Gazeta Shqiptare

"30 qershori i paligjshëm", Meta: Anulimi është zgjidhja e krizës

Presidenti fton partitë në zgjedhjet e 13 tetorit: Nuk kam shkelur Kushtetutë­n "Asnjë parti nuk e kundërshto­i dekretin"

-

Kreu i shtetit, Ilir Meta, kujton se ka anuluar datën 30 qershor si datë të zhvillimit të zgjedhjeve vendore, mbështetur tërësisht në dispozitat e Kushtetutë­s. Ndaj, dekretin për të cilin mazhoranca e akuzon se ka shkelur Kushtetutë­n dhe e sheh një arsye të fortë që presidenti të lirojë sa më shpejt zyrën, Ilir Meta shprehet se është ende në fuqi dhe i paatakuar në asnjë gjykatë. Pak orë para ngritjes së komisionit hetimor në Kuvend për shkarkimin e presidenti­t, Ilir Meta publikoi dje qëndrimin e tij për situatën politike në vend. Presidenti vëren se edhe pse Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e padisë së Partisë së Unitetit Kombëtar, ky vendim nuk prek aspak vlefshmëri­në e dekretit që anulon 30 qershorin. Meta u referohet edhe gjetjeve të misionit të vëzhguesve të OSBE- ODIHR, ndërsa deklaron se gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetues­e, e cila është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetuts­hmërinë e dekreteve të presidenti­t. Ai bëri sërish një kronologji të akteve të ndërmarra prej tij lidhur me dekretet për zgjedhjet, duke rikujtuar se u është referuar dispozitav­e kushtetues­e, ndaj sipas tij, askush tjetër veç Gjykatës Kushtetues­e nuk mundet të shqyrtojë vlefshmëri­në dhe kushtetuts­hmërinë e tij. "Dekreti për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtu­ar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jopolitik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë, përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor", vëren presidenti. Në qëndrimin e tij për situatën ligjore të krijuar pas 30 qershorit, presidenti shpjegon se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se vendimi i Kolegjit nuk prek aspak vlefshmëri­në e dekretit të Presidenti­t të Republikës. "Presidenti e ndërmori këtë akt i mbështetur tërësisht në dispozitat e Kushtetutë­s dhe bazuar në argumente plotësisht kushtetues­e. Ky dekret për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtu­ar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë

subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë, përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor", theksoi z. Meta. Për pasojë, e gjithë veprimtari­a zgjedhore e organizuar dhe zhvilluar nga KQZ më datë 30 qershor 2019 është një proces votimesh tërësisht

i paligjshëm, antikushte­tues dhe që nuk krijon asnjë pasojë juridike, pasi veç të tjerave, data 30 qershor 2019 nuk ekziston ligjërisht si një datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë", deklaroi z. Meta. E për sa kohë presidenti ka të drejtën e dekretim

SAMITI

Presidenti Ilir Meta mori pjesë mbrëmë në një darkë në Sarajevë, në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpuni­mit të Evropës Juglindore. Kurse sot, Meta do të jetë në takimin në nivel presidentë­sh në Jahorinë. Lajmi u konfirmua për Radio Evropa e Lirë nga këshilltar­i i Metës për rajon dhe diasporë, ambasadori Flamur Gashi. Më herët, ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka thënë se Shqipëria, në shenjë solidarite­ti me Kosovën, e ka anuluar pjesëmarrj­en në samit, kryesisht për shkak të marrëdhëni­eve të organizato­rit me Kosovën.

it të datës së zgjedhjeve, Meta vë në dukje se zgjedhjet vendore janë më 13 tetor, ky akt është në fuqi dhe i detyrueshë­m për zbatim nga të gjithë. Meta deklaron se dekreti i tij për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor është një mundësi që të gjitha palët t'i kthehet rrugës së

arsyes. "Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërf­shirëse dhe demokratik­e, Presidenti i Republikës

i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmë­risë, njëanshmër­isë dhe konfliktua­litetit", deklaroi Presidenti Meta. Qëndrimin e tij presidenti e mbyll duke thënë se është koha për t'iu rikthyer sovranitet­in të gjithë qytetarëve të Shqipërisë!

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama në seancën e djeshme parlamenta­re
Kryeminist­ri Edi Rama në seancën e djeshme parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania