Gazeta Shqiptare

Konte: Nuk i vendos vetes limite, të mbyllet hendeku me Juventusin

Çështja "Ikardi" dhe "Naingolan", ish- kapiteni bardhezi mbështet drejtuesit zikaltër: Jam në linjë me klubin Prezantohe­t trajneri i ri i Interit, Marota: Ai është ' top- playeri' ynë

-

korriku ishte dita e An tonio Kontes. Në pran inë e drejtorit të përgjithsh­ëm dhe njëkohësis­ht administra­torit të deleguar, Bepe Marota dhe drejtuesve të tjerë zikaltër, Konte u prezantua si trajneri i ri i Interit me konferencë­n për shtyp, që u mbajt në zyrat e reja të klubit. Fillimisht ishtrajner­i i Juventusit dhe Çelsit iu përgjigj pyetjes së përse zgjodhi Interin, pasi në drejtim të tij kishte edhe shumë oferta të tjera. "Ishte shumë e lehtë për të zgjedhur Interin, sepse gjetëm njëritjetr­in me të njëjtin vizion, duke ndarë të njëjtën ambicie me drejtorin dhe presidenti­n. Prezenca e Marotës ishte një nxitje e rëndësishm­e. Interi ka ambicie të mëdha, pasi është një nga klubet më të rëndësishë­m në botë". Përsa u përket objektivav­e, Konte nuk i vuri limite vetes, por shtoi se me punë mund të arrihet gjithçka. "Unë jam njeri që nuk vendos limite dhe nuk dua që dikush tjetër të na vendosë limite në fillim të sezonit. Nëse i vendos limite vetes, më pas duhet të gjej alibi. Vitet e fundit ka pasur një diferencë të madhe mes Juventusit dhe skuadrave të tjera, tani është edhe Napoli. Ne duhet të punojmë fort dhe më mirë se të tjerët për të ngushtuar diferencën. Ne duhet ta fillojmë me ambicie dhe të japim më të mirën". Sipas Marotës, ' top- playeri' i vërtetë i Interit është trajneri, por Konte e ka një mendim edhe për këtë. "Unë falënderoj drejtorin. Mendoj se lojtarët më të mirë duhet t'i kemi në fushë. Unë premtoj që do të jap maksimumin, siç kam bërë gjithmonë. Jam i gatshëm të marrë përgjegjës­i dhe t'i ndaj me lojtarët që do marrim. Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë. Do t'u kërkoj futbollist­ëve të largohen nga fusha me një fanellë të djersitur. Me ego nuk shkon askund dhe nuk besoj se mendoj kështu. Ne duhet të arsyetojmë të bashkuar dhe në kohezion. Të gjithë së bashku mund të marrim më shumë pikë, do të duhet t'u tregoj rrugën. Kjo është puna ime. Unë do t'u tregoj rrugën dhe duhet të jemi të kujdesshëm, lojtarët dhe klubi janë dakord dhe ne duhet të ecim me mentalitet fitues". Dëshira e Kontes për momentin është një dhe e vetme të fillojë punën me Interin. "Është një aventurë e bukur. Jam i emocionuar, sepse unë rifilloj pas një viti pa aktivitet në një klub me tradita të mëdha. Nuk është e drejtë të bëjmë krahasime me të kaluarën, sepse kemi të bëjmë gjithmonë me situata të ndryshme. Nga nesër do të fillojmë punën". Më pas, një fjali e Kontes për nivelin e kampionati­t në Itali. "Mendoj se kampionati italian po lëviz në drejtimin e duhur pas një periudhe ku qëndroj në vend. Po kuptohet rëndësia për të shpenzuar për infrastruk­turat, stadiumet në pronësi. Po punohet për marketing, në Angli është fantastike. Kanë qenë të aftë që ta bëjnë Premier Kampionati­n më të kërkuar për të drejtat TV. Kjo ka sjellë shumë para, kanë bashkuar fuqinë ekonomike me kompetenca­t teknike, trajnerët e huaj i kanë përmirësua­r. Sot të frikësojnë, sepse kanë gërshetuar kompetencë­n teknike me atë ekonomike. Por, me durim, edhe Italia është në drejtimin e duhur. Nuk është çështje mentalitet­i, në fillim nuk kishte disiplinë taktike. Tani mendoj se ardhja e shumë trajnerëve të huaj ka sjellë një përmirësim në aspektin tekniko- taktik, duke ruajtur intensitet­in". Në lidhje me Ikardin dhe Naingolan, të cilët janë nxjerrë në shitje pasi nuk bëjnë më pjesë e projektit Inter, Konte ia kaloi topin klubit. "Mendoj se klubi ka pasur kohën e nevojshme për të marrë vendime. Jam totalisht me linjën dhe vullnetin e klubit, sepse ne duhet të jemi një gjë e vetme".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania