Gazeta Shqiptare

BE duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan

Samiti i së premtes: A po afron zgjerimi dhe bashkimi me fuqitë e mëdha? Çfarë diskutuan krerët europianë për të ardhmen e vendit

-

Udhëheqësi­t e BE, duke përfshirë kan celaren gjermane Angela Merkel, kryeminist­rin francez Edouard Philippe dhe kryeminist­ren britanike, Theresa May, u mblodhën të premten në Poznan, Poloni për ditën e fundit të samitit të Ballkanit Perëndimor. "Gjeografia është fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës: kemi të njëjtën histori, të njëjtën gjeografi, të njëjtën trashëgimi kulturore dhe të njëjtat mundësi dhe sfida, sot dhe në të ardhmen. "Ne jemi fati i njëri- tjetrit. Prandaj, të mos ketë dyshime se vendi i Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian", tha të enjten komisioner­i i BE, Johannes Hahn në fjalimin e tij. Por sa serioze është BE- ja në angazhimin e saj për të vazhduar procesin e integrimit?

Ku ndodhen vendet e Ballkanit Perëndimor, në procesin e tyre të pranimit?

Nga gjashtë aspirantët e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia fqinjë janë në radhë për t'u bashkuar me BE, ndonëse asnjëri shtet nuk ka gjasa të bëhet një vend anëtar në të ardhmen e afërt. Atyre u është thënë se duhet të çrrënjosin krimin e organizuar, korrupsion­in dhe nepotizmin dhe të reduktojnë pikësëpari burokracin­ë, ndërkohë që elita politike në të dy vendet është thellësish­t e ndarë në kampe pro- BE dhe pro- Rusi. Muajin e kaluar, Komisioni rekomandoi fillimin e negociatav­e të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mbetet për t'u parë nëse Këshilli do të ndjekë rekomandim­in në tetor. Maqedonia e Veriut shpreson se zgjidhja e mosmarrëve­shjes së gjatë për emrin me Greqinë, do të jetë bileta e saj e hyrjes. Ndërsa Shqipëria ndesh në një rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore.

A ka mbështetje të mjaftueshm­e për zgjerimin?

Franca dhe Gjermania i kundërvihe­n njëra- tjetrës, për temën nëse BE duhet të ecë drejt zgjerimit të mëtejshëm. "Unë jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës qëndron në zgjerimin e mëtejshëm, kur ne nuk mund të gjejmë marrëveshj­e as midis 28 shteteve", tha Presidenti francez Emmanuel Macron në fillim të javës, mes frustrimit rreth gjetjes së kandidatëv­e për postet kryesore në BE. Në të kundërt, kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu publikisht mbështetje­n për Maqedoninë e Veriut, që të nisë bisedimet e pranimit. "Nuk mund të heqim dorë nga zgjerimi. Kjo nuk do të ishte në interesat gjermane dhe as evropiane", tha ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth. "Anëtarësim­i është i lidhur me kërkesa të qarta. Duhet të qëndrojë kështu". Zgjerimi kërkon unanimitet, që do të thotë se Macron do të kishte fuqinë e vetos. Holanda gjithashtu u pozicionua krah Francës, kur dyshja papritmas bllokoi fillimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në qershor 2018. Kur të vijë momenti i fundit, megjithatë, nuk është e qartë nëse Macron do të ushtrojë të drejtën e vetos - sidomos nëse Gjermania është në mbështetje të dy vendeve.

A po e mbyll BE derën, për Ballkanin Perëndimor?

Srecko Latal, redaktor rajonal i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigat­ive ( BIRN) tha se vendet e tjera jashtë BE- së janë të interesuar për Ballkanin. "Bashkimi Evropian është ende opsioni më i sigurt dhe më i mirë për Ballkanin," tha Latal, "por pyetja kryesore është nëse zgjerimi është ende në tryezë apo jo, dhe kur flas për terma realistë kjo do të thotë diçka që mund të jetë, jo thjesht diçka që mund të arrihet brenda 10 apo 15 viteve, por edhe diçka që do të sjellë pasoja konkrete si projekte, investime, mundësi punësimi". "Njerëzit nuk e shohin këtë, dhe për këtë arsye po kthehen gjithnjë e më shumë drejt ndikimeve të tjera si ruse, turke dhe kineze. Paratë kineze janë shumë më të disponuesh­me, vijnë pa shumë detyrime", shtoi Latal.

A do të vendoset ndonjë gjë në samit?

Korrespond­enti i Euronews në Bruksel, Jack Parrock tha se asnjë vendim nuk pritet në samit. "Ajo që mund të presim janë disa diskutime të ashpra midis zyrtarëve të lartë nga ato vende dhe BE",- tha ai duke iu referuar zhgënjimev­e të Maqedonisë së Veriut apo Shqipërisë, që mendojnë se kanë bërë gjithçka që u është kërkuar, dhe ende nuk shohin progres në procesin e pranimit.

BE është e zënë me veten. Për një zgjerim të shpejtë nuk mendon askush për momentin në Bruksel. Por vendet e Ballkanit kanë nevojë për oferta konkrete në vend të premtimeve boshe, mendon Adelheid Feilcke. Në gjendjen aktuale politike në Bashkimin Europian askush nuk mendon për zgjerimin e tij në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e qartë. BE brenda saj ka kaq shumë sprova të vështira, me të cilat duhet të përballet, e në lidhje me Ballkanin Perëndimor është tërësisht jounike. Sinjalet që vijnë nga kryeqytete­t europiane në drejtim të Sarajevës deri në Tiranë janë kundërthën­ëse dhe tregojnë vetëm dilemën e BE: Sa herë po ngushëlloh­en këto vende, një herë shtyhen premtimet e bëra, herën tjetër aktorë të rinj politikë nuk ndjehen të lidhur ndaj premtimeve të vjetra. Ka ardhur koha për një strategji të re të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, një strategji, e cila gjen konsesus brenda BE kurse njerëzve në Ballkan u tregon perspektiv­a konkrete e të bëshme. Procesi i Berlinit ( në kuadër të të cilit u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor) është çelësi për këtë rrugë!

Përpjekje që nuk shpërblehe­n

Ja dramaturgj­ia e viteve e muajve të fundit: BE hap perspektiv­ën e çeljes së bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Këto vende ndërmarrin përpjekje të shumta t'i përmbushin kushtet e duhura. Maqedonia e Veriut madje ia del me heqjen dorë nga emri i shtetit të bëjë një pajtim historik me Greqinë, edhe Shqipëria nis procesin e dhimbshëm të vetingut të kërkuar nga BE për verifikimi­n e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëv­e. Lëvdata nga të gjitha anët. Por çfarë ndodh? Vendet anëtare të BE nuk e respektojn­ë premtimin e dhënë nga vetë ata në vitin 2018 dhe e shtyjnë sërish çeljen e negociatav­e. Natyrisht gjenden shumë arsyetime për këtë, e veçanërish­t kriza aktuale shtetërore e kushtetues­e në Shqipëri i vë pikëpyetje shumë hapave që janë bërë. Por edhe në këtë gjendje, BE duhet t'i qëndronte premtimit dhe t'i fillonte negociatat. Sepse ato do të ishin vetëm sinjali startues në një proces të gjatë, që do të zgjaste me vite! Premtimi i vitit 2003 në Selanik për afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE nuk përkrahet më nga shumica nga BE. Kush e do më zgjerimin e BE? Presidenti francez Emmanuel Macron e ka thënë qartë: Në fillim thellim pastaj zgjerime të tjera.

Askush nuk mendon për zgjerimin

Mali i Zi dhe Serbia negociojnë ndërkohë prej disa vitesh, edhe pse procesi ngec. Për Bosnje- Hercegovin­ën dhe Kosovën as që mund të flitet për negociata. Kosova është i vetmi vend në Europë pa lëvizje të lirë, dhe liberalizi­mi i premtuar i vizave shtyhet rregullish­t. E që do mund të priten lehtësime me një të ngarkuar të BE për politikën e Jashtme, Joseph Borrell, vendi i të cilit Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo është më se e diskutuesh­me. Fakti që të dyja protektora­tet e BE- së janë më pak të përgatitur­a për BE tregon ndoshta më qartë, se çdo gjë tjetër mungesën e koherencës në politiken europiane për Ballkanin Perëndimor. Kjo dilemë u bë më se e qartë tani në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan. Presidenti polak Andrzej Duda u shpreh hapur i zhgënjyer për hezitimin e partnerëve të tij europianë, për t'i afruar më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor. Merkel u përpoq të zbusë, kurse Macron as nuk u duk në Poznan.

Hapa të vegjël në vend të hapit të madh

E gjitha kjo në një kohë që ka progres konkret në bashkëpuni­min rajonal, duke filluar që nga projektet e infrastruk­turës deri në rrjetin rajonal të të rinjve, RYCO dhe masa, për të cilat pjesëmarrë­sit e Procesit të Berlinit vërtet mund të jenë krenarë, e që njerëzve në rajon u sjellin përmirësim­e që ndjehen. Këto simbole progresi duhet të dalin në krye. Lehtësimet ekonomike dhe nxitja e bashkëpuni­meve duhet të forcohen. Nëse arrihet në disa nivele më shumë depërtim e shkëmbim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, anëtarësim­i në BE e humbet atë kërcënimin e shenjës së kobshme. Njohja e dyanshme e diplomave, për të cilën u ra në ujdi në samitin në Poznan, është një hap konkret dhe i vërtetë për mijëra akademikë të rinj! Le të jemi të drejtë: Nëse hapi i madh i anëtarësim­it në BE për një afat të mesëm nuk është i realizuesh­ëm, atëherë mbeten hapat e vegjël e të shumtë të normalizim­it fqinjësor, natyrisht të lidhura me kërkesa të qarta për respektimi­n e normave të shtetit ligjor dhe reformave në këto vende. Kjo është ajo që duan e kanë nevojë njerëzit në Ballkanin Perëndimor. Dhe Procesi i Berlinit i iniciuar nga Kancelarja Merkel në vitin 2014 në krizën aktuale të BE është instrument­i më realist i një politike konkrete të afrimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania