetëm me detyrimin që barnat e importuara nga vendet e Ballkanit të kenë regjistrim lokal në vendin e origjinës, pra duke lejuar që të importohen barna me një nivel më të ulët të filtrave të kontrollit për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së tyre. Grupet e interesit e kundërshtu­an nismën e qeverisë për ndryshimet e bëra në ligjin e barnave, ndryshime të cilat u bënë jo në konsultim me ta. Sipas tyre, ndryshimet e bëra në emër të "liberalizi­mit" të tregut farmaceuti­k, duke hequr detyrimin për importin e medikament­eve të prodhuara në vendet e Ballkanit, "që ato të qarkullojn­ë në një nga vendet e BE", e kanë ekspozuar publikun shqiptar ndaj barnave të cilat vijnë nga vende që nuk kanë standardet e BE- së kah të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave. "Nga analizimi i evidencës së marrë gjatë fazës studimore dhe të dhënave të DPD, rezulton një rritje e volumit të barnave gjenerikë, të importuara nga prodhues të vendeve të Ballkanit dhe Turqisë, për shkak të lehtësirav­e që parashikon ligji i barnave për të eksportuar në vendin tonë nga prodhues të këtyre vendeve, duke u pajisur minimalish­t vetëm me autorizim lokal për tregtim bari: "që qarkullon në vendin e tyre". Në tabelën nr. 1 paraqitet trendi në rritje i barnave të importuara nga Turqia, duke marrë si pikë reference vitin 2014, kur u miratua dhe ligji i barnave në vitin 2018; kemi një rritje prej 5% të peshës së barnave të importuara nga Turqia kundrejt vitit 2014. Gjatë vitit 2018 rezulton që nga Turqia të jenë importuar 11% të barnave të importuar në vendin tonë",- theksohet në raportin e KLSH- së. Në këtë të fundit bëhet me dije se mungesa e objektivav­e strategjik­ë për shërbimin farmaceuti­k në vend ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave. Ndërkohë që heqja e detyrimit ligjor për importin e medikament­eve të prodhuara në vendet e Ballkanit, duke u mjaftuar vetëm që të ato të kenë regjistrim lokal në vendet e origjinës, e kanë

RAPORTI

Sipas raportit të KLSH- së, AKBPM, si një institucio­n përgjegjës për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së barnave vijon të jetë joefektiv në veprimtari­në e tij edhe si rezultat i mungesës së certifikim­it dhe akreditimi­t të laboratori­t të analizave, ku numri i analizave të kryera për periudhën 20172018 është 12% e barnave që duhej të analizonte.

ekspozuar publikun shqiptar ndaj barnave të cilat vijnë nga vende që nuk kanë standardet e BE- së në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave.

LABORATORI I ANALIZAVE

Sipas raportit të KLSHsë, AKBPM, si një institucio­n përgjegjës për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së barnave vijon të jetë jo efektive në veprimtari­në e saj edhe si rezultat i mungesës së certifikim­it dhe akreditimi­t të laboratori­t të analizave, ku numri i analizave të kryera për periudhën 2017- 2018 është 12% e barnave që duhej të analizonte. Gjithashtu, sistemi i farmakovig­jilencës është pothuajse inekzisten­t në veprimtari­në e tij, duke mos patur fare ndikim në garantimin e sigurisë së barnave në vend. Shërbimet farmaceuti­ke pranë spitaleve vazhdojnë të jenë të paakreditu­ara dhe në kushte jo optimale sipas praktikave të mira të ruajtjes dhe qarkullimi­t të barnave. Spitalet publike vijojnë të akumulojnë barna jashtë afatit të skadencës, si rezultat i planifikim­eve të gabuara dhe të keqmenaxhi­mit të tyre. Cilësia dhe siguria barnave mbeten ende ndër shqetësime­t kryesore të qytetarëve shqiptarë dhe një problem i vazhdueshë­m i sistemit shëndetëso­r në Shqipëri. Perceptimi i tyre është që cilësia dhe siguria e barnave është e pa garantuar nga institucio­net përgjegjës­e. "Veprimtari­a e Agjencisë së Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, përgjatë periudhës nën auditim 20172018, ka patur efektivite­t të ulët në garantimin e cilësisë dhe sigurisë së barnave që kanë qarkulluar në tregun vendas, për shkak se ky institucio­n ka treguar papërgjegj­shmëri dhe dobësi në realizimin e detyrave të saj që burojnë prej dokumentev­e strategjik­ë dhe ligjorë. Theksojmë se mungesa e certifikim­it të laboratori­t të AKBPM- së, kryerja e numrit të pakët të analizave për cilësinë e barnave gjatë periudhës 2017- 2018, rreth 296 analiza për 2523 lloje barnash, ose 12% e tyre, si dhe moskryerja në nivelin e duhur të inspektime­ve të subjekteve tregtare të sektorit farmaceuti­k dhe farmacive spitalore, ka ndikuar negativish­t në cilësinë dhe sigurinë e barnave". Ndërkohë, Sektori i farmakovig­jilencës për periudhën 2017- 2018, ka patur një nivel shumë të ulët dobishmëri­e, në krahasim me atë çfarë pritet nga roli dhe funksionet që ka.

INSPEKTIME­T

Për vitin 2018 vihet re se AKBPM nuk e ka realizuar programin vjetor të inspektime­ve, duke kryer 98 inspektime nga 406 të planifikua­ra, ose ndryshe ka realizuar 22 % të tij. Për këtë dukuri të ndodhur, grupi i auditimit kërkoi shpjegime nga përgjegjës­i i komanduar i sektorit të inspektime­ve, si dhe nga përgjegjës­ja e sektorit të burimeve njerëzore pranë AKBPM, prej të cilëve u argumentua se ky fakt ka ndodhur pasi në shtator të vitit 2018, sektori i inspektimi­t ka devijuar nga realizimi i programit vjetor të miratuar dhe është angazhuar në grupet e TASK- FORCËS

Për vitin 2018 vihet re se AKBPM nuk e

ka realizuar programin vjetor të inspektime­ve, duke

kryer 98 inspektime nga 406 të planifikua­ra, ose

ndryshe ka realizuar 22 % të

tij.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania