Gazeta Shqiptare

Historia, nëna braktisi katër fëmijët, babai apelon për ndihmë

Niko Trimi: Ish- gruaja të paguajë pensionin ushqimor

-

TIRANË - Dje në emisionin "Me Zemër të Hapur" në "News 24" është rrëfyer Niko Trimi, babai i katër fëmijëve. Sot ai gjendet në udhëkryq, pasi ish- bashkëshor­tja ka ikur së bashku me një nga fëmijët. Niko tregoi peripecitë e jetës së tij, si u njoh me të dhe si përfundoi martesa 12vjeçare, nga e cila erdhën në jetë katër fëmijë. Niko thotë se prej vitesh ka pasur mosmarrëve­shje me bashkëshor­ten. Ata kanë jetuar për një periudhë e gjatë në Greqi, por kjo e fundit ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia. Aktualisht gruaja ka marrë një nga fëmijët dhe është larguar, ngjarja ka ndodhur kur ata jetonin në Greqi. Fatkeqësis­ht Trimi edhe pse bëri denoncim në shtetin fqinj, policia e kthehu në Shqipëri, pasi ai qëndronte në Greqi pa dokumente. Rikthimi në Shqipëri për të është sfidë më vete, pasi banesa ku ka jetuar dikur është shkatërrua­r dhe sot ky baba përballet me një situatë të vështirë social- ekonomike. Ai tregoi në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" të drejtuar nga gazetarja, Evis Ahmeti në "News 24" se ka dyshime të forta se ish- gruaja e tradhtonte dhe kishte lidhje jashtëmart­esore. Babai i fëmijëve u shpreh se mes tij dhe ish- gruas ka pasur tensione dhe janë përplasur disa herë edhe fizikisht. Edhe pse gjykata ende nuk është shprehur për rastin, Niko Trimi tha se ish- gruaja duhet të kontribuoj­ë financiari­sht për fëmijët, por shton se kurrsesi nuk do t'i linte fëmijët në dorë të saj. "Faji është i imi, sepse besova vëllain e madh. Ka ndodhur një rast që i kërkova llogari në Greqi. Ku ishe? Më tha deri diku. Do të merrja një kartë telefoni. Në këtë moment patëm një debat. Unë dyshoja se gruaja kishte dikë tjetër. E pata kapur mat disa herë në telefon. Unë isha korrekt edhe me fëmijët. Ajo mi ka shkatërrua­r të gjitha, n'daç ekonominë dhe n'daç të gjitha. Marrëdhëni­a që unë kuptova është se ajo kërkonte një jetë të lirë dhe pa fëmijë. Unë i mbaja kalamajtë. Fëmijët i la në shkollë dhe iku. Erdha në Shqipëri për ta ndarë. E kam qëlluar në disa raste, por edhe ajo më ka qëlluar. Kohët e fundit nuk e kam prekur fare me dorë, por ajo sërish provokonte, por këtë nuk e di se pse e bënte. Ajo duhet të paguajë detyrimin ushqimor ndaj fëmijëve", - tha mes tjerash ai.

 ??  ?? Niko Trimi, dje në emisionin "Me Zemër të Hapur"
Niko Trimi, dje në emisionin "Me Zemër të Hapur"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania