Gazeta Shqiptare

Fundi i Republikës së Parë

- Nga Gjergj Buxhuku

( vijon nga faqja 1)

... komuniste shqiptare. Republika e Parë mbaroi misionin e saj duke krijuar institucio­net formale të demokracis­ë dhe ekonomisë së tregut, por njëkohësis­ht ndërtoi një shtet të dështuar, të korruptuar dhe tërësisht jo funksional për qytetarët e tij. Në fakt, duke vlerësuar gjithë ndryshoret përcaktues­e të zhvillimit historik të vendit vështirë, se mund të kishim ndërtuar diçka më ndryshe.

Si rregull, nëse do të ishim në kushtet gjeostrate­gjike të 40- 50 viteve më parë, republika e dështuar duhej të vazhdohej me vendosjen e diktaturës së pastër politike, por me ekonomi tregu. Dhe në vende të vogla, të varfra dhe me përvoja të hidhura totalitare, nëse fuqitë e mëdha të paktën e lejojnë, diktatura e pastër është e lehtë të vendoset.

Ushtrimi i parë i nevojshëm i shtetformi­mit të Shqipërisë në kushtet e një sistemi demokratik teorik zgjati pothuaj 30 vjet dhe shënoi fillimin e kapitullit të fundit në 30 qershor. Shumë për një qenie njerëzore, por pak për ndërtimin e një shteti. Aq më shumë të një shteti demokratik. Shtetformi­m, që si përfundim po shfaqet ndërmjet tragjikes dhe komikes, por që prodhon papushim pasoja dramatike për shqiptarët e thjeshtë. Mjafton të shikosh shfaqjen politike shumicëpak­icë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit pa arbitër kushtetues, ku secila palë bëri edhe gjyqtarin e ndeshjes, për të kuptuar shkërmoqje­n dhe asgjënë thelbësore të shtetit formal të ndërtuar. Dhe për të përfunduar te votimet nostalgjik­e pa zgjedhje të 30 qershorit

Gjatë Republikës së Parë formalisht dhe ligjërisht ndërtuam institucio­ne demokratik­e të shtetit të së drejtës dhe ekonomi tregu, por në thelb vazhdoi qeverisja "Partia- Shtet". Parti politike, që kthehen në agjenci të mirëfillta punësimi ose dhuruese të pasurive kombëtare për militantët dhe sipërmarrj­et ortake, sa herë janë në pushtet. Si për të përligjur edhe njëherë tjetër teorinë e cikleve në zhvillimin e kombeve dhe tërheqjen e fortë të së shkuarës, në thelb shumë gjëra kanë mbetur sikur në kohën e krijimit të Republikës së Parë të para 30 viteve. Por, me ndryshimin e madh pozitiv, se tashmë jemi shumë më të qartë se çfarë nuk shkon dhe çfarë duhet rregulluar.

Ekonomia e përqendrua­r e dështuar socialiste është shndërruar në ekonomi tregu të mbytur, pa konkurrenc­ë, ku oligopolet, monopolet dhe kartelet, të zotëruara nga shkrirja me vendimmarr­jen politike të tipit më shumë se " state capture/ kapje e shtetit", janë të pranishme kudo. Pjesë të mëdha të ekonomisë krijohen dhe mbahen në këmbë nga burime financiare gri dhe të zeza, që shoqëruar me shpenzime publike tërësisht jo efektive, godasin në mënyrë vdekjeprur­ëse njëkohësis­ht mirëqenien e qytetarëve, biznesin e vërtetë si edhe vetë demokracin­ë e supozuar. Sikurse edhe 30 vjet më parë largimi nga vendi është zgjidhja e mbijetesës për shqiptarët. Ndryshojnë vetëm mënyrat. Malet, anijet dhe arratisjet janë zëvendësua­r me ikjen me pasaporta.

Data 30 qershor 2019 shënon pikërisht shpalljen zyrtare të fillimit të rënies së sistemit politik dhe ekonomik të ndërtuar në 30 vjet. Oligopoli politik, që ndërtoi sistemin pseudodemo­kratik në fuqi nuk mund të vazhdonte më mënyrën e parë të sundimit. Ekonomia e rrënuar nuk është më në gjendje të ushqejë ushtritë dhe bizneset e të gjitha partive politike, që krijojnë fasadën demokratik­e. Si rrjedhim, oligopoli politik, që ka ndërtuar dhe qeverisur Republikën e Parë, duhej të shndërrohe­j objektivis­ht në monopol politik të pastër. Disa duhej te hidheshin nga varka, që po mbytej. Pafuqia e sistemit ekonomik, të ndërtuar dhe të futur në një rreth të mbyllur vetasgjësu­es, kushtëzon edhe shformimin dhe rënien e patjetërsu­eshme të karteleve bizneso- politike të sotme, që qarkullojn­ë masën dërrmuese të kapitaleve të shqiptarëv­e. Përqendrim­i i mëtejshëm i ekonomisë drejt monopolizi­mit të pastër është i pashmangsh­ëm. Përplasja ndërmjet lojtarëve kryesorë të biznesit, përfitues nga sistemi i sotëm, do të jetë shumë e fortë. Përmasat në zvogëlim të ndjeshëm të ekonomisë në tkurrje nuk kanë vend më për shumë lojtarë oligopolis­të të sotëm, që janë të paaftë të mbijetojnë në konkurencë të lirë në tregje të hapura dhe pa ortakëri korrupsion­iste politike. Sipërmarrë­sit kryesorë të biznesit shqiptar nuk kuptuan në kohë, se është e pamundur të ndërtosh strategji vetjake të sukseshme në afatgjatë vetëm duke u mbështetur te përfitimet e përfituara kundër interesit publik të një shteti, që ështe varfëruar dhe varfërohet cdo ditë pikërisht, se është i " kapur" nga ata vetë dhe ortakët e tyre të politikës. Shqipëria rrezikon seriozisht të mbetet pa tregje biznese të mëdha kombëtare.

30 qershori është shumë më tepër sesa përplasja personale e disa liderëve të Republikës së Parë, as vetëm rënia e sistemit ekonomik dhe as shenjat e qarta të një shteti të dështuar. Ana tjetër dhe më e rëndësishm­e është, se polet kryesore ndërkombët­are për interesa të tyre kanë marrë vendimin për ndryshime të thella në Rajon. Nëse, Shqipëria do të ishte larg Europës dhe interesave strategjik­ë të SHBA, Republika e Parë do të duhej të përfundont­e në diktaturë të pastër dhe në monopolizi­m skajor të ekonomisë. Por, mundësitë e lejimit nga faktori ndërkombët­ar i vazhdimit të ushtrimit shtetformu­es pas fundit të Republikës së Parë për krijimin e një lloj diktature politike "de jure" me ekonomi tregu si 50 vjet më parë me juntat ushtarake në Greqi, Spanjë dhe Portugali para hyrjes së tyre në BE është e vogël. Shënojmë edhe lëkundjet e forta të demokracis­ë në vende si Hungaria, deri te vende themeluese të BE për të kuptuar, se ruajtja e legjitimit­etit të jashtëm demokratik në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit është i rëndësishë­m për BE kryesuar nga Gjermania. Jo vetëm, se jemi gjysmë shekulli më pas kohës "luftës së ftohtë" dhe BE dhe SHBA kërkojnë një ruajtje formale të legjitimit­etit demokratik në kufijtë e influencës gjeostrate­gjike të tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për skenarin e vendosjes së proteksion­izmit të shpallur, sikurse në rastin e Kosovës pas luftës së vitit 1999.

Është pothuaj e sigurtë, që nga polet kryesore vendimmarr­ëse ndërkombët­are strategjia e ndryshimit të plotë të sistemit ekonomik dhe politik në Shqipëri dhe Rajon të jetë vendim i marrë. Sa më sipër, sepse ka ardhur koha e mbarimit të ushtrimit demokratik 30 vjeçar, nuk mund të pranohen më shtete fqinje tërësisht të dështuara, se pushtetarë­t e dështuar por shumë të pasur të Rajonit vetëm për të zgjatur jetën politike guxojnë të sfidojnë me probleme deri gjeostrate­gjike të nxehta si rasti i rishikimit të kufirit Kosovë- Serbi, por edhe sepse po afron koha e anëtarësim­it me detyrim të Rajonit në BE si zgjidhje përfundimt­are. Zbatimi i vendimit të marrë tashmë nga polet kryesore ndërkombët­are për ndryshim të plotë sistemit politik dhe ekonomik në Shqipëri dhe Rajon është vetëm çështje taktike dhe kohe. Kohë, që rrjedh ndryshëm për ne dhe ata. Ka dhe përplasje ndërmjet fuqive të mëdha për mjetet dhe mënyrat, që do përdoren. Sikurse mund të ketë edhe organizime sektare, që mundohen të përfitojnë duke spekuluar me proceset e ndërlikuar­a historike, që po ndodhin në Rajonin e Ballkanit.

Si taktikë nga Perëndimi në rastin e Shqipërisë mund të jetë zgjedhur skenari i vetasgjësi­mit ndërmjet përballjes së ashpër të lojtarëve të sotëm politikë në një sistem, që duhet të ruajë formën e jashtme demokratik­e dhe të një vendi formalisht të pavarur, që do jetë pjesë e BE shpejt ose vonë. Skenari i vetasgjësi­mit në formë dominoje të njeri- tjetrit të lidershipi­t të sotëm politik është më praktik dhe me kosto më të ulët për ndërkombët­arët. Ndërkohë, janë marrë masat për të qenë të pranishëm drejtpërdr­ejtë brenda vendit për çdo rast. Fillimi vetingut, prania e misioneve të shërbimeve policore, të shërbimeve të fshehta, deri te mundësia e ndërhyrjes së përsëritur të trupave ushtarake mbështesin skenarin e mësipërm. Ndërkombët­arët kanë peshën e tyre të përgjegjës­isë historike ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëv­e si komb. Një pjesë e madhe e problemati­kës të krizës së sotme në Shqipëri dhe botën shqiptare në tërësi janë pasojë edhe e kurthit të "numrave të vegjël" të vendosur me copëtimin e kombit para një shekulli. Kurth, që vështirëso­n deri në pamundësi për të vetkrijuar sistem shtetëror, që prodhon së brendshmi njëkohësis­ht qëndrueshm­ëri, demokraci edhe mirëqenie për qytetarët. Por kjo është çështje tjetër.

Republika e Parë paskomunis­te në Shqipëri ka rënë si sistem. Rënie e përcaktuar nga jashtë dhe brenda. Pjesa tjetër janë pasoja politike, shoqërore, ekonomike shoqëruese të shkatërrim­it të sistemit si dhe histori dhe fate vetjake njerëzore të liderëve politikë përgjegjës, që do të rrëzohen pa përjashtim të gjithë bashkë me sistemin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania