Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet parlamenta­re në Greqi, "Demokracia e re" pretendent­e

Çfarë thonë sondazhet paraprake për partinë e Micotaqisi­t Analistët: Fushata ishte e mërzitshme

-

Greqia votoi të dielën për zgjedhjet par lamentare në vend. Mediat greke raportuan se kutitë e votimit u hapën në 21.478 qendra dhe 9.9 milionë grekë votuan për të zgje- dhur deputetë nga 20 parti dhe forca politike, të cilat sfidojnë njëra- tjetrën në këtë garë. Në këto zgjedhje të drejtë vote patën mbi 150. 000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë që kanë marrë nënshtetës­inë. Procesi i votimit në shtetin fqinj ka përfunduar sipas orarit të caktuar. Partia "Demo- kracia e re" ( ND) e Qiriakos Micotaqis rezulton fituese e zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re, si

pas exit poll- eve të para. Sipas rezultatev­e, ND ka marrë 3842% të votave, SYRIZA 26.530.5%, KINAL 6- 8%, Partia Komuniste 5- 7%, "Agimi i Artë" 2.8- 4.8% dhe "MeRa25" e Janis Varufaqis 3- 5%. Parlamenti grek ka 300 deputetë. 20 parti garuan për të plotësuar këto 300 vende. "Demokracia e Re" ka premtuar se do të ulë taksat dhe do të privatizoj­ë shërbimet në vend. Greqia vazhdon akoma të vuajë pasojat e krizës financiare të vitit 2008. Papunësia në vend mbetet e lartë, sidomos tek të rinjtë. "Demokracia e Re" mendohet se ka arritur të marrë mjaft mbështetës mes të rinjve nga mosha 18 deri 24 vjeç. Numri i përgjithsh­ëm i votuesve ishte 9 903 864, nga të cilët 519 227 janë mes 17- 21 vjeç. Për herë të parë edhe 17- vjeçarët kanë të drejtë vote. Numrit të votuesve në lista u hiqen 18 430 persona, të cilët kanë vdekur që pas përfundimi­t të zgjedhjeve për në PE, majin e kaluar. Votimi është i detyrueshë­m, përveç atyre që janë jashtë shtetit dhe atyre mbi 70 vjeç. Kjo fushatë nuk ka kaluar pa kritika nga radhët e analistëve, të cilët në tërësi e kanë cilësuar si një fushatë të mërzitshme, pavarësish­t faktit se grekët për herë të parë do të votojnë një qeveri, e cila nuk do të jetë e ndërvarur nga programet e ndihmave financiare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania