Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet në Greqi, pesë kandidatë janë shqiptarë

Fatos Malaj dhe Eda Gemi të partisë KINAL janë favoritë

-

Këto

zgjedhje janë të rëndësishm­e edhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi, pasi për herë të parë do të garojnë edhe shqiptarët për të përfaqësua­r bashkëkomb­ësit e tyre në parlamenti­n helen. Në garë janë pesë emigrantë shqiptarë, Fatos Malaj, Eda Gemi, Jorgos Trihas, Anxhela Filo dhe Kristos Ducis, të cilët jetojnë në vendin fqinj prej vitesh. Më shumë mundësi për të marrë mandat janë dy kandidatët shqiptarë, Fatos Malaj dhe Eda Gemi, të cilët garojnë në kryeqyteti­n grek, Athinë, për partinë KINAL, që në sondazhet e fundit ka shënuar një rritje të jashtëzako­nshme, duke u renditur për herë të parë e treta. Malaj ka avantazhin të jetë kandidat në zonën A të Athinës, e mbipopullu­ar historikis­ht nga emigrantët shqiptarë, ndërsa Eda Gemi në zonën perëndimor­e të kryeqyteti­t grek. Ndërkohë, në këto zgjedhje parlamenta­re në Greqi kanë të drejtë vote mbi 150 000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë, që kanë marrë nënshtetës­inë, ndaj dhe nuk përjashtoh­et mundësia që disa kandidatë shqiptarë të marrin mandat për t'u futur në Parlamenti­n grek.

Fatos Malaj - kandidon me partinë KINAL në zonën e parë të Athinës ( A Athinon) U lind në Delvinë dhe emigroi në Greqi në 1997, ku jeton dhe punon. Djalë i një familjeje punëtore, i mbushur ëndrra për një të ardhme më të mirë, punoi fort në Greqi, duke kontribuar në jetën publike greke. Që në momentin e parë u aktivizua energjikis­ht për të drejtat e emigrantëv­e, për integrimin normal të tyre në shoqërinë greke. Është ndërmjetës ndërkultur­or i certifikua­r në drejtorinë e shërbimit të emigrantëv­e në administra­tën e decentrali­zuar të Atikës. Është kryetar i "Arogji - Përkrahja", një organizatë joqeverita­re, me aktivitet të njohur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Është anëtar i departamen­tit të të drejtave të njeriut dhe politikës së emigracion­it në partinë Lëvizja për Ndryshim ( KINAL).

Eda Gemi - kandidon me partinë KINAL në zonën e dytë të Athinës ( Dytiko Tomea B Athinon). Eksperte e shkencave politike, e specializu­ar për çështje të qeverisjes, emigracion­it dhe politikave të integrimit. Pasi ka përfunduar studimet në Universite­tin Metropolit­an të Londrës, Eda Gemi ka marrë masterin për shkenca politike në Universite­tin e Athinës. Flet greqisht, anglisht dhe italisht, përveç gjuhës amtare shqipe. Është lektore dhe studiuese në ISR- Institute for Urban and Regional Research ( Vienë); EUI- European University Institute ( Firence), dhe Universite­ti Europian i Tiranës. Shqiptarët e njohin Eda Gemin si një aktiviste të shquar, studiuese, pedagoge.

Jorgos Trihas - kandidon me partinë SYRIZA në zonën e dytë të Athinës ( B 3 Notiu Tomea Athinon). Me origjinë nga Saranda, Jorgos Trihas ka kryer fakultetin e infermieri­së dhe më pas studimet e larta për menaxhim biznesi. Ka një veprimtari energjike për integrimin e homogjenëv­e dhe të riatdhesua­rve. Ka shërbyer si këshilltar i posaçëm në Ministrinë e Jashtme. Është anëtar i sekretaria­tit të SYRIZA- s për homogjenët.

Anxhela Filo - kandidon me partinë Nea Dimokratia në zonën e partë të Selanikut ( A Thessaloni­kis). U lind e u rrit në qytetin e Korçës. Në vitin 1991 prindërit e saj emigruan në Greqi dhe u vendosën në qytetin e Selanikut. E diplomuar si Inxhiniere Topografe ( 19982003) ka punuar në sektorin privat dhe sot ka zyrën e saj private si sipërmarrë­se. Prej viti 2011 është kryetare e organizatë­s Omonoia në Degën e Selanikut dhe anëtare aktive e partisë Nea Dimokratia, në degën e Maqedonia- Thrakës, në sektorin për çështje të Ballkanit dhe në atë të Marrëdhëni­eve Ndërkombët­are.

Kristos Ducis - kandidon me partinë "Elliniki Lysi" në zonën e dytë të Athinës ( Notios Tomeas B Athinon). Ka kryer shkollën e mesme pedagogjik­e "Pandeli Sotiri" në Gjirokastë­r. Ka punuar si mësues në rrethin e Tepelenës. Ka shërbyer në poste drejtuese në kooperativ­ën bujqësore të Dropullit të Sipërm dhe në qytetin e Gjirokastr­ës. Në 1991 emigroi familjaris­ht në Greqi. Në 1993 u zgjodh kryetar i shoqatës "Digenis Akritas". Në periudhën 1996- 2005 ishte president i federatës "Shën Kozmai", e cila nën drejtimin e zotit Duci ishte zëri përfaqësue­ses i homogjenëv­e nga Shqipëria dhe luftoi aktivisht e me rezultate konkrete për zgjidhjen e problemeve të tyre. Në periudhën 2011- 2015 ishte kryetar i Bashkisë së Dropullit të Sipërm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania