Gazeta Shqiptare

Alexandria Ocasio- Cortez: Nga vij unë, kodi postar përcaktonf­atin. Gra si unë s'pritet të garojnë në kongres

-

GODITJE E PARIMIT DEMOKRATIK PËR HIR TË PAQES NË EUROPË?

Kështu, sipas kritikëve, emërimi i von der Leyenit e kthen në farsë përpjekjen për t'u dhënë zgjedhjeve evropiane një natyrë më demokratik­e. Në fund të fundit, për von der Leyenin u ra dakord "nëpër zyra". Po ka pak gjasa që Parlamenti Evropian ta bllokojë, në fund, zgjedhjen e von der Leyenit. Gjithmonë sheh protesta të mëdha nga socialdemo­kratët dhe pastaj ndodh pak, shkruante revista Der Spiegel këto ditë. Që gjithçka të mos dështojë prej m o s m a r r ë v e s h j e v e brendagjer­mane, edhe francezët kanë aktivizuar rrjetet e tyre të miqësisë. Sipas burimeve franceze, ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire kontaktoi ministrin gjerman socialdemo­krat të Financave, Olaf Scholz. Ministri i Jashtëm francez Yves Le Drian kontaktoi homologun gjerman socialdemo­krat, ministrin e Jashtëm Heiko Maas. Francezët kujtuan përgjegjës­inë për Europën, që do të bllokohej nga një Alexandria

OcasioCort­ez: 29 vjeç, gruaja më e re në moshë e zgjedhur në Kongresin amerikan. E nisi fushatën e saj me një video virale: "Andej nga vij unë, kodi postar të përcakton fatin. Gra si unë nuk është e parashikua­r që të garojnë për në Kongres". Por, në fakt, sot Alexandria OcasioCort­ez, 29 vjeç, është deputetja më e re që është zgjedhur ndonjëherë në Kongres, një millenial që ka "zhdoganuar" fjalën socialiste duke u imponuar si simbol i ndryshimit. E lindur në Bronx, por me origjinë nga Puerto Rico, ka studiuar për ekonomi ndërkohë që studimet i ka përballuar duke punuar si banakiere. Një përdoruese eksperte e rrjeteve sociale, i ruan marrëdhëni­et me bazën e saj duke folur për politikë përmes ' Twitterit' dhe ' Instagrami­t'. Ka qenë lançuesja e "Green New Deal", një projekt ambicioz për të bërë që Amerika të braktisë lëndët djegëse tradiciona­le aq të dashura për Trumpin, dhe për të adoptuar vetëm energji të rinovueshm­e brenda 10 vitesh. Mbështetet nga 15 prej kandidatëv­e në garën për nominimin brenda Partisë Demokratik­e.

 ??  ?? Alexandria Ocasio- Cortez
Alexandria Ocasio- Cortez

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania