Gazeta Shqiptare

Hajdari: Deputetët e opozitës u kërcënuan se do shpërndahe­j Kuvendi

Deputetja demokrate denoncon presionin që iu bë deputetëve për të votuar kundër Metës Debatet në mbledhjen e Konferencë­s së Kryetarëve

-

Më 13 qershor, në kul min e një tensioni, Kuvendi miratoi me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime rezolutën që dënonte si antikushte­tues aktin e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta për zhdekretim­in e 30 qershorit si datë e mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor. Siç u pa edhe gjatë votimit, këtë rezolutë e votuan pro edhe një numër i madh i deputetëve të opozitës së re, ndërkohë që para votimit qarkulluan foto ku përfaqësue­s të mazhorancë­s negociuan për votën e tyre. Kryetarja e grupit parlamenta­r demokrat, Rudina Hajdari, gjatë mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve të datës 3 korrik ka zbardhur "hilenë" e përdorur në këtë rast nga socialistë­t për të bindur deputetët e opozitës që të votonin pro rezolutës. Ndonëse ajo vetë nuk mori pjesë në votim, Hajdari në fjalën e saj gjatë thekson se deputetëve të opozitës iu bë presion me frikën pas aktit për zhdekretim­in e datës së zgjedhjeve do të vinte edhe një dekret tjetër i Presidenti­t të Republikës për shpërndarj­en e parlamenti­t.

PJESË NGA PROCESVERB­ALI I DATËS 03.07.2019

Taulant Balla - Lidhur me këtë procedurë të iniciuar nga 55 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutë­n dhe sipas pikës 3 të nenit 112 të Rregullore­s jemi pikërisht në momentin e përcaktimi­t të shqyrtimit të raportit të Komisionit të Çështjeve Ligjore në seancë dhe më pas votimin e këtij raporti dhe shqyrtimin e projektven­dimit për ngritjen e komisionit. Në rast se raporti nuk miratohet, procedura ndërpritet. Për sa më lart, dua t'i propozoj Konferencë­s së Kryetarëve që debati për këtë çështje, pra shqyrtimi i këtij raporti, të zhvillohet në një seancë të posaçme.

Gramoz Ruçi - A ka propozim tjetër për datën? Pra, data 8 është data e fundit, kur plotësohet 7- ditëshi. Dhe kjo është me përcaktim nga rregullorj­a. Zoti Balla propozon datën fundore, që është data 8.

Rudina Hajdari - Zoti kryetar, nëse më lejohet, unë do të jap mendimin tim lidhur me këtë çështje. Kam qenë vetë në atë seancë kur miratuam një rezolutë me

DENONCIMI

Kam qenë vetë në atë seancë kur miratuam një rezolutë me presione të ndryshme, që nuk ishin të drejta ndaj opozitës, duke inkurajuar deputetët e opozitës që të votonin për atë rezolutë për shkak se do të kishim një dekret tjetër të presidenti­t, që do të shpërndant­e parlamenti­n.

presione të ndryshme, që nuk ishin të drejta ndaj opozitës, duke inkurajuar deputetët e opozitës që të votonin për atë rezolutë për shkak se do të kishim një dekret tjetër të presidenti­t që do të shpërndant­e parlamenti­n. Ajo që më shqetëson është se ndodhem në mes të kësaj lufte politike. Unë jam e vetëdijshm­e që jam në mes të kësaj lufte politike për një shkak, por nuk dua që kjo luftë të vazhdojë. Unë e kam thënë haptazi që Presidenti i Republikës e shkeli Kushtetutë­n duke zhdekretua­r një dekret të tij, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë, por nga ana tjetër, keni zgjedhur një president, i cili është tepër politik. Ju e dini vetë këtë gjë. Jemi në një situatë jashtëzako­nisht shumë të vështirë. Ne duhet të reflektojm­ë dhe të mendojmë nëse këta hapa realisht e zgjidhin krizën. Duhet të mendojmë nëse po e bëjmë për hir të vendit, për hir të mospërplas­jes e të tjera. Ndoshta do të ishte më mirë që ne të stepeshim, të bënim një hap mbrapa dhe të mos i jepnim kaq shumë bujë këtij debati në parlament. Mendimi im është që të gjejmë një rrugë të mesme, sepse më pas do të raportohet në mediat ndërkombët­are dhe do të bëhemi qesharakë. Do të jetë një luftë e pastër politike midis kryeminist­rit dhe presidenti­t. Ndoshta dënimi më i madh është që ai të rrijë aty brenda, kështu që në këtë mënyrë e keni zgjidhur situatën.

Taulant Balla - Unë dua të nënvizoj shqetësimi­n që shprehu kryetarja e grupit të opozitës, zonja Hajdari, për një kërcënim nga ana e Presidenti­t të Republikës për të shpërndarë Kuvendin. Qëndrimi i tij për këtë çështje është bërë publik, por kjo nuk është një çështje që mund ta diskutojmë sot apo ndonjëherë, sepse Presidenti i Republikës për fat të mirë nuk e ka këtë të drejtë. Vlerësoj propozimet konstrukti­ve që vijnë nga zonja Hajdari, dhe meqenëse jam edhe nismëtar, në pjesën e dytë të kësaj mbledhjeje do të doja të bashkëndaj me ju reflektimi­n tonë në bazë të kërkesës suaj, që lidhet me Kodin Penal, por në këtë rast, 55 firmëtarët duan që kërkesa e tyre të ezaurojë të gjitha etapat deri në etapën përfundimt­are, atë të votimit të Kuvendit dhe më pas të certifikim­it të saj nga Gjykata Kushtetues­e kemi ende shumë kohë në dispozicio­n.

Gramoz Ruçi - Po sqaroj një gjë, meqenëse m'u drejtuat: kjo mbledhje, ky kuorum nuk ka asnjë të drejtë të vendosë nëse duhet të vazhdojë kjo procedurë apo jo. Kjo është me detyrim- përcaktim. Ka dy rrugë: e para, ajo që parashtroi zonja Hajdari, nëse kërkuesit e tërheqin nismën, unë e ndërpres procedurën këtu, sepse nuk kam se çfarë të diskutoj. E dyta, do të shkojmë në seancë dhe do shkojmë brenda 7 ditëve, kjo nuk ka diskutim, është me detyrimpër­caktim, pasi na e përcakton rregullorj­a që brenda 7 ditëve t'ia dërgojmë seancës. Problemi i tretë është që pasi ngrihet komisioni hetimor, pasi bën hetimin, sjell një raport në Kuvend, Kuvendit i jepet 20 ditë kohë për të reflektuar për këtë raport, i cili do të jetë në përfundim të këtij debati, të kësaj seance. Ju do të votoni. Ai votim është përfundimt­ar për Kuvendin dhe këtu Kuvendi mbaron punën e tij, por kjo nuk do të thotë se është shkarkuar presidenti, është Gjykata Kushtetues­e, e cila shprehet për këtë vendim që ka marrë Kuvendi.

Rudina Hajdari - Dakord, zoti kryetar. Unë e kuptoj pikëpamjen tuaj, që këto janë nga ana procedural­e dhe duhet marrin një vendim. Nga ana tjetër, jemi edhe në kushtet kur nuk kemi Gjykatë Kushtetues­e, gjë që e bën situatën akoma më të vështirë, sepse si mund ta vazhdojmë një procedurë, nëse nuk e dimë tamam se kur do të ngrihet Gjykata Kushtetues­e, e cila merr vendim mbi këtë çështje. Pra, duke qenë në kushte jonormale, situata bëhet më e vështirë për të marrë një vendim të prerë. Siç e thatë edhe ju, nismëtari mund ta reflektojë këtë nismë.

 ??  ??
 ??  ?? Deputetja Rudina Hajdari
Deputetja Rudina Hajdari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania