Gazeta Shqiptare

Gjermania, fituesja e kompromisi­t për Europën

Zgjedhja e ministres farsë për zgjedhjet europiane? Parashikoh­et dështim Ursula von der Leyen, pasuese e denjë e Junckerit

-

prishje në Gjermani e kompromisi­t të mundimshëm për postet evropiane. Kështu që konsideroh­et thuajse e sigurtë, që Gjermania do të marrë postin me prestigj më të lartë në BE, Presidenti­n e Komisionit Evropian. Pas gati një gjysmë shekulli, Komisioni Evropian pritet të drejtohet për herë të parë nga një grua. Ursula von der Leyen është nga personalit­etet më besnike të Angela Merkelit. Për 14 vjet ajo ka qenë pjesë çdo kabineti Merkel. Dhe tani pritet të drejtojë qeverinë e Evropës. Padyshim arritje për Gjermaninë dhe për kancelaren Merkel.

ÇFARË MUND TË PRITET NGA VON DER LEYEN SI PRESIDENTE E KE?

Emërimi i Ursula von der Leyenit është kompromisi gjermano- francez: që francezët të merrnin nga ana tjetër, Drejtimin e Bankës Qendrore Europiane, Bankës përgjegjës­e për eurozonën. Christine Lagarde, shefja aktuale e FMN ( megjithatë juriste dhe jo ekonomiste) pritet të konfirmohe­t formalisht në këtë detyrë Përfaqësue­sit e ekonomisë gjermane dhe taksapague­sit gjermanë, që kursejnë para me zell, do ta kishin preferuar për Gjermaninë këtë post. Ulja e normave orientuese bankare të interesit për euron, nga kreu aktual i Bankës Qendrore Europiane, italiani Mario Draghi, e ka ulur në mënyrë drastike edhe vlerën e kursimeve të gjermanëve në banka. Ursula Von der Leyen vjen nga një familje me traditë, tregtarësh dhe politikanë­sh në Gjermani. I ati i saj ka qenë kryeminist­ër i një landi të Gjermanisë. Për një periudhë kohe madje von der Leyeni shihej si pasardhëse e Merkelit, tek CDU- ja. Si frëngjisht­folëse dhe pro afrimit me Francën në mbrojtje von der Leyeni shihet me simpati edhe nga francezët. Si ministre e mbrojtjes, von der Leyen është treguar e moderuar në kontakte me evropianët dhe e aftë. Kontaktet që ka pasur në post edhe me Ballkanin, i japin asaj njohje më të mirë të gjendjes, se p. sh. JeanClaude Junckeri. Sado që Komisioni Evropian mbetet, në fund, ende i pafuqishëm ndaj vendimeve të vendeve anëtare të BE, Presidenti i Komisionit përcakton politikat. Nën drejtimin e von der Leyenit do të jetë edhe Jozep Borelli, I Ngarkuari i Ri për politikën e jashtme të BE. Spanjolli Borell, siç dihet ka shprehur qëndrimin e vendit të tij kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Pas skualifiki­mit të Manfred Weberit, socialdemo­krati holandez Timmermans e kishte mbështetje­n e Gjermanisë dhe të Francës. Por një politikan parimor si Timmermans­i mund të konsideroh­et viktimë e mbrojtjes së parimeve evropiane. Këtu ndizet më tej revolta socialdemo­krate në Gjermani. Askush tjetër në Komisionin Evropian nuk e ka mbrojtur më fort sundimin e ligjit në Lindje të Evropës, se zëvendëspr­esidenti aktual i Komisionit, Timmermans. Sidomos përballë problemeve me shtetin ligjor në Poloni. Dhe tani qenë pikërisht shtetet me raport "të parehatshë­m" me ligjin, Polonia dhe Hungaria, brenda Partisë Popullore Evropiane, që nuk e dhanë votën për Timmermans­in. Me to u bashkua edhe Italia, që ka aktualisht një qeveri populiste. Në politikën evropiane, me sa duket, kanë sukses vetëm ata që etiketohen si pragmatikë.

VETËBESIMI FRANCEZ DHE MODESTIA GJERMANE

Përballja me shumë shtete ziliqare për fuqinë e Gjermanisë, i ka mësuar politikanë­t gjermanë të mos flasin shumë, si i kryejnë në fakt punët në politikën evropiane. Edhe në këtë rast ata që shprehen janë francezët. Sipas shtypit francez qenë francezët që ia kujtuan Merkelit emrin e von der Leyenit, që një vit më parë. E pyetur, Kancelarja Merkel nuk e konfirmoi këtë. Po a është meritë franceze suksesi? Në Francë kanë shumë kujdes që Franca të mos paraqitet si zbatuese e vendimeve të Gjermanisë. Dhe Presidenti­t Macron i duhet për politikën e brendshme imazhi i njeriut të veprave, që zgjidh probleme. Ky imazh i tij është goditur në Francë, e cila me reformat e tij po përjeton një krizë sociale. Mot, në vitin 2020 në Francë janë zgjedhjet komunale e edhe për këtë arsye shtypi francez e paraqet Macronin si njeriun pa të cilin nuk funksionon gjë në Evropë. Kjo është ndoshta e vërtetë, por është vetëm gjysma e së vërtetës. Europa nuk funksionon pa Gjermaninë dhe Francën. Është fakt që Macroni e goditi parimin e kandidatit kryesor fitimtar, të partive më të mëdha evropiane, në zgjedhjet evropiane. Ai me disa aleatë e pengoi kandidatin e partisë fituese në zgjedhjet evropiane, të Partisë Popullore Evropiane, gjermanin Manfred Weber të bëhet President i Komisionit Sipas Macronit, sistemi i kandidatit kryesor nuk i përgjigjet më kohës. Por: Presidenti i Komisionit Evropian, vjen nga Gjermania, siç u nis në krye të debatit. Ursula von der Leyen është sërish gjermane, jo franceze apo e ndonjë kombësie tjetër. Ajo është sërish konservato­re, politikish­t e grupit të Partisë Popullore Evropiane. Macroni tregoi mençuri që evitoi çarjen publike me Gjermaninë dhe i mbeti besnik parimit që kundërshti­të me Gjermaninë ai i shpreh, por privatisht. Po të kishte vepruar ndryshe nuk do të kishte pasur asnjë fitim. As në politikën e brendshme të vendit të tij, ku ai orientohet thuajse për çdo veprim të politikës së jashtme franceze.

Marrë nga Dewtche Welle

 ??  ?? Ursula von der Leyen
Ursula von der Leyen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania