Gazeta Shqiptare

INFLACIONI

INSTAT: Ulet inflacioni në qershor, çmimet e produkteve që ndikuan në rënie

-

Inflacioni

në muajin qer shor ulet me 1.3%, nga 1.5% që ishte për muajin maj. Ky është raporti i INSTAT- it, ku thuhet se inflacioni i ulët në muajin qershor, krahasuar me majin erdhi kryesisht nga çmimet e grupit "Ushqime dhe pije joalkoolik­e" që ranë me 0.7%, pasuar nga grupet "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" me 0.2%, "Shëndeti" me 0.1%. Ndërsa, çmimet e grupit "Argëtim dhe kulturë" u rritën me 0.5%, pasuar nga grupet "Veshje dhe këpucë", "Transporti" dhe "Hotele, kafene dhe restorante" me 0.2% secili. Krahasuar me muajin qershor 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Ushqime dhe pije joalkoolik­e" me 2.7%, pasuar nga grupet "Pije alkoolike dhe duhan" me 1.4%, "Hotele, kafene dhe restorante" me 1.3%, "Qira, ujë, lëndë dje- gëse dhe energji" me 0.8%, "Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e e shtëpisë" dhe "Shërbimi arsimor" me 0.7% secili. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit "Fruta" u rritën me 12.6%, pasuar nga nëngrupet "Qumësht, djathë dhe vezë" me 3.4%, "Zarzavate përfshirë patatet" me 1.6%, "sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira" me 1.3%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e nëngrupit "vajra dhe yndyra" u ulën me 0.6%. Rënia e ndjeshme e muajve të parë të këtij viti shpjegohet nga Banka Qendrore kryesisht me efektin e mbiçmimit të lekut në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të rritet gradualish­t, sidomos duke filluar nga gjysma e dytë e këtij viti dhe të kthehet pranë objektivit prej 3% në fillim të vitit 2021. Megjithatë, kthimi i inflacioni­t në objektiv mund të vështirëso­het më tej, mbështetur në skenarët që po shfaqen në muajt e fundit. Leku po forcohet sërish në kursin e këmbimit me euron. Thellimi i mbiçmimit të monedhës kombëtare mund të ketë efekte të mëtejshme në inflacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania