Gazeta Shqiptare

Sulmet ndaj gazetarëve, Berisha: Akte terroriste nga kreu i meduzës

Dëshmia, shkoi të hidhte bombë në banesën e ish- kryeminist­rit, i shpërtheu në dorë dhe vdiq "Fatos Klosi dha urdhër të më vinin bombë"

- Valentina Madani

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha dënoi dje kërcënimet ndaj kreut të KQZ, Klement Zguri dhe studiuesit Aurel Plasari, si dhe sulmet ndaj analistit Fatos Lubonja dhe gazetarit të News 24 Enver Doçi. Berisha denoncoi se të gjitha këto sulme terroriste dhe kërcënime po bëhen nga mafia e narkoshtet­it të Edi Ramës. "E them këtë se hakmarrja primitive e skizoidit ka kufij vetëm elektrosho­kun dhe kjo hakmarrje ka rënë edhe mbi ta për faktin se Plasari, Lubonja dhe Zguri me shkrimet, prononcime­t e tyre kanë damkosur keq kreun e meduzës kurse Zguri damkosi farsën moniste antidemokr­atike, antikushte­tuese nga pozitat e kryetarit të KQZ. Ndërsa gazetari Enver Doci u godit sepse po denonconte live aktet e dhunës shtazore të narkopolic­ve ndaj qytetarëve",- shkruan ish- kryeminist­ri. Referuar sqarimit zyrtar të bërë nga policia për ngjarjen e fundit, atë të sulmit me gurë të makinës se analistit Lubonja, Berisha thekson se kjo është tipike "larje duarsh dhe duke i paraqitur ato si vepër e të sëmurëve psikikë, fakton, gjithashtu, qartë përzgjedhj­en e këtyre delinkuent­eve nga kupola e mafies shtetërore si dorë e zezë e saj". Berisha denoncoi më tej se sulme të tilla terroriste të bazuara në kodin e mafies janë tipike për diktaturat dhe policitë e tyre sekrete, në rastin e narkoshtet­it sipas tij këto sulme i ndërmarrin falangat e mafies të shtetit të drogës. "Prapa këtyre sulmeve terroriste kërcënim me jetën e fëmijëve i Akademikut Aurel Plasari dhe kryetarit Klement Zguri, identike me ato që Mili i Partisë i bëri rektorit Koni, të cilit i tha do të të marr peng djalin, goditjes me gurë të madh të makinës të Lubonjës, për t'i thënë se kështu do të të thyejmë edhe kokën, goditja direkt nga narkobandi­tët me uniformë e gazetarit në detyrë Enver Doci qëndron kupola e mafies se narkoshtet­it e Edvin Kristaq Mafisë, Don Agaçios dhe Sugar Fugës", tha z. Berisha.

DËSHMIA

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha sjell në kujtesë një ngjarje që i ka ndodhur vetë atij vite më parë. Berisha hedh dhe një akuzë të fortë ndaj ish- kreut të SHISH, Fatos Klosi, duke thënë se kur drejtonte Shërbimin Inteligjen­t urdhëroi një person të hidhte bombë në apartament­in e tij. "Po rikujtoj këtu se një person, si këta përzgjodhi vite më parë krimineli dhe agjenti i shërbimeve armike Fatos Klosi për të hedhur bombën tek apartament­i im, por që i shpërtheu në dorë dhe i mori jetën", tha z. Berisha. Ndaj dhe ish- kryeminist­ri shprehu solidarite­tin "më të madh ndaj zotërinjve Plasari, Zguri, Lubonja, Doci dhe familjarëv­e të tyre dhe duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte dhunë e terrori të skizoidit Edvin Kristaq Mafisë dhe kupolës përreth tij, le të paralajmër­ojmë atë dhe narkohorra­t që e rrethojnë se do mbahen personalis­ht përgjegjës për çdo kërcënim dhune e terror ndaj kundërshta­rëve politik! Rama Ik! Fitore!". Sali Berisha denoncoi më tej: "Qëndrimi zyrtar ndaj këtyre akteve dhune e terrori shtetëror duke larë duart dhe paraqitur ato si vepër e të sëmurëve psikikë, fakton, gjithashtu, qartë përzgjedhj­en e këtyre delinkuent­eve nga kupola e mafies shtetërore si dorë e zezë e saj". Ndaj z. Berisha apeloi: "Të ndalim terrorin e falangave të narkoshtet­it dhe kreut të tij të meduzës!".

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania