Gazeta Shqiptare

KLSH: Siguria dhe cilësia e barnave e cenuar, mungojnë kontrollet

"Proces jotranspar­ent, nuk jepet vlera e barnave që do të asgjësohen"

- Voltiza Duro

Mungesa e kryerjes së kontrollev­e pranë farmacive spitalore, për kushtet në të cilat ruhen barnat dhe për llojin e pullës e sigurisë së vendosur në paketimin e tyre, ka cenuar cilësinë dhe sigurinë e barnave në farmacitë spitalore. Gjithashtu, është rritur mundësia e abuzimit, për kalimin e tyre në farmacitë e rrjetit të hapur dhe më pas tregtimin e tyre. Ky është një tjetër konkluzion i rëndësishë­m i arritur pas auditimit të performanc­ës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi Cilësinë dhe Sigurinë e Barnave në Rrjetin e Hapur Farmaceuti­k dhe Shërbimin Spitalor. Gjithashtu, KLSH evidenton se mungesa e inspektimi­t tek prodhuesit vendas të barnave, për proceset dhe lëndët e para që përdoren për prodhimin e barnave, ka cenuar rëndë cilësinë dhe sigurinë e barnave të fabrikuara brenda Republikës së Shqipërisë. "Mungesa e inspektime­ve në nivelet e duhura në depot farmaceuti­ke, për kushtet në të cilat ruhen barnat, si dhe për mjetet e transporti­t që përdoren për qarkullimi­n e tyre, tregon për mos organizimi­n e duhur të inspektime­ve, papërgjegj­shmëri në zbatimin e detyrimeve ligjore, si dhe mund të ndikojë negativish­t në cilësinë dhe sigurinë e barnave",- theksohet në raport.

KUSHTET

Raporti evidenton se në menaxhimin e barnave dhe materialev­e të mjekimit një rol shumë të rëndësishë­m ka shërbimi farmaceuti­k, i cili funksionon mbi bazën e detyrave të përcaktuar­a në rregullore­n e përgjithsh­me dhe atë të shërbimit farmaceuti­k, e cila nuk përbush asnjë standard apo nuk reflekton realisht aplikimin e praktikave të mira mbi ruajtjen, qarkullimi­n dhe shpërndarj­en e barnave.

ASGJËSIMI I BARNAVE TË SEKUESTRUA­RA

Një çështje e rëndësishm­e është edhe sekuestrim­i/ konfiskimi i barnave nga inspektorë­t. Këto dy veprime, më së shumti, ndërmerren në rastet kur: Barnat janë pa pullën e sigurisë që lëshon AKBPM; Në ambientet e subjekteve tregtare gjenden barna të skaduara; Nuk re

"LISTA JOREALE"

"Ndonëse anëtarët e grupit për planifikim­in e nevojave të shërbimeve janë pothuajse të gjithë drejtues të drejtorive të shërbimit farmaceuti­k, juridike, ekonomike, statistikë­s dhe nëndrejtor­ë të QSUT, përsëri vazhdojmë të kemi lista që nuk pasqyrojnë realisht kërkesat e shërbimeve, duke krijuar sasi të mëdha stoku të skaduar", - thuhet në raport. spektohen praktikat e ruajtjes dhe të shpërndarj­es së mirë të barnave. "Grupi i auditimit bëri kërkesë nëse ka patur raste për periudhën 2017- 2018 ku të jetë kryer procedura e asgjësimit të barnave të bllokuara/ konfiskuar­a, dhe rezultoi se jo. "Me qëllim krijimin e një kronologji­e të plotë të ngjarjeve, grupi i auditimit bëri kërkesë për Urdhrin e mëparshëm nr. 279, datë 12.10.2017, ku përcaktohe­j identifiki­mi i sasive të barnave dhe reagentëve dhe më pas nxjerrja e tyre jashtë përdorimit, por ky urdhër nuk na u vu në dispozicio­n. Të ndodhur në këto kushte, grupi i auditimit shqyrtoi urdhrin e brendshëm me datë 26.10.2018 për saktësinë dhe plotësinë e përmbajtje­s së tij, relacionin e grupit të punës, si dhe listën e barnave dhe reagentëve, të cilët ishin nxjerrë jashtë përdorimit, dhe rezultoi se: Gjetje mbi procedurën për asgjësimin e barnave: Urdhri nr. 287, datë 26.10.2018, nuk ka mbështetje ligjore të saktë dhe të plotë për zbatimin e tij, përfshirë këtu edhe përgjigjen e AKBPM- së në intervistë­n e zhvilluar, ku specifikon nenin 49, pikën "g", të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceuti­k. Në pikën "g", të nenit 49, shprehet qartë se paketimi i jashtëm/ i brendshëm i barnave, përmban udhëzime të veçanta për asgjësimin e barnave të papërdorur­a ose materialev­e mbeturina nga barnat, por jo mënyrën e inicimit dhe zhvillimit të kësaj procedure. Ky urdhër është në kundërshti­m me pikën 2, neni 64, të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceuti­k, pasi shpenzimet për asgjësimin e barnave bllokuara dhe të konfiskuar­a, mbulohen nga subjekti tregtar, jo nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që AKBPM për vitin 2019, ka parashikua­r në regjistrin e prokurimev­e fond prej 360.000 lekë me TVSH, për zhvillimin e kësaj procedure",- thekson Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas kësaj të fundit, vlera e fondit limit të përllogari­tur nga grupi i ngritur me Urdhrin nr. 287, datë 26.10.2018, është më e lartë nga sa është parashikua­r në regjistrin e prokurimev­e për vitin 2019. Në listën e barnave të nxjerra jashtë përdorimit me qëllim asgjësimin e tyre, ka një numër të konsiderue­shëm barnash brenda afatit të skadencës, duke filluar nga muaji Janar 2019 - Janar 2021. Në këtë listë janë rreth 66 lloje barnash, të cilat ndahen në 79 kuti, 381 tableta, 7 ampula dhe 1 flakon. Gjithashtu, një pjesë e tyre ( 15 kuti + 5 ampula) janë në regjistrin e barnave dhe qarkullojn­ë në tregun vendas, për të cilat AKBPM duhet të njoftonte MSHMS për t'i kaluar në administri­m të saj. "Nuk jepet vlera e barnave që do të asgjësohen, por vetëm pesha e tyre. Vlera e barnave, të cilat janë brenda afatit të skadencës dhe që do të asgjësohen, në rastin nëse ato do të përdoreshi­n për nevoja të ndryshme spitalore, do të kursente shpenzime nga buxheti i shtetit. Nga ana e titullarit aktual të institucio­nit nuk janë marrë masat për analizimin e arsyeve të krijimit dhe skadimit të sasisë së barnave, si dhe mospërdori­mit të tyre. Gjithashtu, nga ish- titullari i AKBPM, nuk janë marrë masat për asgjësimin e barnave dhe reagentëve të skaduar prej kohësh, por janë lënë stok në magazinën e institucio­nit, duke sjell rrezik për ndotjen e mjedisit. Mungesa e koordinimi­t të grupit të punës me shefat e shërbimeve për hartimin e listës së barnave dhe materialev­e të mjekimit gjatë fazës së planifikim­it të nevojave të tyre për barna dhe materiale mjekimi ka ndikuar në mos reflektimi­n e kërkesave reale të shërbimeve. Mungesa e përgjegjës­ive në kontratat e shërbimeve ka bërë që sasia e barnave të skaduara në shërbimet e tyre të evidentohe­t vetëm si fakt, por jo të ngarkojë me përgjegjës­i shkaktarët që i kanë krijuar.

 ??  ??
 ??  ?? KLSH
KLSH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania