Gazeta Shqiptare

Letra për ambasadorë­t, Voltana Ademi: Nuk e dorëzojmë Shkodrën te Rama

"Komision administra­tiv evropian si në 1914"

-

e Shko drës, Voltana Ademi, kërkon që drejtimin e bashkive pas procesit të 30 qershorit ta marrin komisione administra­tive ndërkombët­are deri në mbajtjen e zgjedhjeve, sipas saj të vërteta. Në një letër drejtuar selive diplomatik­e në vendin tonë, Ademi shprehet se ajo detyrën mund do t'ia dorëzojë vetëm ndërkombët­arëve dhe për këtë i fton ata në tryezë. Në letrën publike drejtuar ambasadorë­ve të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, OSBE- së dhe Gjermanisë, Italisë, Britanisë, Austrisë dhe Zvicrës, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi shprehet se ajo që ndodhi më 30 qershor ishte e paligjshme ndaj kërkon që qyteti i saj të merret nën administri­m nga fuqitë e huaja. Ademi e bën këtë propozim duke sjellë në vëmendje edhe raste të së kaluarës. "Sot, në 2019- ën nuk mund t'ia dorëzojmë atë as kryeminist­rit e as të emëruarit të tij 8%- ësh! Në vitet 19131914 dhe 1918- 1920 ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombët­are të Fuqive të Mëdha. E ndoshta është prapë rasti dhe jo vetëm për Shkodrën! Ndaj ju drejtohem ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një Komision Administra­tiv Europian, besimplotë tek vullneti i tyre demokratik, derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese", shprehet zj. Ademi. Kryebashki­akja e Shkodrës në detyrë deklaron se qyteti i saj nuk do ta pranojë rezultatin e 30 qershorit. "Qytetarët shkodranë kanë sakrifikua­r shumë për demokraci e pluralizëm, duke çuar në altarin e kombit dëshmorët e vet! Ata nuk e pranojnë kthimin pas në një neodiktaur­ë"!, theksoi Voltana Ademi. Në letrën e saj, Ademi kërkon takim me ambasadorë­t për të diskutuar mbi propozimin e saj për të lënë qytetin në dorë të një Komisioni Administra­tiv Europian.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania