Gazeta Shqiptare

"Ne do t'ju shtypim pa mëshirë", Basha: Fund politikës së të fortëve

Nga shqiponja dykrenare, te gomerët me logon e PS deri te kutitë me fletë votimi "Rama ik" "Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrim­tare!"

- Valentina Madani

Opozita protestoi mbrëmë më e shumtë në numër me kërkesën për largimin e Kryeminist­rit Edi Rama. Mijëra qytetarë nga mbarë vendi në protestën e 10- të kombëtare kërkuan sërish: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën. Protesta mori një rëndësi të veçantë edhe për faktin se qytetarët u mblodhën para Kryeminist­risë për të kërkuar largimin e Ramës, në një kohë kur ky i fundit tashmë ka marrë edhe 100 për qind të pushtetit vendor pas zgjedhjeve të zhvilluara pa opozitën. Protesta e opozitës dje u dominua nga simbolika të shumta. Një grup të rinjsh mbyllën gojën me mbishkrimi­n ERTV. Një tjetër simbolike e protestës së djeshme të opozitës ishte edhe shqiponja e flamurit kombëtar. Në zemër të saj shkruhej shifra "85%", aq sa është përqindja e shqiptarëv­e që opozita pretendon se e refuzuan Ramën në votimet moniste të 30 qershorit. Një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë doli nga selia e PD dhe iu drejtua sheshit para kryeminist­risë. Kutia e madhe u mbajt nga të rinjtë që në fytyrë mbanin maskat e protagonis­tëve të dosjeve të vjedhjes së votave 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit dhe kriminelëv­e të tjerë që kanë dalë në përgjimet e BILD. Kutia u ndoq nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me "fletë votimi" ku shkruhet Rama ik. Lideri i tyre Lulzim Basha u ngjalli besim drejt së ardhmes gjatë fjalës së tij para selisë qeveritare ndërkohë që pas qëndrimit prej rreth 1 orë e 30 minuta, mbështetës­it e opozitës kanë nisur marshimin në bulevard. Me dritat e celularëve të ndezur, protestues­it marshuan qetësisht drejt parlamenti­t për ta mbyllur protestën në selinë e PD- së.

DEKLARATA

Lideri i opozitës Lulzim Basha para mijëra mbështetës­ve të tij i falënderoi ata për qëndresën e refuzimin që i bënë 30 qershorit. Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se pa u ndëshkuar ata që vodhën votat nuk do të ketë zgjidhje politike të krizës. Sipas Bashës 30 qershorit ishte një referendum kundër së keqes. "E gjithë bota e di se beteja jonë ka qenë e drejtë dhe jetike. Pa kurajon tonë, denoncimet nuk do kishte ndodhur asgjë. Qëndresa jonë triumfoi. Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim, duan një ndryshim të vërtetë dhe jo të përkohshëm, fals, fasadë, por një ndryshim që do t'u japë fund krizave dhe traumave të

SALI BERISHA

Ish- kryeminist­ri, Sali Berisha, i pranishëm në shesh, akuzoi se Edi Rama është një

"armik i interesit kombëtarë". Ndërsa komentoi miratimin e komisionit për shkarkimin e Presidenti­t Meta, Berisha e konsideroi një "akt puçist", duke thënë se kryeminist­ri do të "kalbet në të paktën 37 vite burg".

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë protestës së djeshme
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë protestës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania