Gazeta Shqiptare

Akuzat e Metës për komplot, reagon fondacioni "Soros": Krenar për rolin tonë krahas ShBA dhe BE

-

Shoqëria e Hapur apo, siç njihet ndryshe fon dacioni "Soros", reagoi dje pas akuzave të hedhura në adresë të themeluesi­t të tij, miliarderi­t George Soros nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, duke e akuzuar për ndërhyrje në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, kryesisht reformën në drejtësi. Në një koment publik të pak ditëve më parë, z. Meta akuzonte z. So- ros, se qëndronte pas "një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi". Komentet e zotit Meta pasuan mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat ai i konsideron si të paligj- shme. Por si përgjigje ndaj interesimi­t të Zërit të Amerikës mbi këto akuza, shefja e zyrës së komunikimi­t të fondacioni­t "Soros" me seli në Nju Jork, Laura Silber, tha se "Fondacioni Shoqëria e Hapur është krenar për rolin që ka luajtur, krahas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, për të mbështetur reformën në sistemin gjyqësor në Shqipëri, që është një kërkesë e domosdoshm­e për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian". Në deklaratën e zonjës Silber thuhet më tej se "karakteriz­imi që Presidenti Meta i ka bërë kësaj përpjekjej­e kaq publike si një komplot, është i çuditshëm. Ne presim që të takohemi në të ardhmen e afërt me Presidenti­n Meta, në bazë të ftesës që na ka dërguar", shton më tej ajo. Presidenti Ilir Meta ka akuzuar edhe më parë manjatin e biznesit George Soros për lidhjet e tij me kryeminist­rin Edi Rama. Qëndrimit kritik të z. Meta iu bashkuan së fundmi në Uashington edhe disa dhjetëra shqiptarë me banim në SHBA. Të dielën ( 7 korrik) ata protestuan ndaj asaj që e quajtën "ndërhyrje e multimilia­derit George Soros në punët e brendshme të Shqipërisë si dhe kundër kryeminist­rit Edi Rama".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania