Gazeta Shqiptare

Dron me drogë në burgun e Shënkollit, në pranga tre veta

Tentuan të fusnin kanabis sativa dhe tre celularë Aksioni i policisë, ja kush janë të rinjtë

-

Droni veç funksionit si kamera tashmë ka nisur të përdoret dhe si korrier. Në vend të pëllumbave, tre të rinj kanë përdorur dronin për të futur drogë në burgun e Shënkollit, por janë pikasur e më pas arrestuar nga policia, që kapi në kohë planin e tyre. Ngjarja është regjistrua­r mbrëmjen e së shtunës ndërkohë, efektivët e policisë së burgut kanë marrë masa për monitorimi­n e mjetit fluturues deri në uljen e tij jashtë territorit të burgut, pasi mbante një pako të dyshimtë. Sipas burimeve, nga kontrolli që i është bërë pakos janë gjetur 3 celularë, 3 karta celularësh, 7 pako me lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa.

NJOFTIMI

Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me Policinë e Burgjeve parandalua­n dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit. Sekuestroh­et droni ku në trup të të cilit ishin lidhur 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë. Arrestohen në flagrancë tre shtetas , ku në mjetin e tyre u gjet telekomand­a e dronit. Në orët e vona të mbrëmjes , në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit , punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës. Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor. Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesiona­le u bë e mundur bllokimi i dronit në rrethin e dytë të jashtëm të burgut, ku gjatë këqyrjes në trup të dronit u gjetën të lidhura në një qese plastmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë. Gjithashtu, po në vijim të veprimeve tek pjesa e pasme e burgut ne një distance 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe bllokuar një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona. Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomand­ën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. V. , 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje. Xh. K. , 25 vjeç, banues në Shkodër, Xh. L. ,28 vjeç, banues në Bajze , Malësi e Madhe, Shkodër. Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale "Prodhimi dhe shitje te narkotikev­e" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucio­nin e ekzekutimi­t të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative".

 ??  ??
 ??  ?? Droni i përdorur për të futur drogë në burgun e Shënkollit
Droni i përdorur për të futur drogë në burgun e Shënkollit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania